Nga GJEMA E MADHE e Petraq J PALIT - TopicsExpress



          

Nga GJEMA E MADHE e Petraq J PALIT Fragment...Egjyptiani. ============================== 14 Nje tjater ngjarje qe ka lene mbresa tek zemrat e njerezve ishte dhe rasti i XHS-ese. Ai, XHS-ja kishte linde e rritur ne Egjypt me prinder emigrante qeparotas, dhe nga vitet ’55 ne mos qofsha i gabuar me deshiren e tij per te punuar dhe jetuar ne atdheun e tij pa e shtyre kush i thote mendja te riatdhesohet dhe keshtu ndodhi. U kthye pergjithmone,po pa e fituar kure shtetesine Shqiptare.!! Studimet sic thonin i kishte mbaruar per agronomi ne Egjypt, ishte poliglot, zoteronte disa gjuhe dhe kishte nje kulture dhe etikete jashte zakonisht te sjelleshme.Veshja e tij alla perendimore si dhe qethja e flokeve zero te jipte pershtypje sikur ishe duke shikuar nje artist Holliwudi. Nuk di pse me ka ngele ne kujtese, ai trup elegant, dimer behar i veshur thjeshte, shpesh me kepuce dhe atlete te bardha, dy dhembe floriri ne goje i jepnin hijeshi dhe ne te vertete ashtu ishte. Ai,mbasi erdhi ne Shqiperi u paraqit ne qeveri, ku dhe kerkoi te riatdhesohesh nje here e per gjithmone…haaa hhaaa e quajti te lehte por dardha e kishte prapa bishtin si zakonisht. Mbasi verifikuan dhe shoshiten qellimin e ardhjes se tij, e caktuan ne Min.e Bujqesise e me pas ne nje ferme bujqesore afer Tiranes si agronom i larte sektori ! Bujqesia jone ne ato vite ishte natyrisht e dobet dhe pa eksperience dhe kuadro te mirefillta, dhe XHS-ja mendoi se do ishte i dobishem dhe teper i ndergjegjshem per te nxjere nga prapambetja vendin e te pareve te tij. SXH-ja nuk ishte i martuar, por bashkejetonte me kontrate me nje grua qe kurre nuk lidhi martese me te, ajo ishte me babe Shkodran dhe nene Austriake, Luiza, edhe kejo nje zonje e vertete e bukur dhe shume simpatike.. Ata respektonin njeri tjatrin dhe respektonin kedo, te sjellur e dashamires me gjithe njerezine !. Ne fermen ku punohej me mjete primitive, agronomi “Egjyptian” filloi te aplikoje metoda dhe mbjellje bashkekohore, filloi te seleksionoje e te kultivonte farera te ndryshme bujqesore qe ahere shume silleshin nga importi, ferma si rezultat i punes se tij dhe angazhimit qe u bente njerezve per te punuar me ndergjegje, mori rendimente te larta ne shume kultura bujqesore. Ne ato vite mungesa e bukes ne gjithe vendin ishte serioze, Partia hodhi inisiativen qe patatia mund ta zevendesoje ate, buken ! Edhe ne fermen e XHS-ese porosia e Partise duhet te gjente vend dhe mbasi u shtrua ne Parti u vendos qe ne nje siperfaqe gati 80 perqind te gjithe sasise, ferma duhet te mbillte patate. SXh-ja si i pa djallezuar nuk ngriti doren te mbeshteste partine, por diskutoi shkencerisht qe patatja ne ate zone dhe ne ate ferme per arsye se toka kishte shume perqindje te madhe lageshtie nuk mund jo vetem te ariheshin rezultate, por do kishte nje dem te madh ekonomik, se duhesh siguruar fara, duhesh mbjelle duheshin bere sherbime etj etj, beri nje bilanc ekonomik dhe thote qe ne kaqe miliona leke do jete deficiti…Lumemadhi…qe atje filloi dyshimi per te dhe mori pikiaden per me poshte e me poshte. Me pak fjale prodhimi i patates deshtoi dhe nuk dha rezultat, bene fajtor XHS-ene qe e akuzuan se bere eksperimente dhe nuk pershati klimen por perdori metoda Egjyptjane ne nje kohe qe nuk duhesh nje gje e tille, e akuzuan se patatja ishte mbjelle 2 cm me thelle nga c’kerkonte bujqesia Shqiptare…! E kercenuan, e shtrenguan, e akuzuan agjent dhe e debuan nga nje mikro dhome e fermes prane drejtorise ku banonte me Luizen ! Ngeli pa pune, pa as nje ndihme, pa as nje njeri te afert…i mjeri, s’kishte