Mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes - TopicsExpress



          

Mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare , diabetit, formave te ndryshme tumorale, sëmundje këto që vitet e fundit po përhapen në mënyrë mjaft shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimet e veta, nënvizon rolin e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të qenë të shëndetshëm dhe për të parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sëmundje.Në Shqiperi vitet e fundit diabeti, sëmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po përhapen mjaft dhe për specialistët mendohet se një ndër shkaqet kryesore është një dietë jo e përshtatshme. Dieta qe ne perdorim sot përmban shumë yndyrna, sheqer, kripë dhe është e varfër me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet janë të përpunuara deri në atë pikë që nuk ngjajnë aspak me ushqimin natyralë.Keshillohet shmangia e sasive te tepërta ose të pakta të çdo ushqimi. Nuk ekziston asnjë ushqim që i vetëm të sigurojë mjaftueshëm të gjitha elementët e domosdoshëm, për të garantuar shëndet. Prandaj është e nevojshme që dieta të përmbajë larmi ushqimesh, por kjo duhet bërë duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shëndetshme. Në bazën e Piramide ushqimore jane ushqimet me origjinë bimore si: buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i ullirit dhe konsumimi i moderuar i ushqimeve me origjinë shtazore. Për t’i vënë në praktikë rekomandimet rreth sasisë së elementeve ushqimorë që duhen konsumuar çdo ditë përdoren tabela, të cilat përcaktojnë sasinë e energjisë dhe përmbajtjen në proteina, yndyrna, karbohidrate, për secilin ushqim. Ruajtja e një balance mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave kripërave minerale garanton një ushqyerje të shëndetshme. Kjo duhet bërë sipas një skeme të përcaktuar ose siç quhet një piramidë ushqimore e shëndetshme. Kështu karbohidratet që shpesh nënvlerësohen ndikojnë në peshën trupore, nivelin e sheqerit në gjak dhe luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e obezitetit, diabetit dhe të sëmundjeve të zemrës. Ndërkohë, për sa i përket yndyrnave rekomandohet që të mos abuzohet me to. Ato konsiderohen si “armik” i zemrës dhe si një nga shkaqet kryesore që çojnë në obezitet, diabet tip 2, kancer të gjirit dhe të zorrës së trashë. Përdorimi i tepërt çon në rritje të nivelit të kolesterolit në gjak. Por duhet ditur se jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme, yndyrnat e pangopura, mbrojnë organizmin nga sëmundjet e zemrës. Proteinat, janë mjaft të rëndësishme, sepse marrin pjesë në formimin e antitrupave, duke forcuar sistemin imunitar, janë burim energjie dhe ndikojnë në mjaft funksione jetësore të organizmit të njeriut. Tashmë rolit të vitaminave, shkenca ka kohë që i ka atribuuar edhe parandalimin dhe mjekimin e mjaft sëmundjeve kronike, por dhe të kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Nuk ka asnjë ushqim ideal që i përmban dhe të jetë burim i të gjitha vitaminave. Por sasia e domosdoshme e vitaminave mund të sigurohet nga çdo dietë e zakonshme e ekuilibruar, e shumëllojshme. youtube/watch?v=WZNRWvu5-s0&feature=youtu.be
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 08:51:04 +0000

Trending Topics



30px;"> TIME TO VOTE FOR OUR CUBANITO Yasiel Puig FOR THE 2014 ALL-STAR

Recently Viewed Topics




© 2015