Mustafa: LDK do t’i kthejë dinjitetin Kosovës Kryetari i - TopicsExpress



          

Mustafa: LDK do t’i kthejë dinjitetin Kosovës Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa tha se pavarësia nuk është e plotë përderisa nuk arrijmë të ushtrojmë pushtetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Këtë deklaratë ai e bëri në takim me tri nëndegët e LDK-së nga Kodra e Diellit, Lagja e Spitalit dhe Matiqani në Prishtinë. “Pavarësine nuk e kemi të plotë përderisa nuk arrijmë ta ushtrojmë pushtetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ne nuk e konsiderojmë se jemi krejtësisht të pavarur përderisa në Kosovë një pjesë të sovranitetit e kemi deleguar tek institucionet e BE dhe organizata tjera ndërkomnbëtare. Ne jemi te vendosur që sa më shpejtë Kosova ti merrë këto përgjegjësite e plota sepse ne shtetin e kemi bere që përgjegjësite ti marrin vet, e jo organizatat ndërkombëtare”, tha Mustafa duke shtuar se përderisa Kosova nuk është në gjendje që të merret me sundimin e ligjit ne gjithë vendin, atëhere detyrimisht jemi te obliguar qe te mbeshtesim institucionet ndërkombëtare per te vepruar ne veri. Po ashtu ai tha se Kosova nuk është demokratike përderisa demokracia nuk funksionon në të gjitha pjesët e saj. Ai po ashtu e quajti si të dështuar demokracinë në fushën e ekonomisë pasi privatizimi ka dështuar. Privatizimi është monopolizuar, përderisa edhe vet mediet janë monopolizuar. “Pushteti në këto media, (sektorin publik) është pushtet i monopolizuar ku nuk ka qasje demokratike dhe nuk merr vendime populli, por ata që kanë monopolin ekonomik mbi ato. Disa media nuk mund të pretendohet me thënë të vërtetën sepse e vërteta është ajo që ekonomikisht nuk u përgjigjet”, tha ai. Ai është ndalur edhe te procesi i reformave brenda subjektit që përfaqëson por njëherit duke kërkuar nga anëtarësia për një mobilizim më efektiv në veprime, sidomos tani kur zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Ai shprehu kënaqësinë me pjesëmarrjen shumë masive dhe shumë avancime në degët jashtë Prishtinës. LDK edhe pse e ka pushtetin ne kryeqytet, duhet angazhim i madh qe të ruhet primati aktual. “Jo që jemi në rrezik që ta humbim primatin sepse nuk jemi fare në rrezik por ne e dëshirojmë të jemi shumë më të fuqishëm”, tha ai. Mustafa shtoi se është anëtarësia është ajo që e ka ruajtur LDK. Për sa i takon qeverisjes ai tha se LDK ka një alternativ tjetër të qeverisjes në nivel vendi. Ai tërhoqi vërejtjen se nuk është e mjaftueshme vetëm të kritikohet qeverisja aktuale. Por Kosovës i duhet një qeveri kredibile, ndryshe nga kjo aktualja e cila nuk arrin të përmbushë programin e zhvillimit ekonomik, dhe qe ka dështuar në të gjitha nivelet e arsimit. “Qeverisjen tonë të ardhme do ta bazojmë në ofertën tonë në zhvillimin ekonomik pikëpamje të punësimit, çrrënjosjes së varfërisë me të cilën ballafaqohemi. Oferta e LDK do të jetë në pikëpamje të shtetit ligjor. Suksesin tonë do ta masim dhe zhvillojmë me një drejtësi preventive e cila nuk u mundëson njerëzve që të korruptohen”, tha Mustafa. Në vijim Mustafa u ndal edhe te çështja e hapjes së universiteteve të reja për të cilat tha se LDK është që të rinjve tu sigurohet arsimin kualitativ. “Ne nuk jemi që ti mashtrojmë sepse janë fëmijët tanë. Jemi për atë që të hapen universitete dhe të bëjmë përfshirjen e të rinjve në arsimin e lartë. Por ne nuk do ta shikojmë këtë vetëm në mënyrë numerike por angazhohemi se çfarë vlera ne po krijojmë. A mundemi me këtë numër të profesorëve, asistentëve në arsimin e lartë të mbulojmë këto universitete dhe nëse jo çfarë universitetet po bëjmë. Duhet të jemi konkurrues në tregun e punës jo vetëm në Kosovë por edhe në BE, dhe që rinia jonë të ketë mundësi të barabartë konkurrimi qoftë brenda qoftë jashtë shtetit”, tha Mustafa. /I.K
Posted on: Sat, 08 Jun 2013 23:52:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015