Një grup muzikor amerikan, “Bloodhoud Gang”, u përjashtua nga një festival roku në Rusi, pasi një anëtar i grupit futi flamurin kombëtar rus në mbathje, gjatë një shfaqjeje. Ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky, zgjodhi një gjuhë aspak diplomatike ndërsa cilësoi grupin si “idiotë”, ndërsa urdhëroi largimin e tyre të menjëhershëm. Anëtari i grupit, Jared Hasselhoff, personi që kreu gjestin ofendues, kërkoi falje, por kjo nuk ndikoi në qëndrimin e Moskës. Incidenti ndodhi gjatë një koncerti në 31 korrik, në qytetin e Odesës, në Ukrainë. ”Mos ia thoni këtë Putinit”, ironizoi në atë moment Hasselhoff, ndërsa duartrokitej nga publiku ukrainas.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 06:37:04 +0000
Trending Topics
Recently Viewed Topics
© 2015