Nis sot legjislatura e VIII-të parlamentare Krerët e grupeve: - TopicsExpress



          

Nis sot legjislatura e VIII-të parlamentare Krerët e grupeve: Për Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi ndërsa për Partinë Demokratike, Edi Paloka Tiranë, 9 shtator, “impakt.al” - Kuvendi i ri i Shqipërisë, me 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, do të nisë sot punimet për legjislaturën e VIII-të parlamentare. Teksa dy grupet e tij më të rëndësishme, ai i Partisë Socaliste dhe i Partisë Demokratike, kanë përzgjedhur tashmë edhe dy kryetarët e tyre, përkatësisht deputetët Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka. Sakaq, bëhet me dije se deputeti i cili është përzgjedhur për të hapur punimet e këtij sesoni të ri parlamentar, do të jetë ai socialist, Namik Dokle, i cili ka tashmë 22 vjet jetë në Kuvend. Në fakt, Rregullorja e Parlamentit, përcaktoi kryeministrin Sali Berisha për ta mbajtur një fjalim të tillë, porse ai nuk e pranoi një gjë të tillë. Përmes një postimi të posaçëm dje në faqen e tij personale në Faebook, Berisha mohoi ta mbante fjalimin hapës të legjislaturës së VIII-të parlamentare, duke shtuar se kjo nuk kishte të bënte aspak me faktin se ai dhe forca e tij politike tani gjenden në opozitë. Porse sipas tij, mazhoranca e re, “erdhi në pushtet me mashtrime”. “Kjo mazhorancë nuk qëndron sepse është ngritur mbi mega-mashtrimin, paratë e drogës dhe krimit të organizuar”, mësohet të jetë shprehur konkretisht kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë. Nga ana tjetër, seanca e sotme parlamentare parashikon që të nisë fillimisht me një mbledhje të Komisionit të Verifikimit të Mandateve, i cili do të kryejë edhe procedurën ligjore të verifikimit për të gjithë deputetët dhe pas kësaj, këta të fundit, do të kryejnë edhe betimin e marrjes së detyrës së re në kuvendin e ri të Shqipërisë. Më tej, do të realizohet edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e Byrosë parlamentare. Kujtojmë se legjislatura e re parlamentare përmban këta deputetë: 1. Partia Socialiste - 65 deputetë, 2. Partia Demokratike - 46 deputetë, 3. Lëvizja Socialiste për Integrim - 16 deputetë, 4. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, 5 deputetë, 5. Partia Republikane - 4 deputetë, 6. Partia Demokristiane - 1 deputet. “impakt.al” impakt.al/politika/nis-sot-legjislatura-e-viii-te-parlamentare
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 11:02:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015