pare dhe degjuar frike bishe…! E ndihmuan disa dite disa bashkefshatre qe banonin ne Tirane por me frike, ai ishte ne shenjester te sigurimit. Vjen ne Vlore si i pa pune ankohet po kush e degjon, te gjithe rruheshin prej tij se ai ishte i ardhe nga Perendimi dhe cdo gje mund te pritej nga ai. Kur erdhi ne Vlore, nje qeparotas qe ishte me fuksion ne qeveri, bamires dhe njeri shume i drejte dhe zotni, trim dhe me ifluence e mer ne mbrojtje dhe i thote a mund ta besh punen e shitesit ? SXH-ja qeshi dhe ju duk cudi…une po vuaj per buke, jam bere pishman qe erdha, me kane afruar vetem kazmen e ju me pyesni a mund te punoj shites ? Une shikoj qe shitesit tuaj ketu jane analfabete, natyrisht jo te gjithe dhe do ju falenderoja te me afronit nje pune te tille. Mire te henen ne mengjez do vish ne zyren time ne oren tete, i thote qeparotasi zemer mire dhe human.. une do ju siguroj nje takim me kryetarin e KEkz., atje do jem edhe une, do i thuash kerkesen qe une dua te punoj si shites dhe c’do porosise ai do veprosh. I qeparotasi i cili donte t’a ndihmonte shpirterisht XHS-ene se ngeli rrugeve dhe duke pate dhe relata te mira me Kryetarin e madh, i sugjeron qe duhet ndimuar, ka lene Egjyptin erdhi per te na nxjere nga prapambetja vendin etj, fjale qe te zbuste ate motivacion qe e shoqeronte. Takimi u krye tek kryetari sipas parashikimeve i cili e priti njerezishem, dhe i thote: …“Degjo Partia do te japi doren edhe nje here…por duhet te besh kujdes se ketij populli nuk i shpeton asgje, dhe po qe se i sherben tjeter kujt nuk ke per te pare me drite dielli degjove ? Hapi syte i varferi ? Pse mi thoni keto shoku Kryetar, une erdha me deshiren time ne Shqiperi dhe as nje njeri nuk me detyroi, bile as jam bere pishman…e di e di i thote kryetari, por dosja jote flet ndryshe…Dosja ime ? Po me habisni…Mire shko, mbaruam, paraqitu neser ne ND-Tregetare…te fillosh punen dhe bej kujdes..! Duke zbrite shkalleve te KEkz, i shkreti i nenes… thoshte me vete c’i kam bere perendise dhe mallekonte diten qe mbriti ne Atdhe…ama nuk kthehej dot me mbrapsh se ahere do ta pinte e zeza…Luiza e priste perjashta ! Njerezve u bente pershtypje paraqitja e jashtme e tyre por edhe historia. Falenderoi qeparotasin bamires qe e rekomandoi tek kryetari, duke u kthyer ne zyren e tij ne katin e dyte…dhe desh te rrefente pse te me trajtojne keshtu…? Por nuk kishte vend bizeta se atje ishin edhe persona te tjere. Faleminderit i thote dhe u largua ? Antaret e tjere te zyres dhe zyrave c’qyen syte…menduan mos ishte ndonje udheheqes i ndonje Partie komuniste mike qe aso kohe shpesh vizitonin vendin tone. Paraqitja e XhS-ese kishte madheshti, burre i larte i bukur sy blu, trup atleti shpatullat trekendesh i rregullt gjoksi para dhe ecja mjaft elegante, ai lahej ne cdo stine ne det…njerezit e admironin por thoshin qe eshte armik dhe agjent…! Perqafoi dhe e puthi Luizen fort para KEkz nga gezimi qe kishte mare nje pune larg kazmes…, gje qe beri pershtypje dhe shume njerez qe kishin zene rradhen per t’u paraqitur neper zyra u habiten dhe e shikonin si te cuditur si nje burre mund te puthi gruan ne ambjent publik, edhe kejo ishte prishje rregulli ! Paraqitja tek drejtori i ndermarjes Tregetare i XHS-ese, ngeli me mbrapa si barsolete, mbasi troket tek dera me shume etikete dhe embel degjon zerin nga brenda ..Hyni ! Sa shikon drejtori personin qe ju paraqit menjehere cohet me kembe dhe i thote urdheroni quhem filani dhe i prezantohet, duke e kujtuar ndo nje te madh dhe nuk i la rradhe te ardhurit, por i spegonte aktivitetin e ndermarjes. Te lutem i thote XHS-ja mos me ngatroni me ndo nje