NATYRË E QETË Pastaj, ndërsa ty të zuri gjumi, unë u - TopicsExpress



          

NATYRË E QETË Pastaj, ndërsa ty të zuri gjumi, unë u çova me kujdes të admiroj në distancën e duhur kurmin tënd shtrirë, shëndërruar në kuadër mbi krevat. Vështrimi im përdor njëmijë sy, dëgjimi, një miljon veshë për të admiruar kur fle ty në dhomën numër 7 të motelit, Te dy qershitë në korsinë e djathtë, te autostrades së Diellit. Ti, natyrë e qetë tek pret vjeshtën gjethet që të bien, për të zgjuar nga gjumi. Ti fle e orët kaluar bashkë në krevatin e shprishur të përsëriten në ëndërr dhe një herë tjetër. Ndërsa unë të vështroj i mrekulluar, njëherë ndihmoj frymëmarrjen tënde herën tjetër dëgjoi rrahjen e zemrës time. Kurmin tënd të bardhë asnjë piktor mundet t’a pikturojë, sepse nuk i lënë nishanet ngjyrë kafe tek luajnë cicmic me vështrimin tim. Njëmijë sy nuk më mjaftojnë për të admiruar ty tek fle në krevatin e shprishur. Kofshët e tua të bardha pushojnë të lumtura mbi dëgjimin tim teksa rrëshqet pakuptuar në kohë tjetër. Sa e vërtetë je, kur bën dashuri dhe kur fle gjumë: më e bukura natyrë e qetë e të gjitha kohrave, askush do të kundrojë në galeritë prestigjioze të artit botëror, përveç meje. Petrit Sulaj
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 09:38:25 +0000

Trending Topics



Kapten Milan Jagokan Ribery Raih Ballon dOr Kapten AC Milan,

Recently Viewed Topics




© 2015