Njoftime dhe paralajmërime për ditën e enjte Ministri i - TopicsExpress



          

Njoftime dhe paralajmërime për ditën e enjte Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ekspertët e Projektit Euromed Cancer nga Italia, dr. Luigi Bisanti dhe Dr. Lina Jaramilla, mbajnë konferencë për media për mundësitë në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e programeve të skriningut të kancerit në Kosovë. (Ndërtesa e ministrisë, ora 10:00) Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, do të vizitojë fshatin Sinajë, Komuna e Istogut ku do të dorëzojë një traktor familjes së Velimir Zuvicit. (Fshati Sinajë, ora 10:00) Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00) Në Katedralen Nene Tereza ne Prishtine ne ora 11:00, mbahet mesha solemne. (Ora 11.00) Bëhet fillimi i punimeve për ndërtimin e kontejnerëve nëntokësorë. (Rruga Luan Haradinaj, përballë Stacionit nr 1 të Policisë të Kosovës, ora 11.00) Ambasadorja e SHBA-ve, Tracy Ann Jacobson viziton qendrën e Task Forcës së Kërkim –Shpëtimit të FSK-së në Regjimentin e Mbrojtjes Civile – RMC. (Kazerma e FSK-së në Pomozotin të Fushë Kosovës, në Sllatinë në të djathtë të autostradës, ora 11:00) Klubi Basketbollistik Sigal Prishtina nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi me agjensionin e marketingut, Zero Pozitive Publicis. (Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ora 12:00) Bëhet përurimi i libri “Nën kthetrat e Ushtrisë Jugosllave”.( Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12.00) Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, do të marrë pjesë në tryezën “Avancimi i Arsimit dhe Aftësimit Profësional”. (Hotel Emerald, ora 13:00) Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë organizon një aktivitet në të cilën do të prononcohet Shpend Ahmeti, kandidati për Komunën e Prishtinës. (Përballë NEËBORN, ora 13:30) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e shpërndarjes së librave për bibliotekat komunale të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00) Në kuadër të mbështetjes së reformave në sistemin e drejtësisë për të rinjët do të prezantojë një dokumentarin ”Një mundësi tjetër”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 14.00) Prezantimi i përfundimeve të seminarit mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që mund të çoj në terrorizëm. (Hoteli Sirius, ora 15:30) Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, Ambasadori Janez Lenarčič, do të vizitojë vendbanimin Bërnjesh në Graçanicë për t’i takuar përfaqësuesit lokal të komunitetit rom dhe për të diskutuar çështjet si integrimin e romëve dhe qasjen në shërbime. (Bërnjesh, ora 16:00) Ceremonia e varrimit të ushtarit më tr moshuar te UÇK-se Islam Morina. (Varrezat e fshatit Gllarevë të Klinës, ora 16:00) Kinema e hapur Franceze do të shfaqe filmin “Les Demoiselles de Rochefort”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 20:00)
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 05:30:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015