Më shumë se 35 organizata shqiptare në Itali bashkohen në një - TopicsExpress



          

Më shumë se 35 organizata shqiptare në Itali bashkohen në një konventë: “Shqipëria, 100 vite si komb i ndarë” - “Traktati i Londrës, 1913” Konventa do të zhvillohet në 20 korrik në orën 16:00 në “Aula Pio XII- Via Sant Antonio, 6 Milano, 150 metra larg Piazza Duomo”. Referues do të jenë: Darling Ismail Vlora, Dr. Edoardo Fregoso, dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Kryetar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin Europian të Tiranës që do të referojë temën: “Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914”. Salla do të jetë e dekoruar me: Punime fotografike të ‘Marubi”, Punime fotografike historike me temë: “Pavarësia shqiptare” dhe Punime fotografike “Ibrahim Kodra”. Gjatë intervaleve do të ketë shfaqje të ndryshme si grupet e vallëzimit “Shqiponja Udine” dhe “Skëndërbeu Parma”, recitime, videoprojeksione dhe këngë. Në fund të konventës për të pranishmit do të shtrohet një banket me produkte tipike shqiptare. Aktiviteti organizohet nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me bashkëpunimin e Universita degli Studi di Parma dhe Universitetit Europian të Tiranës. Për më shumë informacion mund të klikoni në: https://facebook/Albania100AnniDivisa
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 18:24:32 +0000

Trending Topics



div>

Recently Viewed Topics




© 2015