Ndarja e Kosoves, nuk është zgjidhja por komplikimi (Reagim - TopicsExpress



          

Ndarja e Kosoves, nuk është zgjidhja por komplikimi (Reagim ndaj deklarates së Ambasadorit Britanik në Beograd zotit Ivor Roberts) Shumica e punonjësve diplomatik në qarqet e ndryshme botërore, theksojn dhe japin mendime të ndryshme lidhur me zgjidhjen e çështjeve tona kombëtare, madje, edhe pa u thelluar fare në esencen e problematikes! Problemet tona janë shekullore, bile pa u hamendur fare mund të them se pjesë përbërëse e këtij lëmshi të mbështjellur me fill fare të humbur, është edhe diplomacia e vjeter e Mretërisë së bashkuar, e Frances, pastaj e asaj Austro-hungareze, Gjermane deri tek ajo Ruse. Kjo e fundit, është njëra prej atyre mbretërive të hershme, e cila prej interesave të veçanta, e shtynte popullaten e saj të migroj drejt vendeve të ndryshme të Evropes si: në jug-lindje, jug dhe perëndim! Jo rastësisht, e bartnin edhe emrin e tyre si shtet nëpër dekada i njohur Jugosllavija, pra, si sllavët e jugut. Me siguri, kjo nuk do të ishte e mundur, të depërtonin në brendin e teritoreve të huaja, pa patur një mbështetje të fortë, si në rrafshin politik, atë gjeostrategjik dhe ushtarak. Por kjo, serbisë nuk i ka munguar kurrë, sepse prapa krahve të saj me të gjitha mjetet dhe në të gjitha sferat, e gëzonte mbështetjen dhe përkrahjen solide të popullit të vet vëlla për nga gjaku, pra nga ai Rus. Rusia në një kohë deri në vitin 1917, ishte mbretëri, dhe e përkrahte me të gjitha mjetet Mbretërin Serbo- Kroato- Sllovene. Më pastaj u bë si Republikë Socijaliste- Komuniste. Si e tillë, ishte shumë e rrezikshme gati për të gjitha vendet e botes në përgjithësi dhe për të gjitha vendet Europiane në veçanti. Dihet fakti i ushtrimit të dhunës barbare bile edhe ndaj popujve të vetë vëlla si ai: çek,polak, bullgar, lituan, leton, eston e pastaj edhe ndaj atyre pak sa më të largët si: Norvegjezë, finlandez, suedez, danez hungarez dhe veçanarisht ndaj popullit tonë shqiptar. Tangjentja e lidhur e Kishes Ortodokse, kishte thurur me kohë programe të tilla, të shtrirjes teritoriale, nga Paqësori e deri te deti Adriatik, Jon e ai mesdhe! Kjo, jo vetëm për tu bërë vendi me një shtrirje më të madhe teritoriale por, edhe për të shtrirë një ndikim dominues në rrafshin politik, gjeostrategjik, ekonomik dhe atë ushtarak. Natyrisht vjen pyetja, çfarëdo të ndodhte sikur kjo të ishte e realizueshme per ata? Po sigurisht se ndikimi i tyre do të ishte dominant edhe në tërë globin, meqë, me sjelljen nën kontroll të nyjeve lidhëse midis tre Kontinenteve siç janë: Europa, Azia dhe Afrika. Ata do të ishin edhe vendimmarrësit kryesor për politiken, ekonominë, tregtinë por edhe për dominancen ushtarake. Askush asgjë sdo kishte mundësi të bëjë pa lejen e tyre. Bota do binte në një skllavëri të re faraonike, kësaj radhe të atij sllav. Ekzistenca e shumë popujve do të ishte shuar tërësisht. Për të arritur këto qellime, ata kanë përdorur mjete dhe metoda ndër më të ndryshmet, si: çfarosjen, spastrime etnike, vrasjet makabre, terror të përmasave më të egra, asimilimin, çvendosjen e popujve nga teritoret e tyre etnike e kështu me radhë. A nuk jemi ne shqiptarët sot, deshmia më e mirë okulare e historisë moderne, lidhur me këto ngjarje që na sollen deri në këtë pikë? Të gjitha ato që thashë më lartë, janë deshmi të pakontestueshme të ngjarjeve dhe ndodhive tona, në periudhat e ndryshme të historisë sonë kombëtare. Madje, veprimet e tyre kan ndryshuar, tonet, ngjyrat, sjelljet por, caku dhe qellimet kanë qenë dhe kanë mbetur gjithnjë të njëjtat. Ato caqe, qellime dhe akte të kryera, sot falenderuar qoftë Zoti, janë të ndaluara edhe me rregulla nderkombëtare. Mirëpo, më befason fakti tjeter, kur dihet se gjëra të tilla po ndodhin edhe sot në botën bashkëkohore, edhe përkunder faktit se ato janë të sanksionuara me ligje dhe rregulla nderkombëtare! Mbështetja kryesore faktike e ktyre krimeve vjen pikërisht, nga Komunizmi në përgjithësi dhe Sllavizmi në veçanti. Jo vetëm kaq, shtetet sllave, janë edhe gjeneratori kryesor i këtyre problemeve dhe kërcnimeve. Aty ku janë kryqëzuar interesat e tyre, aty ska as paqe