NJOFTIM MBI RABIOVCAT /Madkhalia Ky artikull erdhi me kërkesën - TopicsExpress



          

NJOFTIM MBI RABIOVCAT /Madkhalia Ky artikull erdhi me kërkesën e disa vëllezërve të cilët janë duke vuajtur nga disa persona të paqartë dhe kontradiktorë mbi atë se si duhet vepruar me Xhamije (rabijovcat) të cilët janë përhapur në disa forume dhe faqe të internetit. Këta vëllezër kërkuan nga unë të bëjë të qartë hallin e këtij grupi të humbur bidatxhinjë që preokupimi i tyre final është të përçajnë myslimanët, shkapërderdhjen e mendimeve të tyre dhe të merren në mes veti e ti harrojnë armiqtë e tyre okupues të vendeve tyre... Po të mos ishte frika që kurthet dinake të këtyre të gjorëve të përhapen në mesin e myslimanëve të rëndomtë, të mirresh me ata do të ishte një naivitet dhe humbje kohe, andaj e pash të rrugës që të shkruaj një artikull me përmasa të shkurta për këtë grup të devijuar, për t’i paralajmëruar njerëzit nga kjo doktrinë e shëmtuar dhe menhexhin e tyre, që ndoshta dikush mund të mashtrohet, e në veçanti ata që nuk posedojnë dituri, e as intelekt për të dalluar grurin prej bykut. FILLOJMË ME PËRKUFIZIMIN E KËTIJ GRUPI: 1.Xhamije (rabiovcat siç njihen në trojet tona) është lëvizje e lajthitur, e themeluar nga Muhamed Eman el-Xhami el-Harari el-Habeshi, i cili vdiq në vitin 1416h, ishte prej Etiopie i shpërngulur në Medine. Disa mendojnë se paraqitja e parë e tyre ishte gjatë luftës së dytë në Gjirin Persik, gjegjësisht vitin 1411h. Paraqitja e parë ishte për shkak se shumë prej hoxhallarëve refuzuan hyrjen e pushtuesve amerikan dhe krishterë në gadishullin arabik. Rabiovcat ishin forca më e rëndësishme e Ministrisë së punëve të brendshme të mbretërisë Saudike në luftimin e këtyre hoxhallarëve. Muhamed el-Xhami i dërgonte ministrisë së punëve të brendshme raporte mbi hoxhallarët të cilët e kundërshtojnë politikën e Al-Saudit në atë periudhë dhe më gjerë... më pas presidencën e këtij grupi e mori “Rabij ibën Hadi el-Mad’hali” i cili aspak nuk u kursye nga konkurrentët. 2.Pas një studimi të thellë të fjalimeve dhe artikujve të udhëheqësve të xhihadit në këtë kohë, të kryesuara nga hoxha Abdullah Azzam –All-llahu e mëshiroftë- më është bërë e qartë së ky grup është paraqitur para fillimit të luftës së dytë në Gjirin Persik, më konkretisht disa vite para përfundimit të luftës Afgane sovjetike. Rabiovcat shkonin deri në Peshavar për t’i bërë pishman të rinjtë mysliman nga lufta në Afganistan, ata u patën koncentruar të veprojnë në Gadishullin Arabik për t’i penguar muslimanët që mos të dhurojnë të hollat e tyre për xhihadin Afgan, duke përdorur disa argumente prej tyre: Ata jan idhujtar adhurues të varreve, lufta në Afganistan nuk është luftë islame, shumë nga udhëheqësit e xhihadit Afgan nuk kanë akide të pastër dhe se janë vegla të ushtrive të huaja, dhe shumë dyshime tjerë që ishin shkak kryesor që shumë njerëz të ndalen nga të ndihmuarit e xhihadit Afgan në vitet e fundit. Hoxha Abdullah Azzami –All-llahu e pastë mëshiruar- shpesh ankohej nga kjo (shiko tefsirin e sures Teube), ngaqë nuk kishte informata të mjaftushme se ky grup i devijuar është bija e inteligjencës e ministrisë së punëve të brendshme të qeverisë së Arabisë Saudite, mu ashtu siç ishin kadijanitë bijtë e ministrisë së punëve të brendshme të Qeverisë Britanike. 3.Rabiovcat filluan luftën kundër liderëve dhe komandantëve të xhihadit duke i dekurajuar nga ky xhihad i bekuar, me një fjalë ishin mjet i fëlliqur në duart e të krishterëve dhe sionizmit ndërkombëtar. Më pas filluan luftën kundër dy hoxhallarëve: Sefer Havalit dhe Selam el-Euda dhe shumë dijetar dhe hoxhallarë tjerë të cilët e kundërshtuan futjen e krishterëve në Gadishullin arabik. Më pas hulumtuan dhe kuptuan se hoxha i këtyre dy hoxhallarëve është Muhamed ibën Surur Zejn el-Abidin dhe filluan t’ luftojnë pasuesit e këtyre duke i emërtuar si “Sururijin”. Pastaj vlerësuan se burimi i fjalëve është Sijjid Kutubi dhe të gjithë i emërtuan me nofkë të re “Kutbije”!! Pastaj shikuan dhe vlerësuan një fotografi më të madhe dhe vërejtën se “Kutbije” është një lëvizje e mbushur me lëvizje dhe aktivitet, ngaqë Sejjid Kutubi ishte një mjeshtër i thirrjes dinamike në islam, e kundërta e plogështisë dhe stanjacionit, andaj edhe i thirrën si “Harekijun” (aktivistët apo dinamikët)!! Kjo është rezyme e shkurtër mbi evolucionin e vazhdueshëm të ixhtihadit në emërtime dhe klasifikime, ngaqë ky është kapitali i vetëm që e posedojnë. Këto vlerësime janë enkas vetëm të tyre... 4.Nga historia e tyre shihet qartë se ata janë: Lëvizje politike - e zbukuruar me bukurinë e besimit - e themeluar nga Ministria e brendshme e Saudisë për të aratuar objektivat amerikano-sioniste në luftën kundër xhihadit afgan. Rabiovcat fillimisht filluan të flasin për disa udhëheqës të xhihadit afgan, më pas filluan të flasin për xhihadin afgan në përgjithësi, pastaj për udhëheqësit e muxhahidëve arabë, e më pas kundër dijetarëve dhe hoxhallarëve që ishin kundër okupimit amerikan të Gadishullit Arabik, e më pas filluan të flasin për muxhahidët në përgjithësi të cilët janë kundër amerikanëve në Afganistan dhe Irak, e në fund filluan të flasin kundër çdo hoxhe i cili është aktiv në fushën e davetit. 