Nga të shtënat pa kontrollë në një dasëm plagoset një 33 - TopicsExpress



          

Nga të shtënat pa kontrollë në një dasëm plagoset një 33 vjecar Mitrovicë, 12 gusht Të shtënat gazmore në një dasmë familjare në fshatin Broboniq të Mitrovicës, kanë obliguar pjesëtarët e policisë së Kosovës, të intervenojnë dhe të bëjnë kontrollin e vendit në shtëpinë ku mbahej ahengu familjar. Rreth orës 17:20min, përmes një thirrje telefonike policia ishte njoftuar me rastin e të shtënave me armë zjarri, të raportuara të kenë ndodhur gjatë një ahengu familjar në fshatin Broboniq. Njësitë e para të policisë të cilat kanë reaguar në vend të ngjarjes, kanë kuptuar se nga të shtënat që kishin ardhur nga oborri i një shtëpie private, ku po mbahej një aheng familjar, ka mbetur i plagosur një person. Si pjesë e procedurave të ligjshme policia është dashur që të bëj kontrollin e vendit ku mbahej ahengu me qëllim të shikimit të vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave materiale. Gjatë zbatimit të kontrollit, policia ka identifikuar dhe sekuestruar si pjesë të provave materiale; një armë, tytë shkurtër, tip “TT” që besohet të kenë qenë e përdorur në rastin e raportuar. Personi i plagosur, një 33 vjeçar, është dërguar në QKUK Prishtinë, për trajtim mjekësor dhe sipas raporteve mjekësore mësohet se lëndimet janë të jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, në Mitrovicë, një person në cilësi të dyshuarit, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është caktuar ndalimi policor për rastin e kualifikuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi-kontroll, dhe shfrytëzim të paautorizuar të armës”. “Policia e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, bën apel tek qytetarët që të tregojnë një maturi dhe edukatë qytetare e para-se-gjithash një edukatë familjare në organizimin e ahengjeve familjare, duke vënë në prioritet sigurinë e të tjerëve. Ahengjet familjare duhet të reflektojnë mirëkuptim, gëzim dhe dëfrim e jo të shndërrohen në një tragjedi që për pasojë do të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm. Policia është e detyruar dhe me ligj e obliguar që të reagojë në raste të tilla dhe të bëjë kontrollimin e shtëpive dhe personave të cilët besohet se kanë shtënë me armë. Një situatë e tillë, ku policia obligohet të kryej një bastisje ose arrestim, sigurisht se do të ndikonte në imazhin e ahengut familjar”. mitrovicatoppress
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 17:10:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015