Më vjen keq, i nderuari profesor, Pëllumb Xhufi, kur dëgjoj nga - TopicsExpress



          

Më vjen keq, i nderuari profesor, Pëllumb Xhufi, kur dëgjoj nga goja e juaj të thoni: Greqia nuk e njeh kufirin shqiptar! Si mund një profesor shqiptar të flet me këtë logjikë, sikur nuk e di se ne (shqiptarët) duhet të jemi ata që nuk duhet të njohin kufirin me Greqinë, dhe jo të themi se ata (grekët) nuk e njohin, kur dihet se për këtë na obligon territori shqiptar që me dhunë është aneksuar nga Greqia, siç është Çamëria. Çka sipas jush, nëse Greqia do e kishte njohur kufirin me Shqipërinë, ne do të ishim të gëzuar dhe do vepronim sikur nuk ka ekzistuar kurrë Çamëria dhe çamët, të cilët aq të zëshëm janë kudo, dhe jo vetëm në Shqipëri! Dhe, sikur nuk e keni kuptuar se Kuvendi i Shqipërisë, së fundi e ka miratuar një Rezolutë, pikërisht për Çamërinë dhe çamët dhe pronat e tyre, dhe të cilat ndodhen në Greqi dhe jo në Shqipëri, dhe kjo rezolutë i obligon shqiptarët dhe Qeverinë shqiptare të mos e njeh kufirin aktual të Greqisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame!
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 11:50:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015