Më mungoi dikush sonte-që nuk ia njoh sytë, dhe ata sy me - TopicsExpress



          

Më mungoi dikush sonte-që nuk ia njoh sytë, dhe ata sy me siguri te tjera peisazhe vështrojnë. Më mungoi dikush sonte-që nuk ia njoh buzëqeshjen e që mbase një tjetres i buzëqesh. Më mungoi dikush sonte-që nuk ia njoh prekjen e që mbase dikë tjetër përkëdhel. Më mungoi dikush sonte-që nuk ia njoh zërin se ndoshta një tjetre i përgjigjet. Më mungoi dikush sonte-që në jetën time kërkon të hyjë, pa ditur asgjë për mua, e që mbase një tjetër zemre i përket. Më mungoi dikush sonte-që në tjetër realitet jeton, pa ditur asgjë për realitetin tim. Më mungoi dikush sonte-që nuk e njoh në asgjë, e përsëri do të më mungojë deri në Përjetësi...!!! #moza
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 21:44:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015