NDJESË Më falni miq të fb , që s’bëj “tag” Sa herë - TopicsExpress



          

NDJESË Më falni miq të fb , që s’bëj “tag” Sa herë nga shpirti mbjell një poezi, U ndjej pranë në atë hyjnor çast Çastin, kur vargjet ndizen dashuri! E ngarkoj gëzimin në krahët e erës, Lajmëtarja rend si një maratonomak Jehona ndizet si sytë e pranverës Mjalti i urimeve ngjitet në çdo prag! Nuk bëj lista, nuk i ndaj dot miqtë Të tërë dasmorë në sofrën e poetit Me fund i pijnë të gjithë dollitë Si dallga që dehet në gjoksin e detit! Nuk bëj inventar, nuk mbaj shënime, T’i kthej, si kthehet borxhi i vonuar, Kujt i pëlqen të shijoj “gjellën” time E ndjej në shpirt që më kanë uruar! Shkruaj poezi për qejfin e qejfit, Për plagët e zemrës, për dashurinë Ashtu si ahengxhiu e “djeg” defin Dhe unë me shpirt përfalkë poezinë! Mos u djersitni të përzgjidhni fjalët Miq, poezia në eter nuk është më e imja Në është për në qiell s’i duhen shkallët Po është “mbetje” shkon te hedhurinat! * * * Më falni miq të fb , që s’bëj “tag” Sa herë nga shpirti mbjell një poezi, Në atë çast hyjnor, çast i kristaltë Ndjej se të gjithëve u kam aty!
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 12:39:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015