5.Qeveria Saudite fitoi nga kjo lëvizje, që pushtetin e saj ta përforcoi duke i bindur me këta njerëzit e rëndomtë që t’i binden pushtetit pa marrë parasysh hallin e tyre. Qeveritarët e këtij shteti u japin para dhe pozicione dhe u mundësojnë media dhe minbere për ta përhapur doktrinën e tyre. Rreziku i tyre qëndron në të sa ata mundohen të përzihen në komunitete shkencore, këta i spiunojnë qendrat jetike në Gadishullin arabik dhe sigurojnë raporte për shërbimet e sigurisë për dijetarët dhe hoxhallarët ku shumicën e rasteve janë gënjeshtra, siç u pa në disa raporte që dolën në shesh për njerëzit. Hoxhallarët dhe kërkuesit e diturisë duhet t’i paralajmërojnë popullatën për rrezikun e këtij grupi të devijuar, ta refuzojnë e assesi mos ta pranojnë në mesin e tyre. Institucionet perëndimore e kuptuan realitetin e këtij grupi të lajthitur andaj edhe filluan t’ua rekomandojnë qeverive arabe dhe evropiane për t’i shfrytëzuar në prishjen dhe përçarjen e çdo lëvizje islame...e këtë e dëshmojnë raportet sekrete të zbuluara nga protestuesit në Egjipt si pjesë e konspiracionit të fëlliqur kundër islamit. MEDHHEBI I TYRE: “Këta (rabiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësve Islam, Murxhia dhe Sufi ndaj pushtetarëve, Rafidi ndaj grupeve tjera, Xheberi ndaj jehudive, krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë, Esh’ari ndaj fjalëve të All-llahut dhe të Dërguarit tij, i komentojnë sipas dëshirës tyre, Kadjani në çështjen e Xhihadit, qëndrimi i tyre ndaj Amerikanëve është i njëjti sikurse i Kadjanive ndaj Britanikve”. Rabiovcat e mohojnë veprimin kolektiv (të organizuarit si xhemat), mohojnë legjimitetin e grupeve islame, besojnë se kjo është risi (bidat), njashtu besojnë se kjo është një veprim që është kundër udhëheqësit legjitim. I fshehin të mirat e këtyre xhematëve, nuk i cekin vetëm se gabimet e tyre, i ekzagjerojnë këto gabime dhe i përshkruajnë se këto gabime janë bazë e këtyre xhematëve. Rabiovcat nuk e justifikojnë për pasueeit e tyre të flasin dhe t’i marrin në konsideratë çështjet politike, as nuk mundohen të shtjellojnë çështjet bashkëkohore, ngaqë këtë e konsiderojnë si specifik të udhëheqësit që askush nuk guxon të kyçet në këtë. Besojnë se fokusimi dhe marrja me këto çështje është humbje kohe dhe mundi, dhe se kjo është prej bidatit dhe fitnes. Besojnë se xhihadi është specifikë e udhëheqësve musliman, njerëzit nuk duhet ta mbrojnë vetveten nëse këtë nuk e lejon udhëheqësi i myslimanëve, me këtë ata e shfuqizuan xhihadin, e gjithë kjo me arsyetim se ne nuk mund të përballojmë. Deklaruan se xhihadi kundër amerikanëve në Irak dhe Afganistan është fitne, ngaqë nuk ka flamur të qartë dhe nuk e ka lejuar udhëheqësi!! Ata janë më të ashpër prej të gjithëve ndaj xhihadit të muxhahidëve, ata në këtë seksion më së shumti u ngjajnë Kadjanive!! Mendojnë se është sevap monitorimi dhe përcjellja e myslimanëve ndërsa spiunimin e tyre e shohin prej sevapeve dhe obligimeve më të rëndësishme. Ata janë më të rrezikshëm se shërbimet sekrete të zullumqarëve sepse ata jetojnë në mesin e myslimanëve dhe kërkuesve të diturisë. Transmetohet se një njeri i tha Hudhejes: ky njeri i përcjellë (mbartë) fjalët tek udhëheqesat? Hudhejfa r.a tha: e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut se ka thënë: “Nuk do të hyn në xhenet mbartësi i fjalëve”. Kjo vlen për atë person i cili ia mbartë fjalët udhëheqësit të ligjshëm atë çfarë është e vërtetë, e çfarë për atë që është i paligjshëm dhe fjalë të pavërteta: “Hoxha” i tyre en- Nexhmi ka dhënë fetua se obligohen njerëzit t’i njoftojnë qeveritë e qafirëve në perëndim dhe shtetet evropiane për muxhahidët e gjithë kjo sipas këtij “fenomeni” parandalimi i së keqes!! Përgojimi dhe përgjimi tek këto është fe mu ashtu sikurse që është tukja (fshehja e besimit) tek shitet. Prej besimit të tyre është: diskreditimi dhe zhvlerësimi i thirrësve dhe gjitha ata që i kundërshtojnë duke i përshkruar si të humbur dhe bidatçi, etiketimi i tyre me emra të ndryshëm, spiunimi i disa prej tyre për t’ju bërë dëm atyre, u japin përparësi luftës kundër këtyre para luftës kundër të krishterëve dhe çifutëve nën pretekst e mbrojtjes së bazës së fesë!! Me thirrës këtu kemi qëllimin - gjitha ata që sundimtarët nuk janë të kënaqur me ata, për këtë arsye nxitojnë së gjeturit ndonjë dijetar apo thirrës i cili nuk është sharë nga këto. Kush i kundërshton me një parim prej parimeve të tyre të devijuara, ata e zhvlerësojnë komplet dhe nuk e marrin atë në konsideratë, ndërsa kush nuk pajtohet me to atëherë ai është bidaçi, havarixh, i humbur, kutbi, sururi, hizbi....dhe shumë