Na vellimi poetik...."Drejt te panjohures" Katrahur - TopicsExpress



          

Na vellimi poetik...."Drejt te panjohures" Katrahur marrësish..Përmbledhje…. Është e marrë tha dikush,ta hedhim në gropën e lutjeve, Katrami përmend të gjallët,marrëzia ka kufirin e ndëshkimit, Si mençuria gropën e përdhunimit, Kanë hedhur të dyja në skëterrë njeriun zezak, Luftë ndërmjet bandash në kështjellë yjesh të marrë. Ku qëndron kuptimi i këtyre shekujve, Njeriu kafshë kafshon vetveten, Rrënjët e një pylli abstrakt, nëpër ferrin e djallit, Shtrat të rrëmbyeshëm një e nga një copëton, Ndër dhëmbët e Universit paqen e vetvetes kërkon,është vonë?!! Unë një grimcë e tyre ndër duar kërkoj dritën, Me këmbët gjysmake, hollake,ngritur pezull në ajër të gjymtuar. Unë nuk jam e marrë në këtë boshësi, Nuk jam abstrakte mes gjysmës së hënës së shuar, Nuk jam gurë shahu. Ku duar të huaj dhe gjuhët nepërkë duan rrëshqitjen time. Abazhuri është fikur me dritën e syve të mi, Ndriçoj këndin e kërminjëve të ngathët në errësirë, Ushtarët e zinj të fushës së lojës kundërshtare, Me bajonetë rrethuar globit, Mes shandanëve të përgjimit ku përgojojnë ligështimin, Unë mes tyre përpëlitem nën ethesh dimri. Vallë çfarë them dhe mendoj!! Jam e marrë e çliroj mushkëritë, Mbështetur mbi tryezë rënkoj me germat e hallakatura, Ku çalë- çalë po ndërtojmë një poezi akuze, Ato janë si robot ndër gishtërinjtë ku prekin bojën e penës. Derdhin lot mbi fushën e ngratë nga përdhunimet e shpellës, Magji e nëndheshme që virgjërinë me cip të trashë nuk e sheh, Do të le trungun e njerëzimit të pa anë,të pa prekur, Aty në qoshe të një parku të heshtur as një milingonë nuk pipëtin, Rrëzuar këngët e zogjve ndër pemët e trishtuara nga lëngimi i botës këto ditë, Sendet përreth janë veshur me pluhur të hollë të mëngjeseve, Të pakapshëm si një vezullim i s’qullët, Ndër shqisash që nuk zgjohen në këtë mbretëri shtresash të palara. Nuk të mbulojnë netëve po grinden me kryqet, Jeta është spektër i të kundërtës së tyre, është mohuese, Ku përqafoj pluhurin dhe thellësisë, i lë sytë e mi, Ajo ligështi me qorton me pamjen e një burri të moshuar, Ku ankthi përdredh zverkun e rrudhosur nga vitet. Jam e mpirë e tendosur në këtë marsh, Bandë muzikale e shurdhët, Dënesë, përpëlitje, mur kërcënimesh... Hedh sytë përtej dritares gjysmë të hapur, Trëndafilat kokulur, fërgëllimat e pranverës nuk zgjohen, Në majën e krevatit në terrin e vetmisë, Ngrihem e ngrihem çdo mëngjes, Ku shtyje disqet e jetës, Nuk jam e marrë kur copëtoj germat, Dridhem e tëra ku një thel limoni tharton urën e shpëtimit mes dallgëve. Në murin e vërtetësisë vendos metaforën, Hidhërimit i vë prangat e heshtjes, Nuk mund të bëhem e marrë, kur një dorë puthitet me timen, Pickimi i një gaforre të detit nuk më lëndon. Dyshimi gëlltit ujërat përtej universit, Nuk janë të largëta, ndër dellet e frymëzimit, Ka lënë gjurmë e vërteta. Nuk kam frikë nga muri i ngritur, Kam hedhur shpatullave mantelin e dashurisë që më mbron, Lëkura e kohës shket si hije e trembur, Nën çatitë e lisave shndërron vetveten si gjarpri i stinëve. Barka u ndal në molin e të ardhmes, Një qen i vetmuar përball meje ndërron rrugën, Statujat u veshën me dritat e natës, Shkëlqimi i ditës pret lindjen e vetes. Nuk jam e marrë.. Jetoj nëpër rrjeta merimangash që nuk flenë të qeta, Kanë mbërthyer hijen time dhe të kësaj botë, Si një statuje zezaku në mërgim, Unë shoh një vazo të kristaltë, Ngazëllim ngjyrash tek luajnë me petkun e ylberit, Nuk i besoj Statujës së lirisë, Në majën botës... Sa e sa dhëmbë do të copëtojnë këtë fjalë, Deri sa të kulloj një e vërtet që dritë nuk sheh, Duan të veshin akoma dhomën e botës me ngjyrë të errët, Nuk mjafton kjo errësirë, Duke e ditur që të marrët thonë përherë të vërtetën. Ja, ra sahati i universit, lajmëroi një Katrahurë, Mbi Statujat e zezakëve të vjetër, Do shuhet kujtimi i tyre, Gëlltitja e re e kohës ngreh shuplaka të reja, Dhimbje me shëmbëllimin e një statuje tjetër të lirisë, Kushedi ku është kyçur çelësi e horizontit, Nuk jam e marrë po një kafshë e frikësuar, Dua të ndez dritën në këtë Apokalips pa puthje, Është kurth kjo era e re, Epshet e reja ngërdheshin të vjetrat, Në krye të botës është ngritur shpata e gjakderdhjes Më shumë se një ujëvarë, Puthjet janë të neveritshme, Nuk duhen buzët e çelura ndër gishtërinj plumbash, U tkurren kërmijtë nuk japin shenjë jetë, Bletët u ndalen vetëm në një fole... Statujat morën forma fëmijësh me sy të shqyer. Unë nuk jam e marrë për këtë që ju them. Zilja e të vërtetës Kumbon ndër veshët e mi, Unë shikoj lotët e ANA MARISË, Ndër faqesh të ndukura nga dhimbja gjak, Statujat e ndëshkimit fluturojnë mes nesh, Nuk dua të plakem nën brinjët e Djallit, I kam frikë statujat...rrëzojnë qerpikët e mi... Botën groteske mbërthej ndër grushte, Dua të gjej një fillim... Në këtë katrahurë Përmbledhjesh...!
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 05:37:40 +0000

Trending Topics



div>

Recently Viewed Topics




© 2015