NGA LIBRI POEZI@FJALË TË ARTA Dashuri - TopicsExpress



          

NGA LIBRI POEZI@FJALË TË ARTA Dashuri dhe paqe, Binomi në jetë, Kur jetojnë të dyja, Parajsë e vërtetë. Më Respektojnë të Gjallët, për të Nderuar të Vdekurit! PESHOJNË Faqet e librit, Nuk numërohen, Rreshat e tij, Më flori peshohen. KUSH JAMË Më quajnë të krisur, Më çmojnë të marrë, Thonë i lanetisur, Flsain s’ka të share. UNË JAMË Kush më ka njohur, Shpirtin më ka ndjerë, Nuk e ngre lavdinë, Kurrë mbi të tjerë. Kush më ka dalluar, Me mëndjen e ndritur, Nuk më lypset fama, Kurrë mbi të pa ditur. Kush më ka parë, Rrugës më ka ndjekur, S’dua pasurinë, Kurrë mbi të vdekur! PROVOJE Tjetrin ta provosh, Çfarë turiri ka, Jepi pushtet, Shihe me para. S’E VRAVA… S’e vrava mëndjen, Të pengojë të tjerë, Plotë të pa udhë, Rrugën më kanë prerë. NË BOTËN TJETËR Kur të shkosh në botën tjetër, Do marrësh me vete thesar, Unë atje do të shkruaj letër, T’më tregosh se sa ke marrë? FRYMËZUAR Jam frymëzuar, Nga njerëz të ditur, Kam synuar, Shokë më të rritur. MË SHAN Po t’më shajë Bego Sinani, Kudreti, Zjai e Xheviti, Duhet të ngjaj nga shejtani, Shëmbëllej dhe nga jeziti! NJË NJERI Do them kudo vete, Desha një njeri, Ëndërr më mbete, Me lotin në sy… LËKURË Më thau dashuria, Më bëri lëkurë, S’mu tha poezia, E shkrova në gur. VETËM Vetëm dashuria, Këshilla nuk mban, As kundërshtimet, Vend atje s’kanë. SHIHNI E BESONI Shihni, jam gjallë, Besoni jetoj, Mbetem me mall, I vdekur këndojë… DIPLOMAT Tregove diplomat, Plot, dy a tri, Shpalose të parën, Diplomën Njeri. TALENTI Në moshë të vogël, Talenti shpërthen, Në moshën e pjekur, Talenti shkëlqen. BESËPRERË Besa e prerë, Si nderi i grisur, Plumbi s’ka të kthyer, Andej nga është nisur. MOS I LER Mos i ler fëmijës, Në jetë pasuri, Atij hapi punë, Të ndjejë rëndësi. THUMB E PLUMB Me njeriun e mirë, Mos përdor thumb, Kush troket për paqe, Mos e prit me plumb. KURRË Mëndja e shtrëmbër, Nuk drejtohet kurrë, Ta rrahësh në kudhër, Ta djegësh në furrë. GOJA Goja e shqyer, S’u mbyll e shkretë, T’i hedhësh litarin, Ta mbytësh në det. GJUHA Gjuha përbrënda, Kyç për thesarin, Gjuha jashtë e nxjerr, Derë shqyer për arin. KËLYSHI I UJKUT Këlyshin e ujkut, Të vogël e ushqen, Ujku kur rritet, Të zotin e shqyen. I LIGU Njeriu i lig, Nuk gjen qetsi, Gruaja tinzare, S’ka kurrë dashuri. LARGOHU Kur i padituri, Se pranon që s’di, Është gatuar i keq, Largohu prej tij. I PRANUESHËM Kur i padituri, E pranon që s’di, Është i zakonshëm, Pranohet për njeri. NË KASOLLE Më mirë një b…zbuluar, Se sa një gjuhë jashtë, Mjafton një njeri, Kasolle me kashtë. DHUROI Lodër fëmijës, Dhuroi