Nga “Ferri” i Dantes tek ai i Brown Lajmi për botimin e - TopicsExpress



          

Nga “Ferri” i Dantes tek ai i Brown Lajmi për botimin e librit më të fundit të Dan Brown doli që në janar të këtij viti dhe menjëherë rrjetet sociale shpërthyen nga baza e madhe e fansave të këtij autori në të gjithë botën. Kurioziteti u shtua kur lajmi u plotësua me një datë të saktë botimi dhe me titull, “Ferri” - të huazuar direkt nga një prej mendjeve më të ndritura të historisë njerëzore: Dante Aligierit. Javën e kaluar, libri i fundit i Brown u publikua edhe në shqip. Siç më ndodh shpesh për librat me marketing të fuqishëm, shfletova shtypin prestigjioz botëror për të lexuar kritikën mbi librin në fjalë. Ato që lexova nuk ishin aspak favorizuese. Dan Brown nuk ka qenë kurrë i pëlqyer nga kritikët, disa prej të cilëve nuk kanë ngurruar ta cilësojnë prozatorin më mediokër të të gjitha kohërave. “Ferri”, që prej muajsh është në krye të listave të librave më të shitur, është cilësuar si libri më i dobët i tij. Por gjithmonë kam qenë e mendimit se kritiku më i mirë i një vepre je ti vetë që momentin që e lexon, sepse pavarësisht të gjithave përjetimi është tërësisht individual. Kështu, tri ditët e fundit i kalova duke lexuar “Ferrin” dhe më duhet të pranoj së pari që, edhe në qoftë e zhveshim nga kuptimi letrar, të paktën është një guidë fantastikë e një prej qyteteve më të bukur e më me histori në të gjithë Europën: Firence. Për të respektuar ata që nuk e kanë lexuar ende këtë libër, nuk do të përshkruaj ngjarje e personazhe. Mjafton të dini që në qendër të historisë është sërish Robert Langdon - pedagogu i historisë së artit dhe simbologjisë në Harvard. Ashtu siç e prisja, libri ka shumë informacion të pafiltruar. Problemi më i madh i Brown, për mendimin tim, është pikërisht ky: ka shumë informacion të mbledhur dhe të lidhur me ngjarjen kryesore. Madje në disa pasazhe të librit të duket sikur ke hyrë në google search, dhe një gamë e madhe informacionesh të lidhura vetëm nga ndonjë fjalë kyçe të dalin para syve. Një gjë e tillë bëhet e lodhshme dhe të shkëput nga thelbi i historisë. Në përfundim: “Ferri” është një libër i këndshëm për t’u lexuar, absolutisht jo i mërzitshëm. Të pasionuarit pas trillerave dhe konspiracioneve tashmë e kanë lexuar. Sa për të tjerët, do ta rekomandoja leximin e këtij libri qoftë edhe vetëm për përshkrimin e veprave të artit apo edhe për informacionin për infernon, sipas Dante Aligierit.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 07:54:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015