NDIEJE MIRËNJOHJEN (Akullorja e fundjavës - TopicsExpress



          

NDIEJE MIRËNJOHJEN (Akullorja e fundjavës nga sites.google/site/kalabuli/jetes%C3%AB ) Një lexues e dërgoi këtë email: Jam duke e praktikuar meditimin e mëngjesit qe nja dy muaj dhe vërtet funksionon shkëlqyeshëm. Ditët e mija janë më të vetëdijshme, reagimet e mija ndaj situatave që në të kaluarën do të më nervozonin apo stresonin – tash janë, për çudi, reagime goxha paqësore. Desha të të pyes për miksimin e mirënjohjes në meditimin e mëngjesit. Vetëm desha të konsultohem me ty dhe të të jap opinion vlerësues. Përshëndetjet më të mira, Ridvani Përgjigjja: Falemnderit për shkrimin dhe bërjen e pyetjes. Jam mirënjohës :) Kredhja në mirënjohje është praktikë e fuqishme. Përfshije atë në meditimin tënd të mëngjesit dhe rikujtoje atë gjatë ditës. Ndërsa kridhesh në ndjenjën e mirënjohjes, ti po i bën masazh vetëdijes tënde. Vendet që janë të ngushta, të tendosura, dhe të shtrënguara nisin të lirohen dhe të relaksohen dhe të hapen – për t’i pranuar bekimet që janë gjithmonë-të-pranishme. Ti je i rrethuar nga bukuria. Ndërsa hyn në ndjenjën e mirënjohjes, bëhet e qartë se je i rrethuar, i përqafuar nga bukuria, bujaria, dhe pakufishmëria e Jetës. Ti je si një peshk në oqean – vetëm se je i zhytur në një Oqean të Qenies, një Det të Vetëdijes të pakufishëm. Secili përjetim i mundur është këtu. Dashuria. Shëndeti. Suksesi. Urtia. Gjithçka. E tëra është brenda Oqeanit dhe në dispozicion kur ti hapesh dhe e lejon atë brenda. Jeta është absolutisht e mirësjellshme në lidhje me këtë dhe nuk do të imponohet kurrë. Jeta nuk do të të detyrojë kurrë të kesh më shumë lumturi se sa je duke dashur ta shijosh. Është sikur të gjithë urtakët dhe shpëtimtarët të rrinë te dera e shtëpisë tënde. Ata kanë sjellë dhurata të urtisë, të dhembshurisë, të mirësisë së dashur, dhe të lirisë. Mirëpo nëse nuk e hap derën që t’i lejosh të hyjnë – ata mbesin jashtë. Dera hapet nga brenda. Në të njëjtën mënyrë, plotshmëria e Jetës qëndron te pragu i vetëdijes tënde. Është një derë ndërmjet nivelit tënd aktual të përmbushjes dhe Oqeanit të pakufishëm të Jetës. Mirëpo Jeta nuk do të turret e paftuar. Jeta mund të fusë letra nën derë. “Unë jam këtu. Të lutem më lë brenda. Do të jetë kaq argëtuese!!” Jeta mund të ta bëjë me dorë në dritare nga jashtë, “E sheh, po buzëqeshi. Çile, miku im.” Jeta do të dërgojë kujtues të mundësive dhe të bollëkut që është në dispozicion. Mirëpo dera çilet nga brenda. Dhe niveli deri ku hapet është zgjedhje e jotja. Një derë e mbyllur jep ndjenjë të sigurisë. Është një jetesë e caktuar e sigurisë prapa një dere të mbyllur apo të hapur vetëm pak. Është një ndjenjë e të qenurit në kontroll dhe e menaxhimit të gjërave sipas mënyrës tënde. Mirëpo është edhe një dëshirë e madhe e pazbërthyer. Duke e mbrojtur veten nga ajo që nuk mund ta kontrollosh, je duke ia mohuar vetes atë të cilën e dëshiron më së shumti. Çelja e derës të tërheq më plotësisht në jetë. Kjo është ajo që e dëshiron shpirti yt. Prapë, është një tendencë në mendje për t’u përmbajtur. Për t’i lejuar vetëm ato përjetime që përshtaten me të kaluarën. Për të të mbajtur të barrikaduar brenda dhomave të historisë tënde personale. Pra si mund ta çelësh derën dhe të fillosh të jetosh jetë më të plotë dhe më krijuese? Nuk je i shtrënguar ta çelësh derën drejtpërdrejt. Thjesht mund të kridhesh në mirënjohje. Mund ta harrosh çeljen e derës dhe ekspozimin e vetes në të panjohurën. Thjesht kridhu në ndjenjën e mirënjohjes dhe lëre atë ndjenjë ta bëjë tërë punën. Kredhja jote mund të fillojë me të njohurën. Në historinë tënde ka përjetime që të lidhin me ndjenjën e mirënjohjes. Fillo aty. Kujtoje një qenush, një buzëqeshje, një agim – dhe lejoje veten të ndihesh mirënjohës. Merri me frymëmarrje pamjet, tingujt, dhe energjinë që është koduar në këto kujtime. Fute me frymëmarrje të tërën në zemrën tënde dhe lëre që kujtimi i asaj bukurie ta çelë organikisht zemrën tënde. Kujtimet e bukurisë dhe të bekimeve e çojnë mendjen kah mirënjohja. Prandaj fillon me të njohurën. Me atë që tashmë është brenda shtëpisë së historisë tënde. Mirësia, bekimet që i ke njohur e aktivizojnë mendjen e mirënjohjes. Pastaj e zhvendos fokusin e vetëdijes nga kujtimi te ndjenja. Vëmendja jote bëhet gjithnjë e më e zhytur në bukurinë e kujtimit – lejoje mendjen tënde të zhvendoset nga fokusimi në përmbajtjen te prehja në ndjenjën e mirënjohjes. Lëshoji pamjet, tingujt, dhe hollësitë. Thjesht merre me frymëmarrje ndjenjën e mirënjohjes. Pa përmbajtje apo kujtim lejoje vëmendjen tënde të bëhet gjithnjë e më e zhytur në ndjenjën e mirënjohjes. Le ta përshkojë ajo trupin, mendjen, dhe zemrën tënde. Prehu në cilësinë e mirënjohjes. Kjo do ta çelë derën e vetëdijes tënde. Sepse mendja mirënjohëse e percepton që Jeta është e mirë, miqësore, dhe e bukur. Mendja mirënjohëse me dëshirë hapet gjerësisht për t’i eksploruar, përqafuar dhe kuptuar gjendjet dhe përjetimet gjithnjë e më të thella. Prandaj nuk ke nevojë ta sforcosh gjendjen e çelur. Edhe po të ishte e mundur kjo! Krejt çka duhet të bësh është ta kultivosh ndjenjën e mirënjohjes. Ndërsa kridhesh në mirënjohje, pozitat ‘trupore’ mbrojtëse të vetëdijes relaksohen. Qelizat e trupit tënd dhe petalet e mendjes tënde çilen për t’i pranuar bekimet gjithmonë-të-pranishme të Jetës. Nga Eric Klein, 50 ways to leave your karma – Freedom, fear and the art of getting unstuck wisdomheart.org/free/50ways/
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 15:56:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015