NJË SHAKA FORT E HIDHUR Oh, çfarë lumturie! Kishte mbajtur - TopicsExpress



          

NJË SHAKA FORT E HIDHUR Oh, çfarë lumturie! Kishte mbajtur një orë e ca një fjalim të jashtëzakonshëm në mes të pallatit të kongreseve, rrethuar nga kamerat e të gjitha televizioneve. Të gjithë e kishin ngrënë se kishte folur pa letër. E kishte elektrizuar sallën. U kishte dhënë dërmën kundërshtarëve. Me sy gjysmë mbyllur, ulur në kolltuqet e kuq, përmbi thirrjen e turmës që brohoriste emrin e tij, prej pesë minutash, dëgjonte si nanurimë zërin e gruas së dytë: ”Je i madh, je i madh! E fitove dhe të tretin! ” … - Zoti kryeministër! Zoti kryeministër! Ishte zëri i ndihmësit të tij të parë, atij zeshkanit me flokë të gjata që i dukeshin përherë si të palara. Atij që i kishin ngjitur nofkën Rasputin. Duhej të kish lajmin më të rëndësishëm të jetës, perderisa guxonte ta shkëpuste nga shijimi i kësaj gjëndjeje. - Zoti kryeministër! Ka një lajm të tmerrshëm! Ai pa fytyrën e shtrëmbëruar të ndihmësit dhe brofi në këmbë. I futi krahun dhe iu drejtua daljes. Delegatët vazhdonin të brohorisnin duke luajtur me tullumbace rozë. Muzika amerikane gjëmonte. - Çfarë ka mo, se më vdiqe, - i tha ndihmësit që s’i kish mbetur pikë gjaku në fytyrë. - Zoti kryeministër. Po ndodh diçka e tmerrshme. - Nxirre atë dreq fjale! - Zoti kryeministër! Po shthuret shteti. - Siiiii? -Po. Gjithçka filloi pesë minuta më parë, kur ju ishit ende duke folur. Në një çast doganierët ulën trarët e doganës dhe asnjë maune nuk u lejua të hyjë. Vinçat në port ngelen me mallra në ajër. Në spitale kirurgët i lanë pa qepur plagët e pacientëve. Burgjet u hapën dhe të burgosurit pa faj dolën rrugëve duke kërkuar shtëpitë e prokurorëve. Tagrambledhësit vrapuan drejt bashkive për të ndryshuar emrat. Në shkolla mësuesit ndaluan të shpjegonin. Të gjitha zyrat e shtetit u mbyllën dhe nëpunësit dolën shesheve duke bërtitur me të shara: «Kështu nuk punohet!» KëKëRëTë-të i dhanë të gjitha sheshet e ndërtimit, pa pyetur fare për ju. Një tmerr! Një tmerr! … - Ou, ç’paskam bërë!, - tha kryeministri duke i rënë ballit me dorë. - Ç’keni bërë? - e pyeti ndihmësi i shqetësuar. - Në një çast, kur po lexoja fjalimin që më kishe përgatitur ti, rreshtat në ekranin e fshehtë m’u bënë lesh e li dhe duke dashur të gjeja fillin e fjalimit bëra një shaka… - Ç’farë shakaje mor, aman, se na vdiqe? - e pyeti ndihmësi duke imituar instiktivisht mënyrën e tij të të folurit. Me sytë ulur poshtë, si i zënë në faj, kryeministri, njëherësh edhe kryetari i partisë më të madhe të vendit, tha: - I bëra thirrje qytetareve, si kryeministër, që të mos paguanin që sot e tutje asnjë lek për korrupsionin… Ata më paskan besuar… Ishte një çast… Ndihmësi i kërciti një shpullë. - Çfarë ke bërë, more injorant! Shko tani vrap në podium dhe kërko falje të sinqertë. Thuaju që bëre shaka. Vrap! Trap! Ky tregim u mor sot nga vellimi me tregime "Kontrate per Kadaver", botim i shtepise botuese "ILAR". U fut per botim me dhjetor 2005 dhe doli nga botimi dhjetor 2005.
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 20:55:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015