tjater…une vij tek Ju per pune me rekomandim te shokut PV, kryetarit te KEkz… te lutem thote Drejtori mos u tallni, une ju njof mire ju vini nga Ministria. Qeshi XHSja dhe nuk u besonte vesheve. Prit te lutem te vemi te pime nje kafe ne Turizem dhe me nje here vesh pallton i hedh doren ne krahe te ardhurit dhe pa e lene te sqarohet zbresin shkalleve dhe te gjithe punonjesit e zyrave dhe te magazinave i pershendeten me respekt…dhe neper zyra del fjala se ka ardhe ministri…! Drejtori nje shemtak ndersa XHS-ja si nje artist. ! Ne turizem menje here afrohet kamarjeri dhe mer porosine…nuk kaluan dy minuta…drejtorin dikush e kerkon ne telefon…dhe ne banakun e telefonit qe ishte ne sallon tek resepsioni…takon nje person dhe i thote …jam puntori operativ, ju pse pini kafe me ate person i cili eshte agjent, dhe eshte ne survejimin tone…Une thote drejtori fatkeq nuk e njof dhe kujtova se kishte ardhe nga ministria…dhe i spjegon atij kofondimin me te…Drejtori nuk u kthye me ne tavolinen e XHS, vjen kamarjeri e i thote qe drejtori u largua dhe ju pse e genjyet ate…? Une, perkundrazi jo vetem nuk e genjeva por ai me solli per kafe pa me lene mua te prezantohem. Une jam nje qytetar dhe do shkoja te filloja punen…mire mire i thote kamarjeri…po drejtori e mori vesh tani kush jeni ju ! Faleminderit thote XHS-ja dhe u bind plotesisht se dikush e ndiqte si zakonisht ne Ministri ne ferme edhe tani. Mbas disa minutash perseri shkon tek Drejtori i cili e priti me arrogance duke e fyer dhe duke i thene jo vetm agjent por edhe mashtrues ! O zot , c’eshte kejo gjeme ku kam rene keshtu belbezonte me veten e tij “Egjyptiani” i riatdhesuar..duke mallekuar oren e lige qe kishte vene kembet ne atdhe …por historia e tij vazhdon si nje gjeme me vete ! 15- E mori vesh gjithe Vlora, historine e “Egjyptianit” me Drejtorin e Nd/Tregetare dhe ngeli si barsolete ama drejtori me gjithe kete histori jo te kendeshme e simpatizoi te ardhurin vetem nga prezenca e tij, dhe nga sjellja e tij dhe ju duk si cudi qe e mori per ata te Ministrise dhe doli ndryshe dhe u be pishman qe diten e pare e fyeu mbas fteses qe i beri per kafe..! Ndersa XHS-ja u ndodh para nje te pa priture dhe nuk diti c’fare te beje te shkoje e ta takoje serish ate drejtor servil apo jo, mirepo nevoja per te jetuar e shtrengoi, por fundja kishte edhe fjalen e te madhit te Komiteti, dhe te neseremen shkoi perseri ne zyre ! Moti ate mengjez ishte disi i laget dhe “Egjyptiani” preferoi te nderonte veshjen se dhe stina ishte e tille, ishte vjeshte. Me nje kostum te hirrte me kullaro dhe me nje kapardine trecerekshe, me nje kemishe shik te bardhe debore me nje kontur kafe ne jake, me kepuce llustra fine me maje te prere mbasi pershendeti dhe perqafoi Luizen ne nje dhome te hotel Vjoses, doli per t’u paraqitur perseri po ne ate drejtori dhe shpreso tek zoti qe kete rradhe do te mbaronin kusuret dhe ne te zbritur te shkalleve beri tre here kryqin !. Rruges, njerezit e pershendesnin dhe kthenin koken mbrapa gje qe beri pershtypje…te gjithe mendonin se do ishte ndonje diplomat i jashtem, dhe u beri pershtypje ecja e ketij njeriu me kembe ? Dikush e ndalon e i thote…te lutem cakemakun…XHSja i tha se nuk dispononte se nuk pinte cigare, mbas nje falenderimi me njeriun qe kerkoi cakemakun u pershendeten dhe gjithe se kush vazhdoi rrugen e vet…ne afersi te ndermarjes tregetare, i prene rrugen nje cift te cilet edhe keta i kerkuan cakemakun…me qetesine me te madhe XHS-ja u thote per atje jam nisur ne nd. tregetare te blej nje te tille, se sic e shikoj gjithe punonjesit e sigurimit sot nuk kane me se te ndezin nje cigare ? Ne