"Më kanë lënë afat deri ditën e sotme në orën 12:00, ose - TopicsExpress



          

"Më kanë lënë afat deri ditën e sotme në orën 12:00, ose nëse unë nuk bëj atë që ata thonë, do më vrasin". Kështu është shprehur në një prononcim për “GSH”, përgjegjësi i shërbimeve sociale për dhurimin e gjakut në Shqipëri, Skënder Hekuri. Ai rrëfen se për një periudhë kohe ka punuar si menaxher në një kompleks turistik në Velipojë, ku për shkak të keqkuptimeve që ka pasur, ka zgjedhur që të largohet nga puna. “Punova disa kohë në atë kompleks dhe u largova në qershor, pasi kisha probleme me familjarët e pronarit. Kur u largova, më ngelën edhe disa ditë pa u likuiduar me pronarin, por ai ishte jashtë shtetit. Kur erdhi pronari L.P, më kërcënoi me jetë dhe më kërkoi si gjobë shumën prej 6 milionë lekësh të vjetër, ose në të kundërt do të më vriste. Më ka lënë afat deri sot në orën 12:00. Unë në fillim s’e mora seriozisht, por para dy ditësh i njëjti person më ka marrë në telefon dhe më tha që dita po afrohet. Unë u tremba dhe shkova bëra denoncimin në komisariatin nr.4 në polici. Nuk e di se çfarë do bëhet me mua. Kam frikë për jetën”, rrëfen Skënder Hekuri. Ai pohon se dita e sotme do të jetë vendimtare për jetën e tij dhe se është një situatë nga e cila ai nuk e di se si do dalë. Për këtë arsye, Hekuri u është drejtuar forcave të policisë, por në të njëjtën kohë ka kërkuar edhe ndihmën e mediave, për ta bërë sa më publike çështjen e tij.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 07:14:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015