fjalë tjera që i kam memorizuar dhe aspak nuk ia din kuptimin e tyre. Rabijovcat janë të mashtruar me çështjen “klasifikimi i njerëzve” që hoxha i nderuar Bekri Ebu Zejd e emërtoi si “puna e shejtanit” në librin e tij “Klasifikim i njerëzve mes hamendjes dhe realitetit” i cili është një libër i çmuar.. Rabijovcat me këtë u përngjajnë havarixhve, ata ecin sipas rregullit “Ka devijuar kush ka gabuar”, çdokush i cili ka gabuar (prej tjerëve) ka devijuar, por edhe ketë rregull e zbatojnë duke ecur sipas epsheve dhe dëshirave të tyre. Rabijovcat janë një grup që e “hyjnizojnë” familjen Al Saud edhe pse e pretendojnë njëshmërinë, njëshmëria tek ata është “Njësimi i familjes së Al Saudit me nënshtrim”, ai i cili dëshiron të ketë pjesë nga hidhërimi i tyre vetëm le t’i kundërshton familjen Al-Saud dhe ti lavdëron kundërshtarët e tyre. Ndërsa sa i përket atij i cili haptas e këshillon këtë familje të “shenjtë” ai është: Havarixh, i humbur, hizbi dhe njerëz të konfliktit! Disa do të më kundërshtojnë mbi faktin se ata i hyjnizojnë familjen Al-saud, ju themi atyre: A nuk e bëjnë ata haramin hallall dhe hallallin harami e më pas këto i pasojnë!! Ky është hyjnizimi i tyre!! Rabijovcat gjithmonë janë me atë që qeveritarët e tyre ua bëjnë hallall dhe haram!! Nijetet e afrimit të tyre tek kjo familje e “shenjtë” dallojnë në bazë të personave: prej tyre afrohen për shkak të kërkimit të nënshtetësisë së Arabisë Saudike (kryesisht nga Jemeni, Algjeria ose Jordania), prej tyre për shkak të autoritetit dhe kërkimit të pozitës, prej tyre për shkak të pasurisë dhe parave, prej tyre ziliqar ndaj moshatarëve të tij, ka prej tyre që i kombinojnë gjërat, por ka prej tyre që janë mercenar të rekrutuar nga Al-saud për t’i luftuar muxhahidët dhe reformatorët në emër të “Teuhidit”, urdhrit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Ndërsa tek njerëzit e rëndomtë mundohen të tregojnë se kjo qeveri është i vetmi pushtet legjitim në tok. E kanë ekzagjeruar konceptin e bidatit, andaj besojnë se të luftuarit ndaj një bidati të vogël është më me vlerë se të luftuari ndaj krishterëve dhe çifutëve, megjithëkëtë ata nuk kanë nijet bile ndonjëherë t’i luftojnë të pafetë, andaj ata nuk kanë marr pjesë në xhihad pavarësisht nga numri i madh i fronteve, disa prej tyre pretendojnë se kanë marr pjesë në xhihadin afgan kundër rusëve mirëpo kjo është një gënjeshtër..ata asnjëherë nuk kanë shkuar përtej Peshavarit ose kampit “Sada”, asnjë të shtënë nuk e kanë gjuajtur në betejë [ndërsa disa prej tyre që kanë marr pjesë në trojet tona ata janë penduar tek All-llahu i Lartësuar nga ky “krim”, ketë e kanë deklaruar publikisht me gjuhët e tyre.. vër. përkthyesi] ...ata nuk kanë parime të qarta mbi atë se çfarë është bidat dhe të gjykuarit e tyre mbi individët... realiteti se legjitimitetin e këtyre koncepteve nuk e kanë tjetër vetëm se vegël për të arritur interesin e tyre personal që të afrohen sa më shumë tek udhëheqësit e tyre.. Ndoshta lexuesi do të arrin të kuptojnë konceptin e bidatit tek selefët e më pas të bëjë një krahasim mes tyre dhe deklaratave dhe gjendjes së rabijovcava siç është libri “Usul el-Hukum ala el-mubtedia inde shejkh islam Ibën Tejjmije” (Rregullat e të gjykuarit mbi novatorët (bidatçitë) tek hoxha Ibën Tejjmije) autor Dr. Ahmed el-Haliba Rabijovcat janë njerëzit më injorant në çështjet ku ekziston polemikë dhe metodën e dialogut shkencorë, besojnë se pikëpamjet e tyre nuk pranojnë divergjenca megjithëse ata nuk pajtohen mes tyre, ky paradoks është shumë i ngjashëm me filozofinë e refuzimit. Pavarësisht nga gjithë këto kiamete dhe fatkeqësi ata prapë pretendojnë se janë “selefi” dhe se ata me së shumti e meritojnë këtë emër dhe se nuk ka pjesë në këtë emër përveç ata që i përkrahin dhe janë dakord me mendimet e tyre të humbura! Selefi tek ata nënkupton: ti etiketosh thirrësit dhe myslimanët si: bidaçi dhe njerëz të humbur ndërsa t’i lavdërosh dhe madhërosh sundimtarët -Al-Saud në veçanti- ti pastrosh dhe t’i mbrosh nga të metat, gabimet dhe shkeljet e tyre. T’i luftosh muxhahidët, t’i vësh në dyshim flamujt e xhihadit, t’i luftosh Xhematet islame. Rabijovcat besojnë se janë mbartës të flamurit të “Xherh ue Ta’dil” në këtë kohë, këtë titull ia dhanë hoxhës së tyre aktual “Rabij ibën Hadi el mad’hali” dhe ky i gjorë i besoj këtij titulli dhe filloj të nxjerrë dispozita mbi hoxhallarët dhe dijetarët me gjithë ato marrëzi. Rabijovcat ecin sipas parimit të Bushit në kryqëzatën e tij kundër muslimanëve: “Nëse nuk je me ne atëherë je kundër nesh”, ata që nuk janë dakord me mendimet e tyre, ata janë armiq të tyre!! Atë që nuk i miqëson ata që i miqësojnë dhe nuk i armiqëson ata që i armiqësojnë dhe nuk beson në imamllëkun e atyre që ata besojnë, atëherë ai nuk është ne menhexhin e “selefëve” që ata e besojnë!! VETITË E TYRE: Vetëpëlqimi është veti e shfaqur tek ata: Mendojnë se janë Imamët dhe muhadithët, andaj edhe