Ne sheshin e vockel kryesor kane nisur te shfaqen shtepizat e para - TopicsExpress



          

Ne sheshin e vockel kryesor kane nisur te shfaqen shtepizat e para prej druri ku shesin cokollate te ngrohte, nuk duhet shume edhe sa te vi dimri dhe te shfaqen edhe shtepizat me vere te ngrohte. Pastaj jane dhe disa gjethe me te kuqerremten me te bukur qe me kane zene ndonjehere syte, qe bien si shi pas cdo shkulmi ere. Pastaj jane edhe kutizat me libra, ku njerezit vendosin librat qe nuk i duan me, ku cuditerisht gjen Nabokovin dhe Solzhenistin vazhdimisht per fatin e mire te studenteve lindore. Pastaj, te dielave ne port mund te besh pazar frutash prej verteti, nga njerezit qe i rritin vete, e qe flasin me ze te larte, nen shkulme te qeshurash. Qytet e vockla jane padyshim ne mendimin tim me te miret per te jetuar :)
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 12:49:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015