Nga Selim (Hasanaj) Nengurra Kshilltar Komunal ne Sarpsborg te - TopicsExpress



          

Nga Selim (Hasanaj) Nengurra Kshilltar Komunal ne Sarpsborg te Norvegjise. Unë me vemendje percillja Don Lushin dhe u mahnita se si nga fjalimi i ti kishtar në atë meshë diku 1. orë pa nderpre asnji fjalë nuk e foli latinsiht. Fliste me nji shqipe të rrjedhshme, me buzqeshje e vullnet. Nuk e ndëgjova asnjihere të flet qoftë edhe nji fjalë që ndjell urrejtje, kundërshtim. Don Lushi fliste per respekt, per humanizem e dashni. ... duhet ti doni të gjithë njerëzit, pa dallim a janë ata te besimeve tjera, të kombeve tjera, padallim se cilen gjuhë e flasin dhe cila asht ngjyra e lëkurës së tyne... Mu mbushen syt me lotë ato qaste, dhe lotët ishin shfrymje e dufit të mllefit që me vite asht grumbullue në unin tim, në shpirtin tim.! Unë kurr nuk jam ken në asnji xhami, ama kam ndëgjue hoxhallarët të flasin në ndeja të ndryshme, në morte e ahenxhe në odat e fshatnave tona në Dardani dhe NASIHATI ( ligjeratatë ) e tyne gjithmonë fillonte me gjuhen arabe ( bismilahi rrahmani rrahim ). Dhe jo vetem kaq, ata flisnin me nji gjuhë që kishte 25% fjalë shqip, 25 % turqisht, 40% arabisht dhe 10 % tjera serbisht. Kisha nji ndjenjë perplot permallime e edhe urrejtje. Në mbrendinë e shpirtit tim ndjeja nji dhimbje. Sdi se si u permbajta e nuk klitha me tan fuqinë time, por çka të klithja, të shaja mjerimin që ka kaplue trojet arbnore që nga 1389 kur definitivisht terri aziatik bashk me terrin arab ( besimin islam ) mbulojë Gadishullin Ilirik.
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 11:04:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015