zhyten në Xherh dhe Ta’dil. Besojnë se vetëm ata janë trashëgimtar të diturisë së selefit dhe se ata janë pronarët e kësaj diturie, e emërtojnë vetveten me tituj të mëdha si: Imam, Muxhtehid, Alamme si dhe shumë tituj tjerë mu ashtu sikurse macja dëshiron ta imiton Luanin në sulmin e tij. Rabij el-Mad’hali thotë: “Sikur të studionte Ebu Hatim dhe imamët tjerë -qoftë edhe Buhariu- një studim të plotë nuk do t’i tejkalonin – sipas mendimit tim - rezultatet që i kam arritur unë, sepse unë –falënderoj All-llahun- i kam respektuar të gjitha rregullat me precizitet”. Dobi: Xherhi dhe Ta’dili për të cilën flasin nuk është për në kohën tonë, por kjo ishte në kohën e shkrimit të hadithit, mirëpo tani dijetarët e hadithit i përcjellin fjalët e dijetarëve të hadithit mbi personat, ndërsa përcjellja e fjalëve të dijetarit nuk konsiderohet Xherh dhe as Ta’dil. Urrejtja dhe zilia thuajse është e natyrshme në to, po sa të ketë divergjenca mes dy prej tyre përnjëherë shfaqet urrejtja dhe zilia dhe mes tyre ndodhin mëkate në etiketimin e njëri tjetrit. Kjo është e dukshme në librat dhe replikat e tyre ndaj njëri tjetrit. Arsyeja për këtë: Mungesa e nijetit dhe sinqeriteti duke ia bashkangjitur qëllimin e keq dhe zemrën e prishur. Rabijovcat janë krijesat më injorante në rruzullin tokësor, hoxhallarët e tyre janë të kujdesshëm që pasuesit e tyre të ngelin injorant duke ua ndaluar leximin nga dijetarët e tjerë...Mos të flasim se hoxhallarët e tyre u mbjellin në zemrat e tyre urrejtje dhe zili ndaj hoxhallarëve, thirrësve, muxhahidëve dhe të gjitha xhemateve islame. Me këtë ata në një masë të madhe u ngjajnë rafidive. Rabijovcat janë prej më zemërngushtëve ndaj personave që nuk janë dakord me mendimet e tyre. Dëshmi për këtë është ajo çfarë ndodhi mes Rabi el-Medhali dhe hoxhës së nderuar Bekr Ebu Zejd All-llahu e mëshiroftë: Ky i pari e shkroi një libër me shpifje dhe diskreditim ndaj Sejjid Kutubit All-llahu e mëshiroftë, u afrua tek hoxha i nderuar Bekri ibn Ebu Zejd -All-llahu e mëshiroftë- për t’ia shkruar një parathënie, mirëpo hoxha refuzoi dhe e kritikoi librin dhe atë çfarë është shkruar. Nuk vonoi shumë kur përnjëherë Rabi el-Mad’hali u ngritë kundër hoxhës së nderuar Bekr Ebu Zejd duke e përshkruar dhe etiketuar me veti dhe emra të fëlliqur, ai dhe nxënësit e tij të mjerë. Prej asaj se çfarë ka thënë Rabia për hoxhën e famshëm Bekr Ebu Zejdin është edhe kjo: “Ai është përkrahës i bidaçive dhe mbrojtës i tyre, hakmerret për pasuesit e bidatit dhe të kotës, zemra e tij është e sëmurë me epsh”. [el-haddul-fasil fi red ala Bekr Ebu Zejd” autor Rabi el-Mad’hali në faqën 5 dhe 98] Rabijovcat prej injorancës së madhe nuk mund të dallojnë mes diturisë së Bekr Ebu Zejdit dhe injorancës së Mad’haliut. Prej kurtheve të rabijovcave dhe dinakërisë së tyre është se i përmendin emrat e dijetarëve të famshëm në bisedat e tyre e më pas apo ne mes tyre i cekin edhe hoxhallarët e tyre, për shembull thonë: Ky është mendim i Ibën Bazit, Ibën Uthejmit, El-Mad’hali, Albani, En-Nexhmi dhe Feuzan. Pra ata i barazojnë Mad’halin dhe En_Nexhmin me Ibën Bazin, Uthejminin dhe Albanin All-llahu i mëshiroftë!! Prej komploteve të tyre është edhe fakti se ata pretendojnë se janë nxënës të hoxhallarëve të famshëm, ata në shumë vende thonë: All-llahu e mëshiroftë hoxhën tonë Ibën Bazin, apo ka thënë hoxha jonë Albani dhe Uthejmini!! Ndoshta disa prej tyre me të vërtetë janë ulur tek këta dijetarë të famshëm, por sigurisht nuk kanë marrë nga ata as dituri e as kuptim e as moral!! Prej karakteristikave të tyre është se posedojnë gjuhë vulgare, shpifje dhe fyerje ndaj dijetarëve dhe hoxhallarëve si dhe etiketimi i tyre me emra vulgar. Në fjalorin e rabijovcave nuk ekziston fjala “drejtësi” e as që e kanë dëgjuar dhe nuk ekziston në librat dhe shkrimet e tyre. I madhi i tyre “Mad’hali” ua ka mësuar gënjeshtrën dhe mashtrimin me librat e tij që i fyen dijetarët. Sa për ilustrim Sejjid Kutubi -All-llahu e mëshiroftë- kështu që ju mund të vëreni se si Mad’hali i cek fjalët e Sejjid Kutubit nga botimi i pestë i librit “Adalatul Ixhtimaije” (Drejtësia Sociale) duke e ditur vet ai se Sejjid Kutubi në botimen e gjashtë është distancuar nga ato fjalë megjithëkëtë ai vazhdon të cek citat nga botimi i pestë i librit!! Njashtu ata cekin citate të Sejjid Kutubit nga librat e tij letrare si libri “Teifl fil Karje” (fëmija në fshat) apo “Etjaf el-Arba”!! Apo nga librat që i ka shkruar në fillim të udhëzimit të tij siç janë: “Meshahid el-Kijame fil Kuran” Adaletul Ixhtimaije fil Islam” apo nga librat që ai është kthyer nga ato mendime apo nga librat që ai nuk ka arritur t’i rishikoj siç është një pjesë e madhe e tefsirit të tij “Edh-Dhilal”. Hoxha i nderuar dhe vëllai i tij Muhamed Kutub –All-llahu e mëshiroftë- thotë: “Librat që i ka porositur (Sejjid Kutubi) të lexohen pak para vdekjes janë: “ Tefsirin e tij (e në veçanti dymbëdhjetë vëllimet e para