nuk jemi punonjes sigurimi,mos na ngateron me ndonje tjater. Jo u thote qete XHS-ja me prisni se kthehem se shpejti, duke i fyer dhe nisi hapin per qellimin e vet. Drejtori “servil”i dites se djeshme kishte nderuar komplet stilin, mbasi trokiti ne dere “Egjyptiani”ai, drejtori mori nje pamje te rrende sikur nuk kishte ndodhur karamboli dhe kofondimi i djeshem.? He urdhero c’kishit ? Quhem XHS-e jam me origjine nga Qeparoi me prinder emigrante, vij nga Egjypti,kam ardhe te jetoj e te banoj per here ne vend-lindjen e prindeve te mi, kam nje rekomandim nga KEkz. Rrethit te punoj si shites ne ndermarjen tuaj. A ke punuar me shites e pyet Drejtori ? Jo i thote i ardhuri dhe ve buzen ne gaz ? Pse qeshni, une ju pyes ? Po edhe une ju pergjigjem . Ne regull, merni kete shkrese dhe shkoni ne kuader, atje do ju caktojne kur dhe ne cilin dyqan do punoni, kur do merni ne dorezim mallin ? Ata te kuadrit do ju sqarojne. I ardhuri mori shkresen dhe mbasi e falenderon Drejtorin per pritjen ben te largohet, drejtori qe i pat vene si qellim vetes te paraqitej serioz nga e djeshmja instiktivisht cohet me kembe dhe e percjell duke i uruar pune te mbare. Trokiti tek dera e Kuadrit dhe per pak caste nuk foli njeri hyre, trokiti serish por akoma nuk foli kush nga brenda…XHS-ja vendosi te prese ne koridor deri sa dikush te vinte te celej dera ose nga jashte ose nga brenda…mbasi kaloi nje cerek ore nga brenda del nje nuse e re e bukur dhe shume e skuqur ne fytyre…pyet brenda eshte shefi…Po, ju kush jeni ? XHS-ja beri sikur nuk degjoi, por e pyet a eshte i lire shefi ? Po, i thote nusja qejflleshe dhe vazhdon rrugen, drejt koridorit duke kthyer koken te shikoje…”Egjyptianin”. Shefi ishte nje dordolec, shtrembaluq, ishte njekohesisht dhe sekretar i partise…! Quhem XHS, kam nje shkrese nga drejtori per ju, dua te filloj pune ne Nd tuaj. Po e di i thote shefi…jam ne dijeni…po mos u ndodhet ndonje cakemak te ndezim cigaren. Fatkeqesisht nuk e pi duahanin…po e di i thote shefi, nga e dini i thote i ardhuri…ta dish mire i dashur se Partia di c’duhan pine gjithe njerezit…Ha ha qeshi nen buze i ardhuri, po neve qe nuk e pime fare ? Partia di i thote perseri shefi ku pjell pula e cdokujt jo me te mos dije kush jeni ju e nga jeni ju. Me pak fjale dua t’ju them se ne do ju japim pune ne nje dyqan nga me te miret ne qytet, te jesh ne regull, me sjellje dhe me llogarine se per ndryshe do ta shikosh bythen e mizes…Me vjen keq shoku shef une punoj per vete dhe do jem ne regull. Ja sa keq flisni ju qe vini nga perndimi, ketu nuk punon per vete por punon per partine, ja para jush ketu ishte nje nuse shitese, kishte dale dificit dhe i qahesh Partise, c’ti beje Partia, t’i mbuloje dificitin, qe ka sjelle deme ne ekonomi, apo ta coje ne burg, do ndahet me burrin e femijet, dhe keshtu prishet familja, por Partia eshte zemer gjere, dhe i qendron afer familjes ! Po e di tha “i ardhuri”une prandaj edhe kam ardhe ! Nuk di une ke ardhe apo te kane derguar ? Partia avash e ze me qerre lepurin, Ju thate qe cakemak nuk keni ? Po u thashe qe nuk kam ! Nje cakemak dhe te mos pish duhan duhet ta bleni se s’dihet, ja ka njerez qe nuk u ndodhet dhe mund t’i ndihmosh. Po do ta kem parasysh, dhe sa te zbrez do ta blej nje te tille se jane edhe dy veta jashte qe me presin t’u ndez cigaret…Po e di tha shefi eshte nje cift ! Hapi syte “Egjyptian”, me shefin, llafollogjine e tij, cakemakun deficitin, dhe nusen e bukur, por edhe me duhanin qe di partia si e pi gjithekush. Shefi e ndihmoi mjaft, e orientoi, dhe ato qe i tha shefi i dolen te gjitha ne vitet e jeteses ne vendlindjen e prindeve. Doli nga