Nishani del kundër Bumçit, refuzon kërkesën për shtetësi 31 - TopicsExpress



          

Nishani del kundër Bumçit, refuzon kërkesën për shtetësi 31 Korrik 2013 | : Politikë | Autor: Bledar Hoti Presidenti nuk pranon kërkesën për Ahmet Dursunin, pranon vetëm emrat për futbollistë BLEDAR HOTI Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, refuzon kërkesën për dhënien e shtetësisë për shtetasin Ahmet Dursun, duke i dalë kundër propozimit të bërë, me anë të një shkrese zyrtare, nga ana e ministrit të Kulturës të asaj kohe, Aldo Bumçit. Ahmet Dursun, me baba dhe nënë me origjinë shqiptare, i lindur në Mersin të Turqisë, prej 22 vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. Pas një kontributi me vlera në fusha të ndryshme në vendin tonë, Dursuni ka menduar të përfitojë atë çfarë i përket, shtetësinë shqiptare. Për këtë ai përgatiti shkresat e duhura duke iu drejtuar presidencës me qëllim fitimin e shtetësisë shqiptare. Pas më shumë se tre muajsh presidenca i kthen një përgjigje negative Dursunit. “Të ndiqet procedura normale”, kjo është përgjigjja e presidencës, e cila ka refuzuar kërkesën për nënshtetësi të Dursunit, e mbështetur dhe nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, për dhënien me procedurë të përshpejtuar të nënshtetësisë. Kërkesa e bërë rreth katër muaj më parë, e mbështetur nga ministri Bumçi, lidhet me faktin për kontributin e Dursunit në fushën e letërsisë shqipe, si i vetmi shqiptar që ka lindur jashtë trojeve shqiptare e që ka shkruar një libër në gjuhën e të parëve të tij. “Pena e Gardianëve” të Dursunit u përfshi në konkursin e ndërmarrë nga ana e Ministrisë e Kulturës për çmimin letrar “Petro Marko”. Dursuni ndërkohë ka kontribut dhe në fushat e tjera në Shqipëri, si në fushat e biznesit, shëndetësisë, apo humane. Ky vendim i Presidencës shqiptare e kthen ndërkohë mbrapsht procedurën për dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Në një kohë që përparësia e qeverisë Berisha ka qenë dhënia e nënshtetësisë së shqiptarëve të diasporës, siç duket kjo nuk ka qenë për Presidencën shqiptare. Qeveria Berisha pati nxjerrë një vendim të posaçëm për mënyrën e dhënies së nënshtetësisë së shqiptarëve të diasporës. Dhëniet e tjera të shtetësisë Gjatë këtyre ditëve Presidenti Nishani ka nxjerrë disa dekrete për dhënien e shtetësive për shtetas të ndryshëm. Një pjesë e dhënies së shtetësisë i përkasin futbollistëve me origjinë shqiptare nga Kosova. Për këtë kategori, kreu i shtetit ka ndjekur procedurën e përshpejtuar. Trembëdhjetë sportistë nga Kosova kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga ana e Presidentit Bujar Nishani. Bëhet fjalë për 9 futbollistë, 2 mundës dhe dy atletë, që janë pajisur me pasaportë në periudhën qershor-korrik të këtij viti. Ndër ta janë dy lojtarët e Kukësit, Musolli dhe Hoxha, Leonit Abazi i Skënderbeut dhe Rrahmani i Partizanit. Po ashtu, futbollistët Agon Mehmeti, Erolind Shala, Valentin Gjokaj, Haxhi Neziraj dhe Ardin Dallku. Dy mundësit janë vëllezërit Elvis e Veli Susuri, ndërsa atletët janë Astrit Kryeziu dhe Mehmet Hasanaj
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 08:20:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015