Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që - TopicsExpress



          

Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës 234 apo 92% e kanë përmbushur këtë obligim ligjor ndërsa 19 apo 08% nga numri i përgjithshëm nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve pas emërimit. Bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja është e obliguar që të inicioj procedurë kundërvajtëse për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji. AKK i’u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të ri që në momentin e marrjes së detyrës së lartë publike ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre, në mënyrë që të demonstrohet një përkushtim më i thellë i respektimit të kuadrit ligjor anti korrupsion./Mesazhi/L.Beqiri/
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 13:01:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015