zyra e shefit “tip”me humor se mbas dite do shkonte ne dyqan ku do vazhdonte marja ne dorezim e mallit, dhe do vazhdonte disa dite iventari. Nxori nga xhepi nje pesedhjete lekshe dhe bleu nje cakemak, te tipit austriak me benxine .Duhej ta kishte ne xhep. Dikush i trokiti nga mbrapa dhe pikerisht ishte ai cift, bete mire qe blete cakemakun, por duhet edhe benzina .Po do ta blej edhe ate, dhe kur ta kem gati mund te ju ndez cigaren tha si me shaka. Haa haa Faleminderit i thane “hallexhinjte”…SXH-ja gjithe jeten kishte nga mbrapa njerez qe e vrojtonin !. Ishte mbas dite, ne dyqanin e qendres nje nga MAPOT e vetme te qytetit dhe nga me te mirat “i ardhuri” do punonte si shites. Priti oren 5 mbas dite ku u paraqiten tre revizoret, nje puntor dhe shitesja qe do dorezonte…sa e pa “Egjyptiani’ vereu se ishte pikerisht nusja qe ishte e byllur me shefin brenda ne zyre dhe qanin “hallet” e dificitit te saj, ajo do dorezonte atje dhe do fillonte punen serish ne bufene e K Partise te rrethit, se ishte shume e bukur dhe shefi ishte bere garant qe atje duhej pikerisht kejo nuse e bukur t’ju sherbeje sekretareve, instruktoreve dhe shefi zgerdalaq do t’i rritej kredia qe kishte rekomanduar kete yll, ashtu i donte partia, te ishin ne sherbim te saj njerez te “bukur”. U prezantua me revizoret, dhe per cudi, shitesja nuk u besoi syve qe njeriu qe do merte dyqanin e saj ne dorezim ishte pikerisht ai, qe pa sot ne koridorin e nd/marjes ku doli nga shefi te cilit i kishte qare “hallin”. K/revizori e revizoret, u prezantuan,me dyqanxhiun e ri, ndersa shitesia e re e perqafon XHS-en si mik te saj e thote qe ne njifemi me pare ? Ku qysh pyeten ata, ajo u thote sot ne zyrat e ndermarjes..apo jo, Po i thote shitesi i ri, e njof. Sa do hapej dera K/revizori kerkoi tek shitesi nje cakemak te pinte nje cigare. i ardhuri ja ndez me cakemakun e ri te cilit i hodhi edhe gaz tek dyqani I riparimeve perballe Mapos.. dhe e kishte gati. U bind perfundimisht se kudo dhe kushdo dinte c’duhan pinte cdo kush! Mbas nje jave iventar firmosen proces-verbalet te dya palet, dhe perfundimish i qeparotasi i rriatdhesuar po kurre nuk u be neneshtetas filloi pune. Dyqani kishte nje emer ne popull “Raimag”ashtu i fliste per dekada nje qytet,ato ishin magazina dhe objekte te sekuestruara nga Pushteti, familjeve te tregetareve Vlonjate te Sorrajve. Nuk eshte per te cuditur, por kushdo qe eshte gjalle mban ne kujtesen e tij se c’fare ndodhi ato dite ne Vlore, gjithe Vlora e frekuentonte “Raimagun” sikur te ishte ekspozite apa panair, u hap fjala se atje sherbente nje shites “Egjyptia” disa thoshin eshte agjent, te tjeret thoshin se gruan e ka me kontrate, disa te tjere thonin qe eshte zbulues i joni po eshte dekospiruar ne Egjypt dhe shteti mundi ta shpetoje,e c’nuk u tha per te… ashtu sic thoshin me dekada edhe per Tol “Francezin” ne Vlore ! Nuk voni java dhe ne ate “Raimag” shperthyen Fierake, Lushnjare, fshatare dhe cdo kush qe vinte me sherbim u dukej sikur do shikonin nje jashte toksor, se paraqitja e tyre me Luizen, i bente sikur ishin artista Holliwudi qe te dy. “Raimagu” u be qender e gjithe tregetise Shqiptare, model, pasterti, reklama, sistemim, etiketime, model model model. Orari i perpikte, sherbim dhe sjellje Europiane,xhirua ne majat me te larta, furnizimi filloi te behej me precedence, atje furnizoheshin edhe qeveritaret. Nuk mund ta konceptosh c’fare artista ishin te dy per tregeti, habitej qyteti, xhamat dhe qepenet ndriconin, ata te dy nuk flinin por ishin lidhur shpirterisht me dyqanin, lloj lloj stoferash, basmash, akerlike sende te gjitha me regull neper rrafte dhe me