Nga Top Show. Pyetje - Kur thuhet që e konsiderojmë pozitivisht - TopicsExpress



          

Nga Top Show. Pyetje - Kur thuhet që e konsiderojmë pozitivisht këtë gjë, natyrisht që ka disa parakushte, që duhet të shtrohen, para se të pranohet dhe për këtë po flasim, momentet e negociatave, që ju keni pasur me aleatët, kanë qenë negociime vetëm teknike, vetëm për operacionin? Pergjigje - Edi Rama: Më lejoni të them që nuk ka qenë Shqipëria, e vetmja që ka pranuar ta konsiderojë, por ka pasur edhe vende të tjera dhe sigurisht që, konsiderata në parim apo fillestare është gjithmonë në parim dhe bëhet fjalë për një operacion të ndërlikuar humanitar dhe ushtarak, me elemente që trajtohen njëri pas tjetrit, ku gjithsekush fillon e sheh më qartë të gjitha pjesët e operacionit dhe, në këtë kuptim, u bënë diskutime dhe u ndërtua një proces, ku krahas me gjithë elementët teknik, sigurisht neve na binte barra, mua në radhë të parë, të trajtoja edhe aspektin që kishte të bënte me domosdoshmërinë, që ky operacion të ishte sa më i koordinuar mes forcave të mëdha, jo thjesht në kuptimin e përfshirjes, por të ndërtimit të një plani, ku aktorët e ndryshëm do kishin role të ndryshme dhe ajo që filloi të bëhej shqetësim, me tërheqjen e disa vendeve të tjera, ishte vetmia e Shqipërisë, si një problem që u kthye në një problem të madh psikologjik. Por, në radhë të parë Shqipëria e ka një imazh jo fatlum, si një vend i varfër dhe si një vend i ndotur dhe lidhja e këtij operacioni vetëm me Shqipërinë krijonte përfundimin, që ky operacion të bëhet në Shqipëri se është e varfër dhe e ndotur dhe nga ana tjetër të sillte detyrimisht një kosto negative për imazhin e vendit, dhe ky ishte një shqetësim i imi qysh kur filluan të tërhiqen të tjerët dhe pastaj u pa qartë që, me të dalë lajmi në mediat ndërkombëtare, shpërtheu një lumë i atillë, aspak i kënaqshëm në raport me Shqipërinë, që përsëri cënoi imazhin e saj. .................................. Po mire mor Kryeminister, do na thuash eshte fillestare apo eshte ne parim. Kushdo ne parim mund te jete dakord me hyneret e tua qe nuk di shqipen. Por ama fillestare eshte qe ti si kryeminister i nje populli qe flet gjuhen shipe duhet te kthehesh ne klasen e pare fillore e te shfletosh abetaren e gjuhes shqipe. Mire me gjuhen nuk ja thek po na thuaj kur u kthye nga mision humanitar ne mision ushtarak. SOS - Kush ka mundesine te bej perkthimin shqip-shqip. Cfare fati i paska rene Shqiperise e nuk e ditkemi. Paskemi nje personazh ne gjirin e popullit shqiptar qe koordinon planet ushtarake mes forcave te medha. Nuk besoj se e ka fjalen per ne shtepine ku banon !!! Ah more aman. Te me marri e te me fshije mua. Mendova se ky do fliste me shqip se ai i pari. Po kaq e vecante qenka kjo e bekuar gjuhe shqipe. E cpaska qene Ismail bej Vlora perpara teje. Ai vetem pavaresine shpalli. Ti more artist na koordinon PLLANET e fuqive. Ah, mos tu soste kurre bakllavaja e pashkeve ty.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 01:38:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015