Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj gjatë takimit me kategorit e - TopicsExpress



          

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj gjatë takimit me kategorit e dala nga lufta tha se “vetëm me udhëheqjen e Prizrenit nga PDK-ja mund të realizohet vizioni për Prizrenin Europian” Më 6 tetor, në shenjë të 6 tetorit 1968 ditës së demonstratave politike për çështjen e flamurit kombëtar. edhe pse ditë vikendi, Kryetari i Komunës së Prizrenit prof. Dr. Ramadan Muja i shoqëruar nga kryesia e Degës së PDK-së në Prizren dhe kandidatët për kuvendar të Prizrenit të kësaj partie, kanë zgjedhur si ditë për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe për t’u takuar ’i me familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së dhe ish të burgosur politik. Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Ramadan Muja nga radhët e PDK-së i shoqëruar nga të gjithë kandidatët për kuvendarë të Prizrenit së pari kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Landovicë. Para varrezave Kryetari Muja ka theksuar se gjaku dhe sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së Ka qenë është dhe do të jetë udhërrëfim për punën tonë. “Andaj, homazhet para varreve të dëshmorëve të UÇK-së në ditën e një date të shënuar për historinë tonë siç është 6 tetori për ne do të thotë shumë, sepse nga këtu ne marrim energji të reja për punë, marrim frymëzime që duke e kujtuar të kaluarën të jemi më të sigurt në ndërtimin e së ardhmes”. Më pas është vizituar dhe është bërë homazhe edhe Monumenti i Lirisë, që është simbol i respektit për të gjithë dëshmorët e Komunës së Prizrenit. Ndërkaq në mbrëmje është shtruar darkë për të gjitha familjet e dëshmorëve, për invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së dhe për ish të burgosurit politik të qytetit të Prizrenit. Në fjalën përshëndetëse të Kryetarit Muja është theksuar kontributi i gjakut të dëshmorëve dhe sakrifica e të gjithë luftëtarëve që morën pjesë aktive në luftën e UÇK-së. “Ne gjatë gjithë këtyre viteve sa ishim në pushtet kemi bashkëpunuar me ju, jemi munduar që me punën tonë dhe me sugjerimet tuaja ta jetësojmë amanetin e dëshmorëve për ta bërë një qytet të njohur në botë. Andaj, me të drejtë presim përkrahjen tuaj edhe më 3 nëntor, që t’i vazhdojmë projektet e nisura dhe të bëhet Prizreni shembull evropian si qytet i vlerave historike dhe i traditës.” Kryetari Muja më pastaj ka falënderuar edhe veteranët, invalidët dhe ish të burgosurit politik, për të cilët ka theksuar se ashtu siç nuk ka munguar respekti dhe dëshira për të qenë në shërbim të qytetarëve ashtu do të jetë edhe në mandatit e ardhshëm 4 vjeçar, sepse respektimi i vlerave të luftës për ne do të thotë respektim i i një të ardhme të shëndoshë dhe të sigurt drejtë Evropës. Në këtë darkë ka prezantuar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Enver Hoxhaj, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit përfaqësues e të katër subjekteve të dala nga lufta dhe ka kërkuar që edhe në të ardhmen ta mbështesin PDK-në dhe Ramadan Mujën për kryetar të Komunës së Prizrenit, sepse siç u shpreh ai” Vetëm me udhëheqjen e Prizrenit nga PDK-ja mund të realizohet vizioni për Prizrenin Europian. Prandaj, përkrahja e juaj e drejtë do ta shpie edhe Prizrenin dhe Kosovën drejtë bashkimit Evropian., - ka përfunduar Hoxhaj. Ndërsa në emër të katër shoqatave të dala nga lufta e ka falënderuar kryetarin Muja për kontributin e deritashëm për këto kategori të luftës siç është ndarja e banesave për familjet e dëshmorëve dhe për invalidët si dhe ka kërkuar që edhe në të ardhmen PDK-ja t’i përkrah kategoritë e luftës sepse të gjithë pjesëtarët e këtyre kategorive shpresat i kanë në PDK-në, prandaj edhe janë të përcaktuar për PDK-në, ka përfunduar Burim Shala, kryetar i invalidëve të luftës së UÇK-së për Prizren. Samir Hoxha, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 23:54:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015