reparte, atje sherbehej me kulture dhe me ndershemeri !. Per cdo mbas dite shefi i kuadrit Drejtori dhe personalitete te rrethit kalonin nga kejo mapo, qofte edhe per te pare. Mijera kepuce qe futeshin ne dite ne ate dyqan, me balte, e puntore ndertimi me cizme llac e beton, por mbrapa tyre ne cast ishte sfungari dhe lecka per te pastruar pllakat qe shkelqenin.Ajo Luize aqe e bukur bente qe te llamburiste dyshemeja e cila ishte skrope e zeze nga betoni dhe llustra mbi te. Model, Model! Model ne gjithcka. Nje dite te qeparotasit qe kishte ndihmuar “Egjyptianin” bashkefshatar, Kryetari iKEkz, i ben nje propozim e i thote dua te shkoj me gruan mbas dite ne dyqan te shikojme a te blejme gjesendi,se me kane thene qe “egjyptiani” sherben mire. Po i thote i qeparotasi, qe natyrisht ju be qejfi. Dhe keshtu bene nje mbas dite shkuan ne dyqan, por atje ishte e gjithe Vlora dhe me regull ai u sherbente te gjitheve dhe njerezit iknin te mrekulluar nga sherbimi. Para banakut ishte duke shikuar rraftet se bashku me te shoqen kryetari i madh, te cilit “Egjyptiani” i dhuroi nje buze qeshje dhe vazhdoi punen pa treguar as nje lloj diferencimi nga njerezit e thjeshte..! Kejo gje i ra ne sy te shoqes e cila e shikoi me simpati kete burre artist qe nuk ja beri syri terr apo te servilosej tek Kryetari sic bejne shumica ne keto raste. Ky eshte burre i thote e shoqja e kryetarit Pse? i thote ai, pse eshte i huaj, eshte i bukur, apo si ma thua.? Jo i thote ai eshte burre se eshte burreror, dhe ardhja jote ketu as e shqetesoi as e gezoi, ai shikon njesoj si juve mua ashtu edhe ate puntorin atje te NSHN-ese me cizme tere balte. Dhe kejo i thote e shoqja, eshte njerezore dhe burrerore. Po i thote i shoqi jam dakort ashtu eshte dhe bravo i qofte. Njerezit beheshin edhe me kureshtare kur merrnin vesh se Luizen nuk e kishte grua por vetem bashkejetonin me kontrate…nje rast i cuditshem i vecante dhe i pa lejueshem, per Shqiperine e asaj kohe. Shpejt pa kaluar muajin, u hap fjala ne gjithe tregetine se kur merte furnizim XHS-ja ishte per t’u habitur…ai nuk maste topat me stofera, teritale, pambuk, a gje tjater..ai i peshonte ne cast ne kandar dhe me peshen specifike te cdo artikulli dhe lende…nxirte mL, ose m2…volumin..cuditeshin te gjithe. Kur vinin fucite me vajguri qe ate e jepte me orar te vecante ne nje tip depo mbrapa dyqanit,ai fuste metron , maste cm gjente siperfaqen e rrethit dhe me pas volumin…e cilindrit ter mbushur, keshtu edhe per gjera dhe artikuj te vecante…Shqiptaret shitesa ne ate kohe nuk kuptonin c’behej me “Egjyptiani” por ai dinte ligjet dhe gjeometrine, fiziken dhe cdo shkence.!Por le te shikojme udhen e tij te jetes ne atdhe se c’ndodhi me pas ! 16- Kejo dyndje ne dyqanin ekspozite vazhdoi kohe dhe punet dukej sikur moren pamje te mire, i benin shume provokime e pyetje, qofshin klienta, qofshin keta edhe te vene nga vete shteti. Furnizimet me mallera ja sillnin mangut dhe te cunguara, shikonte ne cdo furnizim mangesira, por duke kuptuar horrllekun e ketij shteti XHS-ja i beri syte kater qe te mbijetonte dhe te ishte ne rregull.Por jo gjithmone njeriu ben ate qe desheron , se varet nga shume faktore dhe ketu ekzistojne dy fenomene negative qe nuk lene te ve mbare puna e cdo kujt, eshte cmira dhe zilia qe egersia e ketyre veseve varros dhe vret njerez ! Keshtu i ndodhi me pas edhe “Egjyptianit” nuk kaloi shume kohe dhe dyqanin ekspozite filluan ta vizitojne edhe antare te byrose Politike qe vinin me pushime ne qytetin bregdetar, edhe ata flisnin fjalet me te mira per te dhe drejtori qe i shoqeronte mirrte krahe dhe ndiente gezim se ishte nd/marja