Ndoshta nje dite, ne te ardhmen Ti perseri, do te kthehesh Por - TopicsExpress



          

Ndoshta nje dite, ne te ardhmen Ti perseri, do te kthehesh Por gjalle, mua te mjerin Sbesoj se do te me gjesh. Mbi varrin, ku une prehem Me keqardhje, do te lotosh Dhe ikjen tende, prej meje Perjete, do ta mallkosh. Ndoshta, shume e permalluar Portretin tim, do ta kujtosh Kur mbi pllake, te gdhendur Emrin tim, do te lexosh. Si kurre, ndonjehere Do te ndjehesh, fajtore Per zemren time, te mjere Qe ti vete e copetove. Ndoshta, per te paren here Mua falje, do te me kerkosh Por pergjigjen time, nen dhe Sdo mundesh, ta degjosh. Do te te fal, apo jo As vete, nuk e di mire Pasi atehere, shpirti im Do te jete, plotesishte i shkrire. Ndoshta, do te mbjellesh lule Mbi dheun e varrit tim Me qellim qe ato te celin Si kujtim, per dashurine. Por lulet, do te vyshken Dhe pa gjethe, do te ngelin Edhe me gjak, po ti ujitesh Ato kurre, nuk do te celin. Ndoshta naten, do te me presesh Ne enderren tende, te trokas Por edhe ne qofte se vij Asnje fjale, nuk do te flas. Me hijen e vdekjes, do te vij Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj Frike ne zemer, do te te shtij Derisa ty, te te tmerroj. Ndaj, po deshe te jetosh Ne heshtje e pa shqetesime Ben mire qe te harrosh Mua dhe dashurine time. Ndoshta, vetem atehere E qete, do te jetosh Dhe shpirtin tim, nen dhe Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 19:02:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015