një violinë, Mos i blij kallash, Të ndjesh melodinë. I DITURI Kur flet një i ditur, Më i mirë se ty, Dëgjoje me kudes, Fjalën mos i’a pri. I PADITURI Kur flet një i pa ditur, Veshin mos i’a vur, Mos e kundërshto, Për momentin kurrë. ZGJUAJE Kur një i ditur, S’e kupton që di, Zgjuaje nga gjumi, Pa gjumë, për të rri. QANTE Në mes të detit, Delfini po qante, Të shpëtonte njeriun, Njeriu po e hante. POLICI Polici me pistoletë, I shtoi ca mëkatet, Kur shkoi në kurbet, I çkulën mustaqet. NJË GRUSHT Ke vënë pasuri, Vur dhe një grusht mend, Kur je ngjitur lartë, Do të merren mënd. ZOGJTË Zogjtë bëhen me krahë, Dalin nga foleja, Kuptojnë dhe ata, Ngrejnë fole të reja. PYETE… Kushë i’a ka lënë, Atij pasurinë, Në i’a ka lënë babai, Nuk i di rëndësinë. TË VUAJTUR S’dua një të pasur, Një të vuajtur dua, Buzën më ka plasuar, Shejtani në përrua. MOS BESO Kurrë mos i beso, O njeri në jetë, Përkëdheljet e grave, Njerëzit me pushtet. S’KA… Nuk gjen për popull, Nuk ka për besë, S’ka as për Komb, Plotë, ka për biznes. MERAKU Edhe kur të vdes, Këtej të kem ikur, Merak do më mbesë, Mos vdes i paditur. VETËM DY Më mirë t’më përciellin, Për në Botën tjetër, Vetëm nja dy njerëz, Dhe jo dhjetë lanetër! LAKMOJE Mendimin e fëmijës, Mund t’mos e dëgjosh, Ndërgjegjen e tij, Duhet ta lakmosh. RESPEKTI Të të respektojë, S’jam i detyruar, Të të ofendojë, E kam të ndaluar. MALLI DHE HALLI Më mirë të thonë, Na ka marrë malli, Se të mërmërisin, Nga na mbiu djalli. TË GJEJ, S’VLEJ Në ballin e luftës, Vdekjen le të gjej, Në paratë e pista, Një kacidhe s’vlej. PAK MBETEN Të gjithë ikin nga kjo botë, Duke lënë punët në mes, Shumë, vdesin si të kot, Pak mbeten në kujtesë. TUNDIN TAPITË Pronarët e detit, Po tundin tapitë, I kërkojnë miletit, Taksën tek turinjtë. TESTAMENT Të gjithë në jetë, Nuk bëhen poetë, Të bëhen qytetarë, Mbetet testament. NEKTAR Tymi i Atdheut, Nekatar për mua, Parajsën e botës, Para tij se dua. USHQEJNË Fjalët e ëmbëla, Dashurinë ushqejnë, Fjalët e ashpëra, Njerëzit i urrejnë. S’E MERITOJNË Dashurinë e nënës, Të gjithë e përfitojnë, Dashurinë e babës, Të gjithë s’e meritojnë. GJUHA Gjuha prodhon mjaltin, Sekreton dhe vrerin, Nxjerr në pritë hasmin, Gjuha ngre ylberin. NË BOTË Dashuria në jetë, Thesar i pa çmuar, Të ikën nga duartë, Po nuk rri syzgjuar. MIKUT TIM, H. Leskaj Më bëre mik, Kur ishe me pushtet, Të ruaj si çiflik. Mirënjohje përjetë. BINOMI Dashuri dhe paqe, Binomi në jetë, Kur jetojnë të dyja, Parajsë e vërtetë. FËMIJA Hasmi më i madh, Bëhet dhe fëmija ytë, Hakun se merr dot, Kur të nxjerr dhe sytë. NË SKËTERRË Me gruan mendjeshtrëmbër, Jeton në