dhe as mirëqenie në botë. Kërcënimi, është mjeti i parë dhe i fundit i tyre për të zgjidhur diçka në favorin e vet. Mbështesin Sirinë në njëluftë të tmerrshme vëllavrasëse, mbështesin Korenë veriore, ku vetëm për një fije floku qendron kufiri midis luftës dhe paqës mes atyre dy popujve vëllezër, mbështesin forcat Kineze, kunder popujve vëlla indokinezë siç janëai Koreano jugorë dhe Japan, mbështesin vendët e ndryshme të amerikes latine, ku kërcënimet e luftrave vëllavrasëse janë të ndara për tehun e mprerë të shpatës! Vetëm SHBA, qendron përballë këtij tmerri kërcënues botëror, duke stabilizuar rajone të tëra në paqe, dashuri dhe begati socijale. Europa, ka një rol që duhet ta luaj me vendosmëri tani e tutje. Meqense edhe ajo është e kërcnuar masivisht nga e njëjta struktur politike dhe ushtarake, i takon jo vetëm roli ndërmjetësues, por edhe ai diktues,për të sjellur paqe dhe drejtësi të qendrueshme në botë, e mbi të gjitha në kontinentin e vet Europë. Po deshi ta bëjë këtë, Europa, nuk mund të jetë efikase në kryerjen e detyres së saj, duke dëmtuar popuj, në numër të popullates, në teritore të saja gjeografike, apo edhe në shkeljen historike të së drejtes dhe ekzistences së tyre! Europa, sot ka marrë një detyrë të rëndë mbi supet e veta. Duke dashur të integroj në legjislacionin e vet, si në aspektin teritorial gjeografik dhe atë ligjor, ka marrë përmasa të mëdha të futjes së shteteve të ndryshme në gjirin e vet. Shumëçka, nuk i takon natyrshëm këtij gjiri. Madje, ta fusësh në gji një shtet siç është Serbia, është, sikur tja futësh infektimin me kancer një organizmi të shëndosh! Serbia pra, do të jetë Kancer i shoqërisë Europiane në të gjitha fushat: socijale, teritoriale, ekonomike ushtarake etj. Unë, jam i sigurtë se, edhe diplomati Britanik ka njohuri shumëtë mëdha për këtë çështje prandaj, ja rastësisht, e jep edhe iden sikure një Kirurg i specijalizuar, ashtu që me prerjen e një pjese, duke heçur infektimin me skalper, mendon ta ruaj pjesen tjetër të shëndosh të trupit të operuar! Megjithatë, ai nuk e kupton ose nuk don të kuptoj se, një kancer femëror është si një krimb, kudo që ta preshë, ai rigjenerohet përseri, duke mos shterruar së jetuari në një trup të shëndosh! Dhe trupi i shëndosh mbetet përherë pacient i pasheruar. Përveç kësaj, jam I detyruar ta kujtoj diplomatin se, kjo çështje nuk mbaron vetëm me kaq, mbase, kemi edhe pakica tjera të ndryshme, të cilat jetojnë në formë enklavash serbe në teritorin e Kosoves. Bie pyetja, vallë, si e ka menduar diplomati Roberts, zgjidhjen e tyre? Të prehen edhe ato teritore në brendin e Kosoves, duke e bërë Kosoven si petk i shqyer nga qentë?! Ashtu që, asgjë të mos ketë më kuptim në këto anë? Ja e shifni, kjo nuk është pra zgjidhja e qendrueshme,as për vetë Sërbët që jetojnë në Kosovë. Ata do të mbeten keshtu të izoluar dhe, nuk do ta gëzojn kurrë lirinë e lëvizjes së tyre drejt vendit amë. Nuk do ta gëzojnë kurrë as mundësin minimale të prosperitetit të tyre kulturor! Nuk do të kenë as mundësi të ekzistencës ekonomike e socijale! Etj etj. Përveç kësaj, mohimi i të drejtes historike të shqiptarëve ndaj trojeve të veta etnike, do të ishte një skandal tjetër historiko- diplomatik i radhes, edhe në të gjitha fushat e lëmitë. Serbia, para se të futet në gjirin Europian, duhet edukuar rrënjësisht, gati nëtë gjitha lëmitë e jetës,si: në të respektuarit e të drejtës së njeriut, të kulturave të tjera, të besimeve tjera, të teritoreve fqinje, të ndjesisë humanitare, të mirëqenies socijale, të korrektësisë historike, të njohjes së bashkëfajsisë të edukimit ligjor nderkombëtar etj etj. Dhe vetëm atëherë, mund dhe do të bëhej fjalë për një trup të shëndosh të integruar. Nëse veprohet dhe punohet ndryshe nga kjo, Zoti Ambasador, ska zgjidhje permanente apo absolute, madje, as relative të problemit! Prandaj, nëse ndarja e Maqedonisë është e përshtatshme për zgjiidhjen e problemeve të asaj zone, ndarja e Kosoves, definitivisht nuk është zgjidhja, por gabimi më i madh Historik që mund të bëhet. Ismet Shabani
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 22:14:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015