NE GUSHT TE GJITHE MARTOHEN! Edhe nëse nuk marton ndonjë të - TopicsExpress



          

NE GUSHT TE GJITHE MARTOHEN! Edhe nëse nuk marton ndonjë të afërm është thuajse e sigurt që në muajin gusht do të jesh i ftuar në të paktën një dasmë. Stina e verës është periudha kur çiftet e dashuruara preferojnë të organizojnë dasmën e tyre, por gushti mban kurorën e ceremonive që sa vijnë dhe i largohen riteve tradicionale shqiptare. Fundjavave në kryeqytet është e pamundur të mos shikosh makina nga më luksozet (që shpesh merren borxh apo me qera sa për ditën e dasmës), boriet e të cilave buçasin lumturinë e çiftit të ri. Numri i madh i dasmave në verë lidhet edhe me kthimin e emigrantëve në vend që sjellin në Shqipëri edhe traditën e dasmave nga vendet ku ata jetojnë. Por shpenzimet e mëdha që kërkon një dasmë, jo gjithmonë të lejojnë të realizosh dasmën që femrat e mendojnë që kur ëndërrojnë për princin e kaltër. Ndërsa sot më të zakonshmet janë dasmat kur nusja dhe dhëndri bëjnë një dasmë të përbashkët ku ftojnë njerzit më të afërt dhe ku pjesën më të madhe e zë shoqëria. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa më parë duhet të nusëronte gjithë turp. Ndërkohë dasmat në kishë janë bërë më se të zakonshme. Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo tashmë shihet vetëm tek filmi “Përrallë nga e kaluara”. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Edhe pse me kalimin e viteve zakonet dhe traditat e dasmave shqiptare zbehen duke ja lënë vendin dasmave alla europiane ajo që nuk ndryshon është shprehja e vjetër: “2 martohen, 100 tërbohen”! #Ada
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 11:42:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015