Nje reflektim personal! Kur mungon dialogu I brendshem politik - TopicsExpress



          

Nje reflektim personal! Kur mungon dialogu I brendshem politik cdo here pesojne qytetaret dhe te pa fajshmit. Nje I moshuar sot ne rruget e Prishtines pesoi Infarkt ne zemer dhe jo qe ia kishte shkruar Zoti, por ne kohen kur u ndeshen dy presione ne mes vete ai psiqik dhe fizik te rrahurat e zemres veq sa u shpejtuan dhe rezultati I gjithe ati mundi perfundoi ne shtratin e spitalit. Eshte shume e lehte te luash me ndjenjat e te tjereve, eshte shume e lehte te punosh ne kushte komoditeti , I ulur ne nje ulese komode, I mbrojtur nga temparaturat e larta, I rrethuar me pije te freskta dhe I komunikueshem me laptop dhe mjete tjera bashkohore. Eshte shume e veshtire qe te vuash per buke, te ecesh kilometra ne kembe, te zvarritesh e te piqesh per 2 euro ne dite, e ne fund te perfundosh aty ku perfunduan shume qytetare sot. Te nderuar miq, po e beje vetem nje reflektim personal mbi skenat te cilat I pame sot si ne institucionet qe pretendojme se I kemi “demokratike”, ashtu edhe ne rruget ku me shume se as njehere tjeter do duhej te shihej buzeqeshja dhe uniteti yne. Nuk gjej pozicionin tim ne asnjerin krahe, per faktin se nuk e dua nje marreveshje qe imponohet nga te tjeret per ta qetsuar dike qe ka bere zhurme krimi me vite te tera dhe jo vetem mbi vendin tone.Nuk merret e drejta te falen krimet dhe ato qe I kaluam vetem per te vazhduar me tutje.Nuk mund te ngritet ne kembe nje I plagosur pa I pastruar dhe sheruar plagen. Por nuk gjej fjale te them as per faktin se politika dhe ambicia per pushtet aq shume na ka verbuar sa qe ndryshojme qendrime me dhjetra here vetem gjate dites.Nuk mund te kuptoj nga ana tjeter se si kerkohet fjala e lire kur I mbyllim gojen te tjereve, se si mund te thirremi aq shume ne demokraci kur pengojme voten qe e japin ata qe I derguan qytetaret ne institucionin me te larte te shtetit. Sinqerisht marrveshja ishte nje kompromis I hidhur per ne, por edhe skenat e sotme jane aq te hidhura sa qe lutem te mos na kthejne vite pas sepse, edhe ashtu jemi shume te vonshem. Ate qe duhet te zgjidhet duke biseduar ne mes vete, mos e hudhni ne shpinen e qytetareve. Qytetaret me vote ju dhane besimin duke konsideruar se jeni te denje te bashkpunoni kur eshte ne pyetje interesi I Shtetit. Qytetaret ne diten kur ju zgjodhen, nuk menduan se do ti nxirrni ne rruge per qeshtje te cilat nuk arrini koncensusin, por ata menduan se do ti ftoni qe te punesohen dhe te ngrisni mirqenjen e tyre te rende. Por ne fund vota do ti ndeshkoj ata te cilet me se shumti gabuan, e kush jane ata koha do ta deshmoje nje dite. Ne nje tryeze te perbashket diskutoni per te bardhen dhe te zezen, merruni vesh dhe dilni para qytetareve. Eshte koha e fundit ta beni nje gje te tille, sepse armikut po i hapet zemra cdo dite e me shume kur po ju sheh ne kete gjendje.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 14:28:41 +0000

Trending Topics



 "START WITH
This weeks menu is... May 16th& 17th *Dining & B.Y.O.B*
Reduced for a quick sale is this two bedroom /2 bathroom 95sqm top
...is your asthma flaring up?...how about your allergies and sinus

Recently Viewed Topics




© 2015