Neritan Ceka kërkohet nga prokuroria greke si i pandehur .. Në - TopicsExpress



          

Neritan Ceka kërkohet nga prokuroria greke si i pandehur .. Në prokurorinë shqiptare nëpërmjet Ministrisë së jashtme , kanë ardhur dy kërkesa me shkrim nga prokuroria helene , e cila kërkon zotin N. Ceka të paraqitet në gjykatën e Kallamatës , më datën 25 shtator .. Biles në fund të shkresës, që i ka shkuar Ministrisë së Jashtme, Ceka paralajmërohet se: “Në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 308 të Kodit të Procedurës Penale, mund të urdhërohet shoqërimi i detyruar nga Policia Gjyqësore”. Ngelet për t’u parë se ku i ka dalë prokurorëve grekë emri i Neritan Cekës dhe sa serioze është fabula penale për të cilën prokurorët grekë e kanë klasifikuar ambasadorin Ceka si të pandehur, të implikuar. Kjo pjesë e historisë, ndonëse më e rëndësishmja mbetet ende e pazbardhur, për shkak të trajtimit nën shkresa me siglën “sekret hetimor” nga prokurorët shqiptarë dhe ata grekë të kësaj çështje. Edhe nga prokuroria greke nuk mund të marrësh ndonjë sqarim , pasi problemi është " top sekret " .. Nga burime të besueshme , mësojmë se bëhet fjalë si duket për dikë tjetër , që është paraqitur me emrin Neritan Ceka .. Por kjo lipset akoma të verifikohet . !! Vetë zoti Ceka nuk pranoi të japë shpjegime nga kontakti me telefon !!
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 19:00:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015