NJOFTIM PËR MEDIA, 14.09.2013 Njoftim për media Nisma Qytetare - TopicsExpress



          

NJOFTIM PËR MEDIA, 14.09.2013 Njoftim për media Nisma Qytetare për Ferizaj – NQF, pas certifikimit nga KQZ-ja me 10.09.2013 njofton opinionin me kandidatin për Kryetar Komune dhe me kandidatët për Kuvend Komunal të Ferizajt për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Nga NQF-ja, kandidat për Kryetar të Komunës së Ferizajt është certifikuar kandidati BASHKIM FAZLIU, i njohur me nofkën MIGJENI, i cili njëherit është edhe Bartës i Listës së Kandidatëve për Kuvend Komunal. NQF-ja në këto zgjedhje konkurron me 30 kandidatë për Kuvend Komunal të Ferizajt, me një substancë që asnjë subjekt nuk e ka pasur deri më tani. Lista është gjithpërfshirëse, duke krijuar një ekip fitues i përbërë nga profesione dhe fusha të ndryshme, njerëz me autoritet, intelektual, aktivistë të shoqërisë civile si dhe të çështjes kombëtare, veteranë, pastaj janë të përfaqësuara edhe komunitetet si komuniteti shqiptaro-katolik, komuniteti ashkali etj. Struktura gjinore është më e përfaqësuara nga të gjitha subjektet, me një përfaqësim të femrave kandidate prej 40%. Poashtu, kemi gjysmën e kandidatëve të moshës rinore 20-30 vjet, duke mbajtur premtimin se rinia do të jetë maksimalisht e përkrahur. Kësisoi nga 30 kandidatë, 12 janë femra dhe 18 meshkuj. Mosha mesatare e tërë ekipit është 33 vjet. 50% e kandidatëve janë mes moshave 20-30 vjet, ndërsa 11 mes 31-41 dhe 4 nga 42-55. Nga gjithë kandidatët vetëm 2 kanë qenë kandidat të mëhershëm, ndërsa 28 prej listës apo 93% janë për herë të parë kandidat për Kuvend Komunal, duke i ofruar qytetarëve të Ferizajt mundësinë e përzgjedhjes së përfaqësueve të ri dhe të përkushtuar. Nisma Qytetare për Ferizaj mbetet e palëkundur në vizionin e saj për t’i ofruar qytetarit ferizajas e më gjërë zërin e tyre si qendër e vendimmarrjes, fuqizimin e rinisë në vendimmarrje, fuqizimin e diasporës shqiptare si dhe respektimin institucional të të gjitha kategorive të dalura nga lufta. Ne jemi adresa e vetme e drejtë e përfaqësimit të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe zëri i tyre i pakompromis kur është fjala tek mbrojtja dhe përfaqësimi i interesave të tyre. Në vazhdim kemi listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013: Nr. Emri Mbiemri 1 BASHKIM FAZLIU (MIGJENI) 2 AFRIM KONJUFCA 3 ARTA BEQIRI 4 NAZMI BALIJA 5 JETON BERISHA 6 ARBËRESHA JASHARI 7 DIAMANT AZIRI 8 JAKUP SABEDINI 9 FLORIJE VLLAHINJA 10 NEHAT SELIMI 11 HALIM AVDYLI 12 FLUTURIJE MUÇA 13 BARDHYL SHEHU 14 MERGIM ZEQA 15 SHQIPE MUSTAFA 16 FARUSH KALANICA 17 LAURIM IDRIZI 18 XHYLFERIJE MUSTAFA 19 FATON HAJDINI 20 LIRIDON VRANOVCI 21 ARIANA LIKA 22 AMBROZ AVGUSTINI 23 QERIM HALITI 24 VAHIDE DERGUTI 25 AGIM ALIU 26 NAGJIJE SHALA 27 KADRUSHE GASHI 28 SHUKRIJE ISMAILI 29 ABDULLAH SELIMI 30 GENTIANA HASANI Me shumë respekt, Ferizaj, 14.09.2013 Bashkim Fazliu Migjeni Kryetar, Nisma Qytetare për Ferizaj
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 13:47:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015