Nisin xhirimet e ‘Transformers 4’ Mark Wahlberg u pa më në - TopicsExpress



          

Nisin xhirimet e ‘Transformers 4’ Mark Wahlberg u pa më në formë se kurrë të mërkurën në sheshxhirimin e filmit ‘Transformers 4’, në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktori 42-vjeçar duket se e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen për rolin e ri në filmin e regjisorit Michael Bay. Për filmin ‘Broken City’ ai ra plot 75 kilogramë, peshë që e rifitoi për filmin ‘Pain & Gain’ duke ngrënë 12 vakte në ditë. “Bëja stërvitje në mëngjes dhe haja gjithë ditën. Gjithashtu duhet të flesh shumë. Përsa i përket stërvitjes, ngrihesha në 04:30 të mëngjesit, haja mirë dhe nisja me peshat e rënda. Për një fizik të fryrë duhet vetëm ngritje peshash”, deklaroi para disa kohësh Wahlberg për revistën ‘Men’s Health’. “Haja pula, biftek, peshk, makarona… Haja me shumicë vakt pas vakti”, shtoi 42-vjeçari.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 18:31:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015