e tij. Qyteti pregatitej per festen e flamurit, ishte muaji Nendor, moti ishte perkeqesuar dhe te ftotit ishte kthyer ne nje acar te vertete, deti ate vit ishte terbuar dhe ishte bere me i eger, ate muaj pritej qe vendin tone ta vizitonte nje udheheqes i madh i nje vendi mik, ishin mare dhe po miren masa te rrepta sigurimi, gjithe shteti ishte ne levizje. Tek dyqani ekspozite populli ate muaj qe ishte i teri ne feste nga ngjarjet madheshtore te Flamurit dhe te vizites se udheheqesit te vendit mik,shikoi nje tabele tek porta e hyrjes se “Raimagut” me boje te zeze dhe shkruar keq, vendosur brenda xhamit “Mbyllur iventar….” Mallekonte njerezia, tani gjeten per iventar , kur populli ka pushime dhe feste…? XHS-ene dhe Luizen, nje mengjez, i paten mare e rrembyer puntoret operative dhe polica duke i rrasur ne nje xhips te zi dhe direkt ne DPMB….? Kaluan dite kaloi festa, vizita e udheheqesit te shtetit mik, ne dyqan s’po behej ndonje iventar.U hap shpejt fjala se “Egjyptiani dhe bashkejetuesja e tij Luiza, ishin arestuar se ishin agjente…dhe fjala mori dhene, erdhen nga fshati nja dy kusherinj te tij qe ai nuk u be kurre me ata, te pyesnin…po ke mund te pyesin nuk ju a mbante te shkonin neper hetuesira e zyra…te Min Brendeshme. Per cudi mbas 45 ditesh,XHS-ja perseri ne dyqan ? Cuditej populli, disa thonin qe pat ike ne Egjypt me pushime, disa thonin do kete qene me mision si zbulues joni ne ndonje vend tjater e keshtu mendimet e njerezve ishin te trazuara, paraqitja dhe bukuria e Egjyptianit ishte e zbehur, ishte dobesuar dhe zverdhur nje cere e keqe dhe nje debolese ne qenien e tij te jepte pershtypjen se vuante nga dicka.Atij i mungonte liria ! Motivacioni i rrembimt…”I pa desherueshem te marish pjese ne festen e Flamurit dhe te jesh ne mes te popullit kur vjen udheheqesi mik per vizite” ! C’te bente kujt mund ti ankohej…kaloi 45 dite ne para dhomat qeli te Deges Brendeshme, me dy batanie mbi kuriz naten e diten, bashke me Luizen e duke u dhene nga nje racion buke si te pandehur. O zot mallekonte i ziu oren qe mbriti ne Atdheun e dashuruar…! XhS-ja vetem punonte nga mengjezi deri ne mbremje vone, dhe perseri Vlora bente komentet e saj dhe cuditej me kete njeri enigmatik, c’fare nuk u thur per te, deri sa nje dite K/Ministri i Shqiperise bente pushimet dimerore me gjithe familjen e tij ne vilat e ujit te ftote si zakonisht.Ai, rregullisht e kalonte kohen me gjah nga Karaboruni, angazhonte gjithe gjahtaret dhe specialistet e gjahut nder ta shume oficere te deges se brendeshme te cilet i perdorte per ti nxjere derrat ne prite duke uluritur e bere si qener ham ham gjithe diten e perendise, kejo eshte ngjarje e jetuar dhe njerezit deshmuan me pas per keto lloj gjemash. Mirepo ne e kishem fjalen tek XHS-ja qe per fatin e keq nje mbas dite viziton dyqanin e tij vete SHM, K/Ministri mbasi i kishin thene qe kemi nje dyqan model…sa e bene kurjoz te dilte me te shoqen dhe me suiten e tij te vizitonte kete mapo qe kishte ndryshuar Vloren ! Sa e pa shitesin, prezencen e tij paraqitjen e tij, trupin e tij fisnikerine e tij K/Ministrit i hipen xhindet dhe pyeti kryetarin e deges se asaj kohe MA, nje qejflli femrash edhe ky, se me mbrapa u fut burgjeve se kishte miqesi me sherbyesen e Deges…haaa haaa ! C’eshte ky pyet SHM-ja K/Minister…Shqiptar ? I rriatdhesuar i thone …dhe i tregojne historine shkurtimisht…i afrohet banakut me arrogance i tund gishtin tregues para fytyres e i thote Ti je armik dhe si i tille se ke vendin ketu…c’qyen syte populli. Ne mengjezin tjater dera e dyqanit ishte mbylle me dy dryna te tjere dhe nje tabele “Ka iventar”….! Nuk duhet