Ne vitin 1967 ne konfliktin arabo izraelit ,Izraeli jo vetem qe i - TopicsExpress



          

Ne vitin 1967 ne konfliktin arabo izraelit ,Izraeli jo vetem qe i mundi arabet por pushtoi rripin e Gazës ,gadishullin e Sinait (të mbajtura nga Egjipti), lartësinë Golan të Sirisë, Bregun Perëndimor e Jerusalemin Lindor nga Jordania. Më 6 tetor të vitit 1973, Egjipti dhe Siria sulmojne perseri Izraelin. Në fillim arritën të korrin fitore dhe egjiptianët avancuan drejt pjesës lindore të Kanalit të Suezit drejt shkretëtirës së Sinait, kurse ushtria siriane arriti të hyjë deri në Lartësinë Golan. Megjithatë izraelitët të mbështetur nga forcat ajrore amerikane, rimorën hovin duke thyer mbrojtjen egjiptiane në vendin e quajtur El Difrisar, në pjesën lindore të Kanalit të Suezit si dhe futën në dorë territoret e Lartësive Golan, që i kishin humbur përkohësisht dhe arritën të pushtojnë edhe 39 fshatra të tjerë siriane. Lufta e tetorit i dha fund një miti të krijuar për ushtrinë izraelite si një ushtri e pamposhtur fal ushtris siriane dhe egjiptiane. Po sot ? Ku jan keto ushtri ? Pranvera arabe ka eleminuar tërësisht kërcënimin strategjik konvencional kundër Izraelit që përfaqësohej nga ushtritë e Sirisë, Egjiptit dhe Irakut. Ato ushtri, më të mëdhatë e botës arabe, janë neutralizuar tërësisht. Nese atehere Izraelit i duhej vetem 6 dite ,kam frike se sot do ti duhet vetem 6 ore per ti pushtuar keto shtete !
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 11:55:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015