të tefsirit ngaqë këto pjesë janë të rishikuara dhe kontrolluara dhe këto janë pjesët e fundit që i ka shkruar në jetën e tij dhe është orvatur që në këto pjesë të depozitoj të gjithë mendimet e tij), “Malim fit-Tarik” (Shenjat në rrugë) (i marrur kryesisht nga tefsiri dhe shtimi i ca kapitujve tjerë) “Hadhad-Din” (Kjo fe), “Mustakbel lihadhad-Din”, “Khasais et-Tesvir el-Islami”, “Mukavimat et-Tesvir el- Islami” (ky libër është botuar pas vdekjes së tij) “Islam ve mushkilatil-Hadara” ndërsa librat që nuk i ka rekomanduar të lexohen janë të gjithë librat që janë shkruar para tefsirit të tij duke përfshirë edhe “Adaletul Ixhtimaije” (Drejtësia Sociale)” (mbaruan fjalët e Muahmed kutub All-llahu e sheroftë). Rabijovcat i cekin fjalët e Sejjid kutubit që janë të përngjashme dhe i lënë ato të qartat, i cekin fjalët e Sejjid Kutubit që janë shkruar në mënyrë letrare dhe i mbartin jo në atë qëllim që janë shkruar...S’ka dyshim se Sejjid Kutubit ka gabime në fjalë, ka shumë fraza që e kanë tradhtuar në formulimin e tyre në aspektin sheriatik dhe ka qenë mjeshtër për t’i formuluar në përputhshmëri me legjislacionin islam...por sa janë këto gabime në krahasim me pjesën tjetër të fjalëve të tij!! Sikur ne të shikojmë tefsirin e tij: Ky libër është i shkruar në katërmijë flet me përmasa të mëdha, parashtrohet pyetja sa faqe nga këto janë gabim!? Nëse të gjitha fjalët që nuk janë në përputhshmëri me parimet islame nuk e tejkalojnë as një faqe të plotë, atëherë sa është përqindja!? A është prej drejtësisë që ta lemë pas dore gjithë këtë libër që përqindja e gabimit në të është 0.0025%!! Gabimet që gjenden në këtë tefsir janë jo më shumë se disa reshta, ku janë këto gabime në krahasim me librat e Zamakhsheriut apo tefsiri i el-Fakhr er-Razit apo tefsiret e tjera që janë të mbushura me israilijate dhe akide të Mutezilëve dhe Esharive dhe shumë sende tjera që nuk janë në përputhshmëri me parimet islame...Apo librat e Neveviut dhe Ibën Haxherit dhe shumë libra tjerë të hadithit që posedojnë hadithe të dobëta! Vallë a ti lëmë këto libra e mos ti lexojmë ngaqë në to gabime!! Atëherë vallë çfarë do të na ngelë prej librave të dijetarëve në duart tona!! LISTA E DISA PREJ KËTYRE TË DEVIJUARAVE TË KËTIJ GRUPI: Në Arabinë Saudite: Rabi ibën Hadi el-Mad’hali (ai është i madhi i tyre në kohën tonë: është në pozitën e papës tek krishterët), Muhamed ibën Hadi el-Mad’hali (shpreson të jetë pasardhës i Rabi, mirëpo nuk është më konkurrencë), Falih el- Harabi, Ferid el-Maliki, Saud ibën Salih es-Saadi el-Maliki, Abdulaziz ibën Rejjis er- Rejjis, Terahib ed-Duseri, Abdul-latif Bashamil, Abdulaziz el-Asker, Mahmud el- Hadad el-Misri (të cilën e distancuan rabijovcat), Muhamed ibën Fehd el-Husejn, Mustafa ibën Islamil es-Sulejmani, Bender ibën Naif ibën Sehnat el-Utejbi, Muhamed ibën Umer ibën Salim Bazamul, Ahmed ibën Jahja en-Nexhmi el-Xhazani i cili ka thënë për hoxhën e nderuar Ibën Xhibrinin All-llahu e mëshiroftë se është “gënjeshtar”. Jemen: Mukbil el-Vadi’i, Hasen ibën Kasim er-Remi, Jahja el-Haxhuri. Kuvait: Abdullah el-Farisi, Felah Ismail, Muhamed el-Anxheri, Hamed el-Othman, Salim et-Tavil, Adnan Abdulkadr, Muhamed el-Hamud Në Jordani: Ali Halebi (pronari i vjedhjeve të punimeve shkencore), Meshur Hasan alu-Selman (pronar i vjedhjeve të punimeve studentore), Selim el-Hilali, Umer ibën Abdulhamid el-Batush. Maroko: Muhamed el-Magravi Alzhir: Abdulmelik ibën Ahmed Ramadani, Ebu Ibrahim ibën Sulejman el-Adnani Në mesin a atyre që nuk e di vendndodhjen e tyre: Feuzi ibën Abdullah ibën Muhamed el-Humejdi, Hasan ibën Muhamed ibën Mensur ed-Dagriri dhe shumë tjerë por ndoshta këto që i cekëm janë më të zellshëm në thirrjen e tyre. Shumica e këtyre rabijovcave kanë skandale në : Shpërdorimin e financiare, shkencore, disa prej tyre kanë edhe devijimi morale. KARAKTERISTIKAT QË TREGOJNË PËR TO: Nuk është vështirë të bëhet dallim ndërmjet shkrimeve të Rabijovcave dhe të tjerëve. Rabijovcat bisedën dhe shkrimet ia fillojnë duke kërkuar mbrojtjeve prej All-llahut nga Muxhahidët dhe Hizbijjinjëve e më pas e thonë bismilah. Pothuajse të gjitha shkrimet e tyre janë të kufizuara në: Detyrimi ndaj nënshtrimit dhe respektimit të udhëheqësve, ndalimi i të luftuari të tyre pa marrë parasysh arsyen, tërheqja e vërejtjes ndaj muxhahidëve me pretekst të mosekzistimit të një flamuri të qartë apo mospëlqimi i udhëheqësit, sharja e Sejjid Kutubit dhe konsiderimi si bidaçi, konsiderimi i ihvanëve dhe Hasan el-Bena bidaçi, sharja dhe fyerja e të gjitha xhematëve islame, fyerja e Muhamed ibën Surur Zejn el-Abidin, fyerja e udhëheqësve të xhihadit, fyerja e thirrësve të njohur, denoncohen nga “terrorizmi dhe dhuna”, përkrahje dhe promovim ndaj udhëheqësve musliman e në veçanti (Al- Saud) dhe justifikimin e çdo vepre që e veprojnë ato duke i shtrembëruar tekstet nga qëllimi i tyre. Pothuajse të gjitha tekstet dhe citatet në librat dhe shkrimet