te sherbente ne qytet i mjeri XHS, direkt shites ne Qeparo, urdheri i te madhit…shyqyr perseri shites ! Kaqe frike kishte mare ky njeri, qe per kohen qe jetoi ne fshat, ku kishte edhe farefis e njerez te tij sa nuk u be dhe nuk fliste me asnje, sherbente ne dyqan, flinte ne dyqan nje rrob i vertete, imjeri XHS e mjera Luiza . Per pune e sherbim model. Kemi kujtime feminie me ate shites dhe me ate dyqan te vetem manifature, ushqimore “Dyqani i perzjere Qeparo” E t’kurren kot se koti te mjerin, po edhe ketu nuk ju mbaruan kusuret, qeparotasit e respektonin dhe ato pak vite qe punoi ne fshat ngeli ne kujtese te njerezve per mire dhe modest deri sa nje urdher tjater i firmosur nga sigurimi i shtetit e degendisen shites ne Kuc, si i internuar dhe paraqitej se bashku me Luizen dy here ne dite tek puntori operativ te siguronte prezencen,atje kaloi dekada te tera deri sa mbas vdekjes se “perandorit” vete Ramiz Alia firmosi largimin e tij nga Shqiperia. U largua per ne Australi, dhe qe andej dergoi nje kartoline gjyshes se Amerikanit te vogel meme Fotines se e kishte farefis ? Kartolina kishte derguesin Franz Schleht ne kllapa Spiro Xhaxhai ?? Ne lejen e banimit qe kishte ne xhep kishte emrin Franz Schleht, i ftuar ne Shqiperi nga vete A Carcani ???? Atje ne Kuc pati peripecira te here pas hereshme me sigurimin, i sajuan shume intriga. Ky njeri enigmatik te kujtonte befasimet e Konti Montekristos. Ai kishte njohuri te shumta per mjeksine, ishte muzikant violinist, agronom, poliglot sa arriti ne Kuc te mesonte edhe Kinezce. Eshte per t’u habitur se asnje here nuk pranoi se ishte qeparotas, bile disa thonin qe eshte femije i adaptuar i prindeve emigrante qeparotas, por nje gje eshte e sigurte qe ai erdhi ne Shqiperi ku jetoi i torturuar rreth 40 vjet ! Ai, ishte njeriu celik dhe enigmatik, qeparotasve i erdhi keq tere jeten per vuajtjet dhe ndeshkimin e tij te pa drejte, se ai ishte Franz Schlet per shtetin, por per ne ngelet Spiro Xhaxhai ! 17- Qeparotesit ruajten ne vite nje ndjenje te thelle deshperimi e brenge te patreguar per tragjedine e tri prej familjeve me fisnike te fshatit te tyre qe u denuan rrende nga regjimi diktatorial,i cili pasi u morri dhe konfiskoi pasurine,u vuri edhe damken kulak e i deboi prej tij(fshatit). Keto tri familje te cilat perbeheshin nga njerez te ndershem e me tradita te vyera, u cilesuan si armiq te popullit. Por cila ishte arsyeja?... Ne nje mbledhje urgjente te bere me popullin, aty nga vitet 49-50, ne prezence te komisareve te kuq, operativeve e forcave blu, u njoftua komunikimi i paskrupullt per largimin e tyre nga fshati,si njerez qe kerkonin permbysjen e pushtetit popullor. Debimi i tyre konsistonte ne largimin e tyre nga fshati dhe sistemim ne qytetin e Vlores. ( Per te qare e per te qeshur !... Nderkohe qe, shume fshatare kerkonin te venin e te banonin ne qytet e nuk mund te realizonin formalitetet zyrtare: pashaportizimin,punen, banesen etj.kulakeveshteti u dha privilegjin dhe i grumbulloi, i strehoi e i punesoi ne qytet, natyrisht me qellimin qe aty ata do te ishin me mire ne survejim e ne radar te Sigurimit )...Natyrisht,bujariae tij mbaronte me kaq...Kulaket u strehuan me keq se kafshet. Ne bodrume,binxa e kate te nenedheshme banesash. Plot lageshti e qe si shihte kurre drita e diellit....Aty, le te ngordhnin ! Te shperngulurit e Qeparoit kane histori teper te dhembeshme te cilat çdo qeparotes nuk ka per ti harruar kurre ! Ne po marim rastin e njers prej ketyre familjeve... ! pjp....
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 00:48:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015