Ne kushte normale, ne nje vend normal, me qytetare normale, askush - TopicsExpress



          

Ne kushte normale, ne nje vend normal, me qytetare normale, askush nuk do tia dije sesa i ditur dhe i zoti je ti, nese nuk e dine sa qellim-mbare dhe motivmire je ti. Ne. Shqiperi ndodh e kunderta: Askush nuk do tia dije per dijet, zotesine, qellim-mbaresine apo motivmiresine tende. Te gjithe duan vetem marifetet e tua. Sa me kokebosh, trushplare dhe i suksesshem te jesh per shkak te veseve dhe marifeteve, aq me i pelqyer dhe i nderuar je. Ndaj edhe transformimi qe ka nevoje Shqiperia, nuk eshte thjesht politik apo ekonomik, por kerkohet transformim kulturor teresor. E kjo kerkon kohe, shume kohe, por edhe njerez qe jane te gatshem tia nisin ta mbjellin pemen e transformimit qe sot. E keta njerez shpesh behen viktima sepse jane gjuhekrijuesit e rinj, kulturekrijuesit e rinj, ndaj dhe jane te pakuptuar e kesisoj te perjashtuar, demtuar dhe shpesh nemur e mallkuar nga shoqeria. Pra kerkohen edhe shume sakrifica e durim. Keta njerez pemembjelles te gjuhes dhe kultures se re, jane pikerisht qellim-mbaret dhe motivmiret qe ndoshta nuk fitojne kurre asgje e nuk arrijne kurre asgje ne jeten e tyre. Por ia vlen. Ia vlen pamase. Se paku duke zgjedhur kete lloj jete, e ndjen se ke bere jeten tende jashte trysnise dhe formesimit te te tjereve. Ia vlen te ikesh i qete nga kjo jete pasi ke bere cke dashur, si ke dashur e gjithmone duke qene human, i drejte, i mire dhe ndertues. Ia vlen. Kjo eshte jete plot aventure dhe adrenaline.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 07:56:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015