e rabijovcave janë identike, me sa duket ato i transferojnë fjalët e njëri tjetrit në të gjithë shkrimet e tyre (gjegjësisht capy&paste). Vëren se si ata i kanë memorizuar disa citate të dijetarëve dhe i përsërisin pa e kuptuar kuptimin e tyre apo e sjellin në atë me çka nuk ka të bëjë. Hoxhallarët – nga të cilët ata marrin citate - numërohen në gishta, prej më të njohurve janë: Rabi el-Mad’hali, Mukbil el-Wadi’i dhe Ahmed el-Nexhmi, ai i cili i cek citatet e tyre në shumicën e rasteve është rabijovc, ngaqë shumica e nxënësve të diturisë kanë referenca nga dijetarët e selefit dhe atyre bashkëkohorë, ndërsa këto nuk janë referenca në mjediset shkencore, e as dijetarët dhe nxënësit e diturisë nuk i cekin e as nuk i mbartin fjalët e tyre. Ata posedojnë mendime që nuk dalin jashtë tyre, të cilat shpesh janë mendimet e hoxhallarëve të tyre për të cilat pretendojnë se këto mendime janë menhexhi i selefit e jo mendimet e tjerëve. Besojnë në këto mendime se është thelbi i Islamit dhe për këto mendime lidhin dashuri dhe shpallin armiqësi, ai i cili është në mendimin e tyre ai është musliman dhe selefi ndërsa kush i kundërshton dhe nuk pajtohet me këto mendime ai është havarixh, tekfirc dhe bidaçi. Fjalët e tyre u ngjajnë fjalëve të plakave të këqija: fyerje, sharje, ofendime, përqeshje, thashetheme, përgojime, shpifje mes njëri tjetrit por edhe me të tjerët!! Ju do të vëreni se si ata sot e lavdërojnë një person e të nesërmit po të njëjtin e shajnë, në mëngjes thonë fjalë miradije ndërsa ende pa ardhur muzgu mirë ata e shajnë dhe e ofendojnë. Kjo është një karakteristik e pandarë e tyre. Njashtu nga karakteristikat e tyre është fakti se ata emrat e tyre i përfundojnë duke e lavdëruar vetveten si: Filani i biri filanit Selefi apo Etheri, apo i bashkojnë ato si p.sh.: Selefi Etheri. Prej atyre që e kundërshtuan këtë emër është edhe hoxha i nderuar “Salih el-Feuzan” që shumë prej rabijovcave i sillen përreth mu ashtu siç sillen milingonat përreth mjaltit. Gjithashtu prej atyre që e kundërshtuan këtë emërtim është edhe hoxha i nderuar Ibën Uthejmini në shpjegimin e librit: “Hiljetu talibil Ilm” të hoxhës Bekri bën Ebu Zejd All-llahu e mëshiroftë.. Disa prej kërkuesve të diturisë janë të etur për ta mbaruar emrin me këto nofka për tu dalluar prej të tjerëve dhe për ta treguar menhexhin e tij, më mirë do të ishte të mos e bëjë një gjë të tillë se kjo konsiderohet lavdërim i vetvetes dhe shkas për vetëpëlqim. SI T’IU PËRGJIGJEMI FJALËVE TYRE: Fillimisht duhet të vërtetojmë saktësinë e asaj që thonë ato për të tjerët, kujdes që fjala e tyre mos të jetë e shkëputur, shtrembëruar apo shpifur, kjo është shumë e përhapur tek ata. Assesi nuk duhet bazuar e as të mbështetmi në të kuptuarit e tyre mbi fjalët dhe citatet që i transmetojnë, përkundrazi duhet të rishikohen fjalët dhe të vërtetohet vërtetësia e tyre dhe të shikohet qëllimi i këtyre fjalëve. Prej adetit të rabijovcave është se ata bazohen në fjalët e paqarta dhe i lënë të qartat, bazohen në fjalët e përgjithshme ndërsa largohen nga ato evidente, ndoshta i marrin fjalët e më hershme dhe i lënë ato të më vonshmet, andaj duhet pasur kujdes nga kjo. Ibën Tejjmije All-llahu e mëshiroftë thotë: “Duhet të shpjegohen fjalët e një filozofi me fjalët e tij njëra me tjetrën, të mblidhen të gjitha fjalët e tij dhe në këtë mënyrë do të kuptojmë se çfarë ka dashur të thotë me një term nëse ai e përdorë, e dimë se çfarë dëshiron me këtë fjalë, nëse kjo kuptohet atëherë e dimë se çfarë ka dashur të flas në të gjitha rastet, ky formulim do të na ndihmojë të dimë atë që ai e dëshiron”. Sa për ilustrim shiko se çfarë ka vepruar Rabi el-Mad’hali në librin e tij “Edva islamije” dhe replikën që ja ka bërë Bekr Ebu Zejd mbi thelbin e çështjes. Nëse i shikojmë citatet e rabijovcave, shohim se hezitojnë konflikt dhe mos përputhshmëri mes tyre, atë që e konsiderojnë bazë, në një vend tjetër e llogarisin risi, atë që e vendosin këtu në një vend tjetër e mohojnë, ai i cili i lexon librat e tyre këtë shumë lehtë mund ta vërejë dhe vërteton, ai i cli dëshiron t’iu kundërpërgjigjet duhet t’i ndjek librat dhe shkrimet e tyre. Një shembull: Hoxhën e famshëm Ibën Bazi All-llahu e mëshiroftë: Rabijovcat e lavdërojnë dhe e konsiderojnë argument për ta megjithatë hoxha i tyre Rabi el-Mad’hali e fyen dhe e poshtëron ashtu siç i ka fyer edhe Albanin, Ibën Xhibrinin, Bekr ebi Zejd dhe të tjerët prej dijetarëve të famshëm All-llahu i mëshiroftë. Do të vëreni se si rabijovcat në një vend transmetojnë citate të këtyre hoxhallarëve ndërsa në një vend tjetër i fyejnë dhe ofendojnë. Ata posedojë shumë hile për tu arratisur nga kundërshtari, vëren se disa prej tyre thonë se xhihadi është obligim kundër armiqve të fesë që janë okupator – në këtë çështje ekziston ixhma (konsensus) - mirëpo në të njëjtën kohë thonë se patjetër në xhihad ka nevojë për flamur legjislativ dhe duhet miratuar nga udhëheqësi