Nga 622 të punësuar në Ministrinë e Financave, vetëm 60 janë - TopicsExpress



          

Nga 622 të punësuar në Ministrinë e Financave, vetëm 60 janë shqiptarë. Kjo tregon se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e drejtuar nga Zoran Stavreski, është 9.6%, shumë larg nga kufiri i duhur për përfaqësimin adekuat. Në këtë Ministri ka 103 poste drejtuese, nga të cilat vetëm 10 iu përkasin shqiptarëve. Pra, përfaqësimi këtu sillet sërish tek 10 %. Këto të dhëna iu referohen vitit të kaluar 2012, bazuar në raportin e Avokatit të Popullit. Televizioni Alsat M kërkoi të dhëna mbi gjendjen për këtë vit, por Ministria e Financave nuk ktheu përgjigje as në orët e pasdites. Situata e tillë nuk është vetëm në këtë Ministri, por pasqyrë e njëjtë paraqitet edhe në institucionet e tjera ku shumë ngadalë implementohet marrëveshja për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve. Sipas Avokatit të Popullit, përfaqësimi i shqiptarëve në vitin 2007 ishte 10.7 % kurse në vitin 2012, 17.8 %. Edhe pse ka tendencë rritjeje, megjithatë lëvizja nuk është e kënaqshme. Për shkak të kësaj, edhe Avokati i Popullit rekomandoi në raportin e vitit të kaluar, nevojën e zbatimit konsekuent të parimit të përfaqësimit të barabartë të të gjitha komuniteteve në organet publike, ndërmarrjet publike etj.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 15:16:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015