Ne rastin e dites se sotme, behet fjale per kerkesepadi drejtuar - TopicsExpress



          

Ne rastin e dites se sotme, behet fjale per kerkesepadi drejtuar gjykates per pjesetim pasurie te paluajtshme, me shkak ligjor dhe objekt padie pjesetim te pasurise bashkeshortore. Dy gjykatat e faktit e kane rrezuar padine. Vendimin e la ne fuqi edhe Gjykata e Larte, me arsyetimin e gabuar se Duke qenë se kërkesë padia është mbështetur në një bazë ligjore të pa përshtatshme, me të drejtë gjykatat e faktit, bazuar në sentencën Unifikuese të vendimit nr.9, datë 09.03.2006 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, sipas të cilës: “...gjykata që shqyrton mosmarrëveshjen nuk ka të drejtë të imponohet duke ndryshuar bazën juridike të padisë të përcaktuar nga paditësi. Në gjykimin civil gjykata nuk ka dhe nuk mund të ketë rol aktiv” . Por kujtojme te interesuarit se, vete Gjykata e Larte, ne nje date te mevonshme e ka unifikuar praktiken gjyqesore ne lidhje me bazen ligjore te padise qe vendoset tradicionalisht ne padi, duke e lidhur perfundimisht zgjidhjen e ceshtjes, mbi bazen e shkakut te padise dhe asaj qe kerkohet prej paditesit, te cilat permenden ne kerkesepadi. A mund ta gjeni se ku kane gabuar te tre gjykatat ?
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 18:13:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015