Neymar i ngazëllyer me golin e parë Ylli i Barcelonës, - TopicsExpress



          

Neymar i ngazëllyer me golin e parë Ylli i Barcelonës, Neymar, është shprehur tejet i ngazëllyer me golin e tij të parë në fanellën e klubit katalanas realizuar në ndeshjen e parë të Superkupës ndaj Atletico Madridit. Pas një krosimi të Dani Alves, ishte Neymar ai që përcolli mirë aksionin dhe me kokë realizoi për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar që i jep relaks Barcelonës për ndeshjen kthyese. “Jam i ngazëllyer nga goli im i parë. Jam i kënaqur sepse kam hyrë në lojë dhe arriti të nxjerr ekipin nga një situatë e vështirë”. “Atletico është ekip i fortë, ata e treguan këtë përsëri në këtë ndeshje. Është rezultat i mirë dhe tani ne duhet ta përfundojmë punën në shtëpi”, ka deklaruar Neymar.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 05:28:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015