Ndodh nje here ne vit. Zbret ne stacionin qendrodh dhe drejtohesh - TopicsExpress



          

Ndodh nje here ne vit. Zbret ne stacionin qendrodh dhe drejtohesh nga kullat e larta. Me imagjinate e ke ber ate rruge 1000 here ne dite gjithe vitin. Pasi kalon trotuarin afer kullave te medha futesh ne nje rruge me arkitekture klasike. Tek apartamenti me 4 kate dhe cati ndalon perpara nje porte te bardhe me xhama te vegjel drejtkendesh. Aty eshte nje numer qe gjithashtu te ka dale ne enderr gjithe vitin dhe nje zile e oksiduar bronzi. Eshte dhe nje emer qe te ka dale ne te gjitha llojet e enderrave gjithe vitin. Pasi i bie ziles askush nuk pyet: Kush eshte? Dera hapet. Ti e di qe ajo degjon me veshin e ngjitur pas deres hapat e tua. Ndoshta dhe asaj i kane munguar keto hapa 1 vit te tere. Sidoqofte edhe ket vit mungon tabela diku ne shkalle: Welcom to Paradise! Ose dicka e tille. Megjithese ajo degjon prapa deres se katit me te siperm ti e di qe duhet te trokasesh ne deren prej druri qe ajo te hapet. Ndjen krahet e saj rreth qafes dhe hunden e saj prane tendes. Ajo s ka ndryshuar shume qe prej nje viti. vazhdon te jete pa konkurrence gruaja me e bukur ne bote. Ti pyet a ti heqesh kepucet me shprese se ajo do te thote jo mbaji por shpresa eshte kote . Ajo thote dicka qe ti te nenkuptosh se kepucet duhen hequr. Ti thua te njejten fraze qe ke then dhe nje vit me pare e cila ka lidhje me hyrjen ne xhami. Something like that! Ajo ben kafe per ty dhe caj per vehte dhe ti e ndjek nga prapa ne kuzhine. Ajo thote dicka qe ka lidhje me rremujen ose lyerjen e mureve kur ne fakt c do gje eshte ne super rregull dhe muret jane gjithashtu te pastra. Ti largohesh dhe pasi kalon afer piktures qe ti vete i ke fal nje vit me pare i afrohesh deres se ballkonit dhe shef kullen e larte perjashta. Eshte peisazh qe dikur e shifnit kur hanit darke bashke rreth tryezes se saj te bardhe nen driten e qirinjve. Biseda ne nje nga ato mbremje degjeneroi shpejt ne trishtim. Ajo me syte qe prodhonin lote tha paprit: Une do doja te isha si ty. Te jetoja pa memorje te forte ndaj gjerave por ja qe nuk jam dot....Pjesa tjeter e bisedes eshte shume konfidenciale per ta shkru ketu....Ajo ka vendos kafen dhe cajin tek kolltuket e saj te bardhe qe nuk behen pis kurre dhe afrohet prapa shpines sate ,ndersa ti shef nga kulla. Eshte vetem ceshtje sekondash dhe krahet e saj rrotullohen rreth qafes sate. Ndoshta ket radhe do kendoi nje kenge dhe ti do e shoqerosh ne kitarre akustike. Te nesermen do dilni te dy ne rruge. Jane ber shume premtime. Por si zakonisht nuk do te mbahen. Ajo te thote se ti do i mungosh shume. Lini nje takim per disa dite me vone i cili nuk do te ndodhi. Ajo iken per ne pune me bicikleten e saj te zeze. Ti pret gjithe diten per nje sms,email ose whatsap. Nuk do te ndodhi. Ti nuk dergon gje . Ke frike se gjithshka qe ti mund te dergosh do pakesoi mundesine per tu taku prape vitin tjeter. Dikush tha dikur: Kjo nuk eshte dashuri. Ju te dy jeni adiksioni i njeri tjetrit. Disa njerez perdorin droge ose alkol. Ju perdorni njeri tjetrin nje here ne vit........Kjo gje ndodh vetem nje here ne vit. Po asnje vit nuk ndodh asnjehere pa ket gje. Ne rruge askush s ka shkruar ndonje tabele: You are just leaving Paradise
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 00:38:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015