Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës se në - TopicsExpress



          

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës se në periudhë, 15 korrik (e hënë) - 19 korrik (e premte) 2013, në territorin e komunës do të bëhet dezinsektim i mushkonjave. Stërpikja do të kryhet prej orës 05:00 deri në ora 08:00. Me dezinsektim do të përfshihen të gjitha sipërfaqet me kallam të liqenit si dhe sipërfaqja e rrjedhave të lumenjve, këneta dhe sipërfaqet rreth sistemit kanalizues të territorit të komunës, lagjeve urbane dhe fshatrat e mëdha në Komunën e Strugës. Trajtimi do të bëhet me AQUA K-OTHRINE 2EW me substancë aktive DELTAMETHTIN. Komuna e Strugës
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 18:09:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015