Nga dyshimi dhe harxhimi, tek shoqëria dhe kursimi - TopicsExpress



          

Nga dyshimi dhe harxhimi, tek shoqëria dhe kursimi ================================ Tek isha pranë kompjuterit të punës, i cili ka një ekran të madh me dymbëdhjetë ndarje, ku sejcila kamer të tregonte situatën e parkimit, ai djalosh i ri dhe një grua e re, me buzët e kuqe (dukej si e martuar, por ku i dihej), erdhën fare papritur dhe pasi më treguan (sejcili prej tyre), nga një “badge” të policisë (një emblemë, simbol të këtij departamenti), djaloshi më pyeti: - Ç’po thonë kamerat? Unë, e kam si metodë të punës sime, që të i kontrollojë ato rregjistrimet e natës, sapo i shkoj punës. I kontrolloj të gjitha regjistrimet dhe, pastaj, edhe i kontrolloi fizikisht të gjitha katet e parkimit. Pra, e gjitha e situatës aty, ishte nën kontrollin tim të plotë... - Ç’të thonë të shkretat? Ato nuk flasin, por veç dinë të rregjistrojnë… Dhe ne, që dimë të flasim, sa u shikojmë të rregjistruarat e tyre... Po ti, ç’na thua? – ja ktheva përgjigjen me shumë shaka. Andaj, si një i profesionit, i sekreteve dhe i forcës së ligjit që ishte, ai më tregoi se “po dyshohej dhe po mendohej se dikush kishte vendosur një bombë në një nga parkimet e qytetit. Por, se në cilin parkim, kjo nuk dihej…” Meqënse ata ishin që të dy me emëra Anglezësh, të vendosur emërat e tyre në ato xhepat e këmishave, unë i provokova me mjaftë thjeshtësi: - Po jo, o njeri! Ky parkim i ka të shumtët Muslimanë, këta të dyqaneve dhe pastrimeve, dhe ata nuk janë vënë bombën njeri-tjetrit. Rrini të qetë, se këtu s’ka ndonjë bombë. Pra, shkoni pa frikë dhe pini ndokund ndonjë kafe, se vëndi është i sigurtë… Po deshët, po jua bëjë këtu kafenë, pasi i kam të gjitha kësaj zyre... Por zotnia, që t’më mbushte mua mëndjen, se “ai i dinte punët e politikës, shumë më mirë se po i dija unë”, dhe që t’më tregonte “forcën e pushtetit të tij”, më foli (ne Shkodranët i themi: “skarabythas”) me ton superiori: - Jo. Jo. Ne nuk dyshojmë, se kësaj Australie ata po e luftojnë njëri tjetrin. Por, ata po na luftojnë neve… dhe po duan zotërinjtë e tyre edhe t’na hapin, kësaj toke, xhamijat e besimtarisë së tyre… Nga sa më tha ky njeri i papjekur, por një i shtetit, unë u çudita dhe u trondita nga urrejtja e tij, dal atij gurrmazi, nën lëkurën e bardhë… “Një puro diskreminim dhe një racizëm i hapur”, mendova. Andaj, me dashje ja solla muhabetin në spjegimin, duke e ndërprerë djaloshin. Tek i gjeta atë momentin e “lëkundjes së zërit të tij”, që me sa duket i erdhi atij nga mendimet rreth asaj që shprehu aq egërsisht, ju drejtova: - E keni fjalën, se ju që t’na u kontrolloni këtyre dyqanet, këto këtu rrotull, po u sajoni se “kanë vënë një bombë”? Të dy heshtën dhe heshtën keqazi. Ata e shikuan njeri-tjetrin në sy, vjedhurazi. Por, ajo vajza (më e zgjuara) plotësoi me ton jo frike: - Pse jo? Këtë jua bëjmë çdo qytetari, kur duam kontrollimin e shtëpiave… (Ç’është ky sistem diktature!, e kalova vetëtimthi nëpërmënd, me urrejtje këtë mendim tim) - Vërtetë!!! E, sa e paguani provokatorin? – bëra se u çudita dhe e pyeta menjëherë zonjën blu... E dija shumë mirë, se që t’na e kontrollonte një lagje me probleme, policia gjithëmon të fuste me dashje dikë, i cili qëllonte me armë ndonjë shtëpi të rastit (pa bërë ndonjë vrasje, por sa vetëm dëmtime prone) dhe kaq i mjaftonte asaj, si një pretekëst në kontrollimin mbarë, të shtëpiave të lagjes. Ndërsa këtij pushtetarit i mjafton kjo ngjarje, që të nxjerrë ndonjë ligj kontrollimi popullsie… - A shkojmë? Pasi ky, paska kohë për muhabet – i tha djaloshi, asaj gruas, pasi ai vërtetë e kuptoi se unë (sinqerisht po doja të kaloja këtë kohën time të punës) po provokoja dhe nuk po shqetësohesha aspak rreth atij problemi, ‘shumë serioz’ dhe ‘në mbrojtje të shoqërisë’, gjë e cila u takonte vetëm atyre dhe jo mua... - Si ore, po shkoni! Kontrolloni për bombën! Kryeni më parë detyrën… – u qesha me ironi. E para që ma dha dorën e saj të ndarjes, ishte kjo gruaja; pastaj e zgjati ai, të cilën e shoqëroi me ca xheste puro miqësore dhe si të formës së të kuptuarit e talljes sime”. Kjo, pasi ai më luajti syrin e tij dhe e ngriti gishtin e madh nja dy herë për “OK”… A e dini ju, se që asaj dite (ne) kemi shoqëri përshëndetjesh (kur ata kalojnë aty rrotull me makinë dhe, në se ne shifemi)? Ndërsa, sa herë që ata i kalojnë asaj rruge më këmbë, ata ndalen dhe ne bëjmë ndonjë muhabet të kot dhe të shpejtë… Është shumë interesante fakti se ata kurrë nuk hapin më, jo vetëm muhabete për bomba, por as pyesin (siç e kanë zakon) për ndonjë veprim të ndonjë njeriu aty rrotull… Sidoqoftë, kur janë në rolin e këmbësorit, ata më luten në se mund t’ju siguroja atyre, ndonjë kafe të mirë dhe të pa pagesë tek ky shoku im H.B., një nga Turqia, që ka një kafeteri dhe të ushqimit të shpejtë, të frekuentueshme nga mijëra vetë… als55/Gusht 2011
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 11:06:13 +0000

Trending Topics



="margin-left:0px; min-height:30px;"> Washington State - November 13, 2013. Patient advocates and
As concerning the two major Presidential candidates contesting for
Caiman Football, In our fourth week of conditioning the boys
EUROPEAN UNION : FACTS (Y) (Y) 1. Total member countries -
Ang lakas ng LOOb mo sulatan ako dito ng sa mails Box namin nuh?

Recently Viewed Topics




© 2015