musliman, andaj cekin shumë citate të dijetarëve për këtë tematik dhe kjo mund të tejkalon shumë lehtë tek ata persona që nuk posedojnë shumë njohuri për xhihadin. Leja e imamit (udheheqësit) dhe flamuri nuk janë kusht në xhihadin mbrojtës, andaj rabijovcat shpesh i ngarrojnë çështjet për t’i shfrytëzuar injorancën e njerëzve dhe mungesën e informacioneve për atë se çfarë kanë thënë dijetarët. Ai i cili dëshiron t’iu kundërpërgjigjet duhet të armatoset me dituri në çështjet që donë të bëjë polemik. Prej hileve të tyre është se shpesh cekin tekste të përgjithshme - me të cilën i obligojnë njerëzit - ndërsa i fshehin ata të kufizuarat, si për shembull “nënshtrimi ndaj udhëheqësve musliman” ekzistojnë shumë tekste mirëpo nënshtrimi është i kufizuar me: legjitimitet, vepra të mira dhe jo në mëkate, mirëpo këto nuk i cekin thuajse asnjëherë. Ata të cilët dëshirojnë të debatojnë duhet ta dinë se shumë prej tyre janë spiun të shërbimeve sekrete dhe regjimet në pushtet, andaj ai i cili debaton duhet të ketë kujdes e mos të vënë vetveten në kurthet e tyre. Shumë prej rabijovcave të thjeshtë i lajmërojnë hoxhallarët e tyre mbi polemikat dhe debatet që i kanë bërë ndërsa këto “hoxhallar” me rolin e tyre që e kanë u lajmërojnë organeve kompetente. Ata të cilët dëshirojnë të debatojnë me to patjetër duhet të stolisen me durim dhe urtësi ngaqë injoranca e rabijovcave ngre indinjatën dhe zemërimin e të urtit. Shpesh vëren se si personi i cili debaton me to del nga natyra e tij dhe fillon të shaj dhe fyen, e gjithë kjo nga mospasja durim nga mungesa e trurit dhe moralit (të tyre). Njashtu ata që polemizojnë me to i këshillojmë që pas debatit të lexojnë Librin e All-llahut apo libra mbi zbutjen e zemrës ngaqë librat dhe fjalët e rabijovcave ngjallin mizori dhe vrazhdësi në zemër. Propozim: Të mblidhen të gjitha deklaratat dhe fetuatë anormale të tyre (e sa shumë që janë), fyerjet e tyre ndaj dijetarëve (këto janë edhe më shumë) qofshin ato audio apo vizuale në një faqe të internetit dhe të shpërndahen me të madhe në mesin e popullatës së thjeshtë që mos të bien në kurthet dhe hilet e këtyre dhe ta kuptojnë realitetin e këtij grupi të devijuar, kjo është prej thirrjes në rrugë të All-llahut. Rreziku i këtyre nuk është më i mangët se rreziku i Shijave , sufive dhe dervishëve dhe të ngjashmit me këta. Librat dhe shkrimet që flasin mbi këta nuk janë të mjaftueshme ngaqë shumica e popullatës nuk lexon, andaj le të njoftohen nga kjo faqe e internetit sepse ata nuk janë sipas menhexhit të selefit dhe se janë një grup i devijuar i themeluar nga Ministria e punëve të brendshme të Saudisë, mu ashtu siç ishin Kadjanit me britanikët. RREZIKU I RABIJOVCAVE: Rabijovcat nuk përbëjnë asnjë rrezik në komunitetin shkencor ngaqë dijetarët dhe kërkuesit e diturisë e dinë injorancën dhe mungesën e produktit tek ata, përveç asaj se rabijovcat janë spiun dhe mund të ju sjellin dëm. Rreziku i rabijovcave shfaqet në përzierjen me popullatën e thjeshtë të cilët nuk posedojnë dituri, e shfrytëzojnë injorancën e tyre për t’i futur në konfuzion mendjet e tyre dhe për të mbjellë në zemrat e tyre këto ide të prishura. Këta edukohen për t’i shpallur hoxhallarët dhe njerëzit bidaçi, havarixh dhe mëkatar, edukohen për t’i hyjnizuar udhëheqësit, edukohen në përfillje të përgojimit, shpifjeve dhe thashetheme, mizorisë ndaj myslimanëve, pasivitet, ekzagjerimit, asketizmit në thirrje, polemik dhe debat, mungesë të moralit dhe modestisë, lavdi dhe vetëpëlqimit dhe veti të këqija që janë të dënueshme nga sheriati dhe tradita e pastër. Shumë prej njerëzve i ngarrojnë Rabijovcat me Selefit , ky konfuzion u bë i qartë gjatë revolucionit arab e në veçanti në Egjipt, kur disa rabijovca dhanë fetua që popullata mos të del në protesta dhe thanë se dalja në protesta është haram. Shumë prej njerëzve menduan se ky është qëndrimi i “lëvizjes selefiste” andaj edhe nisi fushata e madhe në media kundër tyre, ndërsa në fusha ka pas disa fjalime dhe përleshje për shkak të këtij konfuzioni tek popullata e thjeshtë. Ky konfuzion në disa shtete që nuk e dinë realitetin e këtij grupi mund të jetë edhe më i rrezikshëm ngaqë shumë të rinj të etur për dituri të sheriatit mund të mashtrohen pas tyre dhe të bien në kurthet e tyre e ta pasojnë menhexhin e tyre të humbur. Kjo ka ndodhur në Algjeri dhe dëshirojnë e njëjta të ndodhë edhe në Tunizi dhe Marok. Lusim Allllahun e lartësuar t’i mbroj rinin islame. Popullata e thjeshtë nuk e dinë realitetin e rabijovcave, andaj mund të mashtrohen me fetuatë e “hoxhallarëve” të tyre që janë pro dhe që i arsyetojnë udhëheqësit zullumqar që nuk gjykojnë me ligj të All-llahut, i miqësojnë armiqtë e All-llahut , e vjedhin pasurin e popullit, e humbin dhe asgjësojnë energjinë e Umetit dhe luajnë me ardhmërinë e tyre. Disa mendojnë se rreziku i Rabijovcave filloi të asgjësohet, po, kjo është e vërtet në Nexhd dhe Hixhaz dhe në disa