Napoli i hap rrugë Zunigës, të hënën takim në Torino Fakti - TopicsExpress



          

Napoli i hap rrugë Zunigës, të hënën takim në Torino Fakti që Huan Kamilo Zuniga kërkon me çdo kusht Juventusin, ka bërë që Napoli të lëshojë, pas më shumë se një muaji që vetë futbollisti ka bërë presion për t’u larguar. Për këtë arsye, dje nga Napoli theksojnë se presidenti Aurelio De Laurentis është dakord që drejtuesit e klubit të takohen të hënën dhe të dëgjojnë kushtet e bardhezinjve për futbollistin e nënkampionëve të Italisë. Por duke marrë shkas nga ky fakt, edhe vetë napolitanët do kenë një rast që përveç shitjes së kolumbianit Zuniga, të kuptojnë mundësitë e një blerjeje të sulmuesit Alesandro Matri, për të cilin do ofrohet Zuniga dhe një shumë prej 5-6 milionë eurosh.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 18:50:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015