Nedved voton Pogba për Topin e Artë Pavel Nedved voton Paul - TopicsExpress



          

Nedved voton Pogba për Topin e Artë Pavel Nedved voton Paul Pogba. Këshilltari i administratës bardhezi flet me superlativa për mesfushorin francez, përgëzon Interin pas derbit të Italisë dhe pret me ankth debutimin sezonal të Juventusit në Champions League. “Pogba mund të fitojë Topin e Artë dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Është vetëm 20 vjeç dhe ka përpara gjithë kohën e duhur për të arritur nivelet më të larta”. Ish lojtari çek e vijon intervistën me një analizë pas barazimit në Milano, duke lëshuar sfidën për kundërshtarët në kampionat. “Kemi humbur kreun e klasifikimit por kishim disa ndeshje impenjative në këtë fillim sezoni. Jemi në linjën e parë dhe skuadra për t’u mundur nga të tjerët. Si çdo vit jemi shumë kompetitivë sepse skuadra mban firmën e Antonio Contes. Jam shumë i kënaqur nga ajo që po bëjnë djemtë dhe shpresoj të vazhdojnë kështu. Nuk e di nëse kampionati do të luhet në distancë nga Interi dhe Juventusi por mund të them se zikaltërit janë forcuar ndjeshëm. Blerja e tyre më e madhe është Mazzarri që e ka sjellë skuadrën në binarët e duhur. Interi më pëlqeu, por vazhdoj të këmbëngul se Juventusi mbetet suadra që duhet mundur”. Kampionët e Italisë e nisin rrugëtimin europian me një ndeshje të lehtë në letër kundër Kopenhagenit, por arusha çeke kërkon përqëndrim. “Jemi të fokusuar për ndeshjen debutuese kundër Kopenhagenit pasi do të jetë një përballje e vështirë. Edhe sezonin e shkuar derdhëm shumë djersë për të barazuar ndaj Nordsjealland. Duhet ta nisim këtë kompeticion me këmbën e mbarë, kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi gati. Në Europë ka skuadra më të mira se Juventusi por jo gjithmonë më i forti fiton”. Në fund edhe një fjali për atë që nga shumë media konsiderohet si çështje e hapur në kampion bardhezi, spanjollin Fernando Llorente, i cili u transferua me bujë të madhe në Torino por ende nuk ka arritur të fitojë një vend titullari. “Nuk është asnjëherë e lehtë për një sulmues që të jetë gati pas një kohe të gjatë në pankinë. Unë ndjek stërvitjet dhe më duhet ta pranoj se të gjithë po punojnë mirë. Llorente vjen nga një kampionat tjetër dhe për më tepër te një skuadër e kolauduar. Ai ka vetëm nevojë për kohë. Do të jetë shumë i vlefshëm për skuadrën tonë sepse sezoni është i gjatë”.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 10:54:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015