skëterrë, Jetën ta bën ëmbër, Zgjidh fundin me tmerr. HALLË Njeriu ytë, Të bëhet hallë, Të nxjerrë sytë, Të shqyen si çakall. TAPI Mbetet një copë shpirt, Një letër e shkruar, “Tapi” dashurie, Vlerë e pa çmuar. NUK PLAKET Kush dashuron, Nuk plaket në jetë Shpirti i buron, Si gurrë e vërtetë. THESARË Strehëza e ngrohtë, Dhe gruaja e mirë, Janë thesar në botë, Moshë e përtërirë. TULLA GABIM Një tullë e vënë gabim, E shëmton murin, Hapi i pamenduar, E vehnit gjithë nurin. KUPTIMI Jeta ka kuptim, Kur e dashuron, Kthehet në greminë, Kur atë trazon. KRENARI Kush të ka, Vlerat nuk t’i di, Kush të dashuron, Të jep krenari. KUSH E MBJELL Ah kur dashuria, Ka lindur në diell, Fatkeq kush e korrë, Fatlum kush e mbjellë. S’E DI Njeriu s’e di veten, Të ketë kaq vlerë, Këtë se them unë, E vlerësojnë të tjerë. ZJARRI Druri i vjetër, Bën të madh zjarrin, Shpirti i dashuruar, E bën shesh dhe malin. SHPRTI I RI Vera sa më gjatë, Qëndron në fuçi, Dashuria e plakur, Mban shpirtin të ri. DJALLËZORE Shoku e shoqja e vjetër, Kanë vlera njerëzore, Miqsitë e rrufeshme, Shpesh janë djallëzore. MIKUN Kush më nderon mikun, Më respekton mua, Unë jetën pa miq, Asnjë çast s’e dua. SHPIRTIN Më fale pasurinë, Atë nuk e dua, Më ke dhënë shpirtin, Është thesar për mua. SHIJE E djeshmja vdiq, E nesërmja na gjen? E sotmja le shije, Përjetë ajo vlen. SHTËPINË-MULLI Më mirë pa bukë për darkë, Mjafton të kesh një njeri, Se sa një shejtan në prak, E kthen shtëpinë në mulli. SYZGJUAR Dashuria në jetë, Thesarë i pa çmuar, Të ikën nga duart, Po nuk rri syzgjuar. DOSAT Vetëm dosat, Këlyshat i hanë, Shtriga e ha pjellën, Dosës i ngjanë. PA FAT Njeriu i vetmuar, Një krah i gërshërës, I miri pa fat, Gjysma e së tërës. NUK SHËNOJNË Jetojnë në këtë botë, Ëngjëlli dhe djalli, S’i dallojmë dot, Nuk shënojnë tek balli. RUHU Ruhu o Njeri, Nga virusi i lartësisë, Të bën për ibret, Kokë e këmbë pis. S’KAFSHOHET Filozof Sokratin, Një qen e kafshoi, Ish qen me dy këmbë, Ndaj nuk reagoi. Një qen para meje, Shkon e hunguron, Qëni nuk kafshohet, Qeni të kafshon. U VONUA… Shoferi i mbrapshtë, Një ditë u rrëzua, Sa u përhap lajmi, Thanë, shumë u vonua. DRUHET Nuk ka frikë nga vdekja, Nga turpi shumë druhet, Nuk i vjen nga vetja, Po andej nga s’duhet. LYP Jam një lyps, Lyp dashuri, Nuk lyp në rrugë, Lyp tek një njeri. THONË Thonë se dashuria, Shpesh zemërohet, Dhe pas zemërimit, Më shumë harbohet. AKTORIN Me jetën time, Luaj dhe aktorin, Me jetën e tjetrit, Nuk bëj spektatorin. VIJON Fjalë të ARTA
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 11:07:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015