vende tjera ku dijetarët dhe nxënësit e dijes janë më shumë me numër. Mirëpo në disa shtete tjera vazhdojnë të jenë rrezik, ca prej tyre ka filluar të aktivizohen nëpër forume dhe ueb-faqe e në veçanti në mes së popullatës së rëndomtë. ÇFARË DUHET VEPRUAR NË DREJTIM TË RABIJOVCAVE: Duhet t’ua tregojmë njerëzve realitetin e tyre që nuk janë në menhexhin e selefit dhe se ata janë grup i veçantë me njerëzit dhe besimet e tyre, e kjo arrihet duke ndërmarrë një fushatë të madhe mediatike në një nivel të lartë në një komunitet përkatës e kjo sot është shumë lehtë, e në veçanti në praninë e rrjetit global internetit. Duhet paralajmëruar rininë nga rrëshqitja në humnerën e errët të rabijovcave, sidomos ata të rinj që posedojnë dituri të cektë. Duhet mbrojtur popullatën e rëndomtë nga ata duke botuar libra, shpërndarë audio inçizime të dijetarëve të besueshëm, prej librave të rëndësishëm në këtë seksion është libri i Bekr Ebu Zejdit “Tesnifun Nas bejnedh-dhani uel-jekin “Klasifikimi i njerëzve mes hamendjes dhe realitetit”. Njashtu duhet rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi parimet islame dhe duhet kultivuar parimet që janë në kundërshtim me mendimet e rabijovcave siç janë: Respektimi i dijetarëve, mos hyjnizimi i sundimtarëve, të njoftohet popullata e thjeshtë me realitetin e hoxhallarëve të tyre që janë shndërruar tek ata pol prej poleve të tokës dhe cep prej cepeve të globit. Dijetarët dhe hoxhallarët duhet t’i paralajmërojnë popullatën nga rreziku i këtyre dhe të tregojnë realitetin e tyre, kjo është një lloj xhihadi dhe mbrojtje e fesë, rreziku i këtyre nuk është më i vogël se rreziku i Murxhive, Havarixhve, Shijave dhe Sufive, ndoshta rreziku i këtyre edhe më i madh, ngaqë këta pretendojnë se janë përkatës së “Selefive”, ndërsa rabijovcat me agjendën e veçantë për t’iu shërbyer krishterëve dhe çifutëve. Disa rabijovca në disa forume dhe portale islame nuk kanë tjetër preokupim vetëm se sharjen dhe fyerjen e dijetarëve dhe muxhahidëve, dhe glorifikimin e Al-Saud dhe sundimtarët e tokave arabe. Me postimet e tyre vetëm se e fëlliqin çiltërsinë e shumë forumeve islame, andaj i sugjeroj mbikëqyrësit e këtyre forumeve që t’i dëbojnë apo t’i heshtin që forumeve t’ju kthehet çiltërsia. Shumica e rabijovcave në forume janë punonjës të shërbimeve të inteligjencës së Saudisë, Jordanisë, Algjerisë dhe etj. PËRHAPJA DHE NDIKIMI I TYRE: Qendra e rabijovcave është Gadishuli Arabik, qeveria al-Saud vazhdon t’i mbështet me të madhe pavarësisht nga besimi i disa personave se rabijovcat janë në zhdukje të sipër. Realiteti është se ata vazhdojnë të jenë mjeti kryesor në fushën e konflikit mes dijetarëve për të dobësuar dhe minimizuar ndikimin e tyre në shoqëri, njashtu përdoren për të diskredituar xhihadin dhe muxhahidët dhe largimin e njerëzve nga të ndihmuarit e xhihadit për të realizuar agjendën amerikano-çifute. Ndikimi i tyre në Emirate, Kuvajt, Egjiipt, Jordani është i dobët por me një prani të dukshëm ne Algjeri. Thirrësit e këtij menhexhi kanë filluar të përhapen edhe në Afrikë të mbështetur nga qeveria e Riadit, njashtu kanë prani të dukshme në Evropë dhe Amerikë. Fatmirësisht që nuk janë të mirëpritur, mirëpo janë të mbështetur nga sundues dhe janë të fuqizuar nga mediat, fakultetet, shkollat dhe universitetet. Ajo e cila na ka arritur se disa shtete të gadishullit arabik kanë kuptuar se rabijovcat nuk janë besnik ndaj vatanit të tyre, filluan t’i përcjellin dhe të jenë nën hetime për të fituar besnikërinë e tyre, mirëpo ato zbuluan se rabijovcat besnikërinë e kanë vetem tek Al-Saud e jo qeverive të shteteve origjinë të tyre. Andaj disa qeveri të këtyre shteteve kanë vendosur disa kufizime për rabijovcat dhe mos lejimi i botimit të disa librave. Ndërsa disa qeveri tjera kanë arritur të blejnë besnikërinë e tyre dhe i bënë avokat për sundimtarët e këtyre vendeve. ANEKDOTË: Para një kohe ishim me një takim me disa hoxhallarë dhe u hap tema e rabijovcave, e dikush prej të pranishmëve tha: “Ik nga rabijovcat ashtu siç ik prej të sëmurit nga lebrosa”, Hoxha tha: Jo por “Ik prej të sëmurit prej lebrose ashtu siç ik prej rabijovcave” E pyeta hoxhën se nga kjo? Hoxha mu përgjigj: a nuk e ke dëgjuar poetin duke thënë: Çdo sëmundje vetëm se ka ilaç për sherim... por torollaku (ahmaku) nuk ka shërim. Lebrosa është sëmundje në trup e cila është shumë më e lehtë se sëmundja e rabijovcave që është më mendje dhe zemër, të sëmurit në lëkurë ndoshta shpërblehen, ndërsa rabijovcat janë ithtar të thashethemeve, shpifjeve, shtrembërimeve të fesë, ithtar të tradhtisë janë armiq të miqve të All-llahut prej dijetarëve dhe muxhahidëve. All-llahu është më i Dituri. Salatet dhe selamet kofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, familjen dhe shokët e tij. Përktheu: Abdyl FUGA
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 22:30:57 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015