Nga Pasho Baku, Studiues dhe botues Jo - TopicsExpress



          

Nga Pasho Baku, Studiues dhe botues Jo emrit! Republika e Eperme e Maqedonise Propozimi i emrit Republika e Eperme e Maqedonise do te jete i papershtatshem dhe i papranueshem nga popullsia shqiptare, e cila prej mijera vitesh jeton ne trojet e saja etnike dhe se nuk kane ndonje lidhje te dukshme me te ashtuquajturen Maqedonine e sotme. Maqedonia antike e Filipit II dhe e te birit te tij Aleksandrit te Madh, nipi i mbretit ilir Aleksander Molosi nga Epiri, ne fakt shtrihej ne jug te Maqedonise se sotme dhe ne brigjet e detit Egje dhe per kryeqytet kishte qytetin Pella. Ne lashtesi territori i sotem i Maqedonise perfshihej kryesisht ne Dardanine juglindore dhe ne mbreterine ilire te Peonise, e cila si kryeqendra ka patur qytetet e lashta Stobi [sot Gradsko] dhe Bylazora, qe gjendeshin buze lumit Axios sot Vardar. Kur ne Maqedonine e atehershme ishte mbret Filipi i Dyte, i ati i Aleksandrit te Madh, ne Peonine ilire, qe shtrihej nga Dibra e sotme dhe liqeni i Ohrit e deri ne bregun e lumit Struma ne lindje, mbret ishte Likeu [Lykkeioy] dhe me pas Patrai dhe Audoleoni. Keta mbreter ilire sunduan nga viti 357 para eres se re dhe deri ne vitin 280 para eres se re. Ata paten relativisht nje mbreteri funksionale dhe te forte dhe secili prej tyre preu mese 50 monedha prej argjendi. Mbreter te Peonise ilire kane qene, ne kohe te ndryshme, edhe Teutamado, Dripioni, Aristoni e ndonje tjeter Mbreterit e Peonise kishin lidhje te aferta edhe me mbreterit e tjere ilire te asaj kohe, si ne Iliri, Dardani, Epir etj. Vajza e mbretit Audoleon ishte njera nga grate e mbretit Pirro Mollosi te Epirit. Peonet kishin lidhje te aferta edhe me fqinjet e tyre jugore, mbreterit e Maqedonise, aq sa ne harten e pushtimeve te Aleksandrit te Madh [nip nga fisi ilir i Molloseve te Epirit] pothuajse nuk perfshiheshin territore nga Iliria, Epiri dhe Peonia. Pra, ne lashtesi, territori i sotem i se ashtuquajtures Maqedoni ishte krejtesisht i banuar nga fiset ilire sic ishin Dardanet, Peonet, Derronet, Oreshket, Leajanet, Agrianet etj, ndersa Maqedonasit e lashte shtriheshin ne jug te Peonise ilire dhe konkretisht me ne juglindje te Manastirit, dikur qyteti i lashte Heraklea. Qe duket qartesisht se kur iliroshqiparet kishin mbreterit e tyre ne Iliri, Dardani dhe Peonine ilire, qe nga shek. V, IV , III para eres sone, maqedonasit e sotem ishin mijera kilometra larg ne viset e tyre sllavishtfolese te stepave te Azise Veriore, dhe vetem rreth 1000 vjet me vone ata u shfaqen dhe u vendosen me dhune, kohe pas kohe, ne viset e Ballkanit. Eshte me shume se turp, per politikanet dhe vecanerisht per historianet shqiptare, ne te tre shtetet e Ballkanit, Shqiperi, Kosove dhe ne Maqedonine e paemer, te pranojne emra te shtirur dhe te pasakte historikisht si ai qe propozohet kohet e fundit, REPUBLIKA E EPERME E MAQEDONISE, duke provokuar keshtu ne menyre djallezore dhe qesharake shqiptaret autoktone me preardhje ilire, dhe se ky emer i sajuar eshte edhe me i pasakte sesa emri qe mban sot Republika e Maqedonise. Tirane, gusht 2013. Fotot e meposhtme, mbreterit e Peonise Ilire, Likei, Patrai dhe Audoleoni, shek. IV para eres se re.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 18:30:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015