Mëngjes, 9 Shtator “Do të të përgjigjem dhe do të të - TopicsExpress



          

Mëngjes, 9 Shtator “Do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.” Jeremia 33:3 Ekzistojnë përkthime të ndryshme të këtij vargu. Një version e kthen atë: “Do të të njoftoj gjëra të mëdha që ta forcojnë zemrën”. Një tjetër e bën kështu: “Do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të fuqishme”. Natyrisht që ka gjëra të veçanta e të padepërtueshme në përvojën e Krishterë: jo të gjitha zhvillimet e jetës frymërore janë të lehta për t’u arritur. Ja ku janë ndjenjat dhe gjendjet e zakonshme të pendesës, besimit, gëzimit dhe shpresës, të cilat përjetohen nga e gjithë familja, por ekziston edhe një sferë më e lartë rrëmbimi, përbashkësie dhe bashkimi të qëllimshëm me Krishtin, e cila zor se mund të arrihet nga të gjithë besimtarët. Jo të gjithë e kemi privilegjin e Gjonit për t’u prehur në gjirin e Jezusit dhe as të Palit për të vajtur gjer në qiellin e tretë. Ekzistojnë disa lartësi të njohurisë përjetuese të gjërave të Perëndisë, të cilat syri prej shqiponje i intelektit njerëzor dhe mendimi filozofik as që i kanë parë ndonjëherë, sepse vetëm Perëndia mund të na shpjerë deri atje lart. Mirëpo, karroca e zjarrtë me të cilën shkojmë deri atje dhe hamshorët e zjarrtë që e tërheqin nuk janë veçse lutjet ngadhënjyese. Lutja ngadhënjyese del fitimtare mbi mëshirën e Perëndisë: “Dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë. Po, luftoi me Engjëllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumë. E gjeti në Bethel, dhe atje ai foli me ne”. Lutja ngadhënjyese e shpie të Krishterin në majë të Karmelit dhe e bën atë ta mbulojë qiellin me re bekimi dhe tokën me reshje mëshire. Lutja ngadhënjyese e shpie të Krishterin në majë të Pisgahut, duke i treguar atij trashëgiminë që është destinuar për të, na shpie në majë të Taborit dhe na shpërfytyron sipas shëmbëllimit të Zotit tonë, me qëllim që ashtu siç është Ai të jemi edhe ne në këtë botë. Nëse do të dëshironit të arrinit diçka më të lartë sesa përjetimet e zakonshme banale, ngrijini sytë tek Shkëmbi që është më i lartë sesa ju dhe vështroni me sytë e besimit përmes dritares së lutjes ngulmuese. Kur ta hapni atë dritare nga ana juaj, me siguri nuk ka për t’u mbyllur nga ana tjetër.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 04:38:37 +0000

Trending Topics



ospera si ii va uimi pe cei
EL SACERDOTE Y GENERAL JOSE MARIA MORELOS Y PAVON CON LA HAYUDA DE
The Tiger Personality In the East, the Tiger symbolizes
Kids Safe Frameless Mirror LI7LYL 0618JC UASH7K Pipe Fittings
Black Friday Deals WHAM-O SnowBall Blaster CLICK TO GET SPECIAL

Recently Viewed Topics




© 2015