Mërgimtare Namik Selmani I lartë ky mur me tela dallgësh Ky - TopicsExpress



          

Mërgimtare Namik Selmani I lartë ky mur me tela dallgësh Ky oqean, kjo largësi. Me cilin zog të t’i sjell fjalët Që shpirti i ngrohtë të mos më ngrijë? E fletë e bllokut bëhet pupël E fluturon si në përrallë. Kur flartat hedh, gremiset muzgu, Troket kudo agim i bardhë. E flas për shi. për copa balte E llomotis për politikë, Po s’kam një dorë që të më zgjatet , Që ta lëmoj me dashuri… Në strehë të mallit përpëlitem Si një këmbanë pa këmbanar, Ky malli im që thinj dhe vitet, Më bën burim currilëtharë. Ndaj do të çjerr këtë telnajë Me thonj , me dhëmbë, me vargun tim . E nëse gjak nxjerr dorë e bardhë Mos më dëgjoni një rënkim! Ndaj do ta shkel këtë telnajë Tek më prangos me një trishtim. Kur botë e tërë më vjen te pragu, Nuk do t’i vë asnjë kufi….
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 09:56:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015