Njeriu gabon perkundrejt Zotit te tij, dhe Zoti ka premtuar falje - TopicsExpress



          

Njeriu gabon perkundrejt Zotit te tij, dhe Zoti ka premtuar falje dhe meshire perkundrejt falje e pendim-kerkueseve, njeriu gabon perkundrejt njerezve te tjere ne jeten e perditshme disa e falin e disa jo, gabon perkundjet kolegeve dhe shokeve dhe ata disa per servilosje e disa per dyfytyresi e disa te tjere te detyruar e disa se jane te tille falin, njeriu gabon perkundrejt miqeve dhe te afermeve dhe ata disa per hire te miqesise dhe njeriut mik falin, sepse ideali dhe miresia nuk sakrifikohen per shkak te gabimi, sepse falja eshte ajo qe shndrin miresine. Njeriu gabon perkundrejt vellezerve dhe motrave te tij dhe ata jo vetem falin por edhe ja mbulojne gabimet, madje ata te dy, prinderit, ja transofrmojne ne miresi dhe keshille. Njeriu gabon edhe perkundrejt te dashureve te zemres dhe ketu shikohet miresia dhe besimi, sinqeriteti apo dyfytyresia, mbeshtetja apo shkelm-venia, falja apo hakmarrja, dashuria apo interesi, parimi apo rasti. Dhe keshtu njeriu fillon te kuptoje qe te gabosh eshte me te vertet nje pashmangshmeri ne jete, e nese mundohesh te mos gabosh, nese mundohesh te mos flasesh se ke frik se gabon eshte e pamundur, por duhet te mesojme se me e mira qe duhet bere pas gabimit eshte te kuptojme ate, te reflektojme mbi te, dhe te kerkojme falje dhe ta pasojme me nje te mire. Jam njeri e si pasoje kam gabuar, ME FAL! E.D
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 23:30:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015