Nga monitorimi i GJGJK-së: Dokufesti sjell degjenerime në - TopicsExpress



          

Nga monitorimi i GJGJK-së: Dokufesti sjell degjenerime në Prizren Prizren, 22 Gusht – Në një deklaratë të lëshuar nga Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës rreth monitorimit të bërë këto ditë nëpër aktivitetet e festivalit të filmit dokumentar Dokufest, janë treguar anët negative të festivalit në fjalë dhe për mosrespektimin e ligjit në qytetin e Prizrenit. GJGJK (Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës) publikoi pamje në të cilat vërehet reklamim i alkoolit nëpër objektet zyrtare të komunës së Prizrenit. Deklarata vazhdon kështu: Monitorim nga Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës Përderisa të gjitha shtetet europiane kanë vendosur ndalesa të rrepta kundër reklamimit të alkoolit në vende publike, në vendin tonë ky veprim bëhet pa pasur asnjë reagim zyrtar, ligjor apo nga shoqëria civile. Në festivalin Dokufest përveq që bëhet reklamimi në të njejtën kohë edhe nxiten të rinjët në përdorim të alkoolit. Rruga për tek alkooli orientohet me shigjeta të vendosura rrugëve të qytetit historik të Prizrenit dhe nuk mbetet me kaq, birra nxitet të pihet nga reklamuese edhe nëse kjo është kundër dëshirës së qytetarit në kundërvajtje të ligjit duke e pasur parasysh se reklamueset e bukura u ofrohen më shumë të rinjëve mosha e të cilëve është në dyshim të jetë nën 18 vjet sikurse dhe e vetë atyre promovueseve. Parqet (ai i Marashit) ku qytetari duhet të ndjejë aromën e natyrës dhe shëndetit janë të mbuluara me pika shitjeje dhe reklamimi të birrës dhe alkoolit e llojeve të saj. Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës dënon çdo veprim kundër traditës etike të qytetit të Prizrenit, kundër normave morale të shoqërisë dhe kundër ligjeve në nivel ndërkombëtar për parandalimin e mjeteve degjeneruese dhe të dëmshme për shoqërinë. GJGJK do te dalë me raporte: Preliminare, Gjate ecurise, dhe Pas festivalit, nga monitoruesit tane prej te gjitha evenimenteve te festivalit “me prezantues të qytetarit prizrenas”. /Prizren Post/
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 07:17:06 +0000

Trending Topics



0px;">
I am getting more and more disgruntled with mainstream media pages
More than 3,300 people from 64 countries attended the WPC 2013 in
margin-left:0px; min-height:30px;"> It is our privilege to have such distinguished band from Nepal
We have the location set for Monday. We are asking anyone who
I was thinking of what my final posting relating to Remembrance

Recently Viewed Topics




© 2015