Nasip Naço: Qeveria hoqi defakto imunitetin, s’ka barriera për - TopicsExpress



          

Nasip Naço: Qeveria hoqi defakto imunitetin, s’ka barriera për hetimin e zyrtarëve të lartë Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp deklaruan se institucionet që ata drejtojnë janë të vendosur që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dy ministrat kanë komentuar vendimet e fundit të qeverisë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deklaroi se do të çojnë në Parlament ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat heqin defakto imunitetin për zyrtarët e lartë. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, pohoi se këto masa do të japin efekte reale në luftën kundër korrupsionit. “Qeveria ka marrë sot një nga vendimet më të rëndësishme . Një nga ndryshimet thelbësore që do shkojnë në Parlament janë ndryshimet që kanë të bëjnë me imunitetet e gjyqtarëve që u propozuan, por nuk u ndryshuan në Kodin e Procedurës Penale. Ne duam të dekurajojmë korrupsionin. Jemi të bindur se me masat e marra do të luftojmë realisht korrupsionin. Duam të luftojmë në zemër korrupsionin, duke vendosur sekuestro dhe konfiskim të pasurisë për të gjithë ata që vërtetohet korrupsioni”, deklaroi Naço. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka pohuar gjithashtu se imuniteti për zyrtarët e lartë nuk ishte hequr rreth një vit më parë, pasi parashikohej në Kodin e Procedurës penale. Ndërkaq, ministrja Gjosha deklaroi se është e vendosur të çojë përpara reformat për integrimin. “Ky plan veprimi vijon pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian. Ministria e Integrimit do të punojë me të gjitha ministritë për të vazhduar punën për të luftuar korrupsionin. Jemi të vendosur t’i çojmë këto reforma deri në fund. Këto hapa konkret që janë marrë do të shpalosen edhe në një tryezë të rrumbullakët ku do të marrë pjesë edhe Komisioneri Stefan Fyle”, deklaroi Gjosha.
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 09:54:08 +0000

Trending Topics



class="stbody" style="min-height:30px;">
Bargain Black Friday Stephen Joseph Robot Go Go Backpack Cyber
Well, the last hour was a scary one! First, I let Maizzy drive all
Extreme feminist stance is that women should not enter into any
Night #2 in Sedona. Awesome. Couldnt have planned this. My
PT XL Axiata Tbk (EXCL) belum menginformasikan niatnya

Recently Viewed Topics




© 2015