Nesër Kryeministri Edi Rama , ka konferencë online në Fb , me - TopicsExpress



          

Nesër Kryeministri Edi Rama , ka konferencë online në Fb , me ndjekësit e tij onlinë .. Edhe unë i dërgova pyetjen time paraprakisht , dhe shpresoj që të marr një përgjigje nesër ... Më konkretisht unë i shkruaj Kryeministrit : ....Përshëndetje zoti Kryeministër : Së pari ju uroj edhe njëherë për fitoren e madhe , dhe pse jo edhe për një nisje të mbarë të punës suaj .. Duke qënë se unë jam vet emigrant , dhe si drejtues i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë në Greqi ( FISHG), desha të di se , si do të procedohet , ose më saktë a do të ketë një drejtori , apo diçka të tillë , për të sjellë dorën e shtetit dhe të qeverisë , ( e munguar totalisht këto 22 vjet emigracion), afër halleve dhe problemeve të emigrantëve ? ( Kjo pasi prisnim që të kishte një Ministri për Emigracionin dhe Diasporën).. Por gjithashtu Ju informojmë se ,ne si Forum duke u konsultuar me shumë organizata dhe shoqata emigrantësh , kemi në plan që të organizojmë në Athinë ose në Tiranë ( Ka shumë mundësi në Tiranë ) , një konferencë kombëtare , për emigrantët shqiptarë në Greqi Itali ,Evropë dhe Botë, duke dashur në këtë mënyrë që te evidentojmë më mirë dhe t,ju tregojmë më konkretisht , shtetit dhe qeverisë , pozicionin , ekonomiko- kulturor të emigrantëve sot , në Greqi Itali dhe në gjithë botën . Dua të di , i nderuar zoti Kryeministër , se a do ta përkrahte qeveria një inisiativë të tillë ? A do të merrte pjesë kryeministri si i ftuar i nderit dhe përfaqsues i qeverisë e i shtetit në këtë konferencë ?... Ju informojmë se Konferenvca në fjalë , nuk është detyrim për qeverinë , por një obsion , evidentimi i halleve dhe problemeve të emigrantëve ,ku përfaqsues nga të gjitha vendet dhe zonat ku ka emigrantë shqiptarë , do të jenë të pranishëm .. ku pastaj do të mund të " vihej dorë" , për ndihmesën dhe rregullimin e tyre .. Më vonë do tju informojmë për kohën , ditën dhe orën e Konferencës !Gjithë të mirat , dhe shpresoj në një përgjigje tuajën !!
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 13:53:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015