Një Artikull për Autizmin i derguar nga Laura Deliu - TopicsExpress



          

Një Artikull për Autizmin i derguar nga Laura Deliu Çrregullimet e Spektrit të Autizmit Sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, 1 në 110 fëmijë kanë çrregullime të spektrit të Autizmit. Gjithashtu, 13% e fëmijve kanë çrregullime të proçeseve konjuktive. Cilat janë mundësite që fëmija juaj të ketë nje çrregullim? Atëherë çfarë duhet te beni? Hapi i pari dhe jetësor i çdo individi që bëhet prinder është të mësoj dhe të edukoj veten për etapat kryesore në zhvillimin e fëmijës që nga dita që lind, veçanërisht në vitet e para të jetës, deri në adoleshencë. Konstatimi i shpejtë i çdo crregullimi, shpejton ndërhyrjen profesionale dhe mundësinë që fëmija juaj të jetojë një jetë mëse normale.Çrregullimet e Spektrit të Autizmit është një grup çrregullimesh në zhvillim që shkakton vështirësi të shumta në proçesin e të folurit, sjelljes dhe atë social. Individët me crregullimet e spektrit të Autizmit përpunojnë informacionin në tru jo në të njëjtën mënyre si individët e tjerë. Individët me çrregullime në spektrin e Autismit kanë elementë të përbashkët, p.sh. nuk komunikojnë, janë “të turpshëm” me fëmijë të tjerë, por çdo individ ka simtoma te ndryshme, mosha kur fillon dhe sa i theksuar është çrregullimi ndryshon në individë te ndryshëm. Autismi është i kurueshëm nëse identifikohet shpejt dhe trajtohet nga ekspertë të fushës duke përdorur metodat e duhura dhe përkatëse. Mendimi që Autismi kalon me kalimin e moshën, është plotësisht i gabuar. Prindërit, mjekët pediatër dhe edukatoret e çerdheve ose kopshteve janë personat më të rëndësishëm ne konstatimin e hershëm të çdo problemi. Simptomat dhe Shenjat e Autizmit Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit, që shfaqet kryesisht gjatë tri viteve të para të jetës dhe ndikon në aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Autizmi përkufizohet nga një set i caktuar sjelljesh dhe është ‘një spektër i gjërë çrregullimesh’ që ndikon tek fëmijët në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Nuk njihet ndonjë shkak i përcaktuar, i vetëm për autizmin, por rritja e përgjegjshmërisë, si edhe sensibilizimi mund t’i ndihmojnë familjet sot. Dallojmë tri lloje çrregullimesh të spektrit të Autizmit. 1. Çrregullime të Autizmit – personat me çrregullime të Autizmit kanë mungesa të mëdha në zhvillimin e gjuhës, sjellje dhe interesa jo normale, vështirësi në marrëdhëniet sociale dhe shumë individë kanë edhe çrregullime të intelektit. 2. Sindroma Asberger – këta individë kanë karakteristika të njëjta me crregullimet e Autizmit por nuk kanë probleme me të folurin dhe intelektin. 3. Çrregullime pervasive të zhvillimit – individë që kanë disa elementë të crregullimeve të Autizmit dhe Asberger, por jo të gjitha karakteristikat. Në këtë grup simptomat janë më shumë në aspektin shoqëror dhe të komunikumit. Shenjat që çdo prindër duhet t’i dijë: - Mungesë ose vonesë të gjuhës së folur - Nuk i përgjigjen emrit deri në moshën 1 vjeç. - Përdorim i përsëritur i gjuhës - Përdorim i përsëritur i veprimeve (përplasje duarsh, rrotullim objektesh, etj.) - Pak ose aspak shikim drejt e në sy - Mungesë interesi për marrdhëniet me bashkëmoshatarët - Nuk di të luaj me lodrat - Mërzitet nga ndryshime të vogla që mund të ndoshin - Reagojnë ndaj zhurmave, erërave, pamjes ose kontaktit me diçka - Fiksim i vazhduar në pjesë të veçanta të objekteve apo sendeve - Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis - Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor nuk tregon me gisht, nuk përshëndet me dorë, - Fëmija rreth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të vetme apo të veçanta - Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë vetë shprehje me dy fjalë - Fëmija fillon të humbasë gjuhën apo edhe aftësitë sociale. Sjelljet karakteristike të çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të jenë të dukshme në foshnjëri (18 – 24 muaj), por ato zakonisht bëhen më të dukshme gjatë moshës 24 muajshe deri në 6 vjeç. Studimet shkencore tregojnë, se, nëse autizmiidentifikohet shumë shpejt dhe individi fillon përnjëherë të përfitojë nga metoda të specializuara kurimi dhe edukimi, jeta e individëve me autizëm ndryshon në mënyrë (aftësitë motorike)drastike për më mire. Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur deri sa të merret një përcaktim përfundimtar e zyrtar i diagnozës. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të gjithë fëmijët të egzaminohen për autizëm nga mjeku pediatër, dy herë deri në moshën 2 vjeç, një herë kur janë 18 muajsh dhe përsëri kur bëhen 24 muajsh. Por, meqënëse simptomat e çrregullimit ndryshojnë shumë, fëmijës që mund të ketësimptoma të tilla apo sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëjnë vlerësime të mëtejshme një ekip ekspertësh. Diagnostikimi i Autizmit Sjelljet karakteristike të spektrit të çrregullimeve të Autizmit mund ose mund të mos jenë të dukshme në moshën 18-24 muajsh, por zakonisht bëhen të dukshme gjatë moshës 2-6 vjeç. Gjatë vizitave tek mjeku pediatër duhet të bëni pyetje specifike për zhvillimin e fëmijës. Pesë shenjat kryesore të të sjellurit që sinjalizojnë që vlerësime dhe testime të mëtejshme në zhvillim janë të nevojshme janë: Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis. Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor gjeste (nuk tregon me gisht, nuk i mban objektet/lodrat në dorë, etj.) Fëmija reth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të veçanta, pa lidhje me njëra tjetrën. Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë shprehje me dy fjalë. Fëmija e çdo moshe ka humbje (rigres) të gjuhës dhe aftësive sociale. Nëse fëmija mund të ketë ndonjë nga këto karakteristika nuk do të thotë se ka Autizëm. Por meqënëse simptomat e çrregullimit të Autizmit dhe të çrregullimeve të tjera janë të shumta dhe ndryshojnë shumë nga një fëmi tek tjetri, fëmija që mund të ketë simptoma apo sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëhen vlerësime të mëtejshme nga një ekip multidisiplinar. Ky ekip mund të përfshijë neurolog, pediatër të zhvillimit, terapistë gjuhe dhe të foluri, fizioterapistë, mësues të edukimit special, sociologë dhe specialistë të tjerë që kanë njohuri për Autizmin. Kur prinderit shqetësohen që fëmija i tyre nuk po ndjek etapat e duhura të zhvillimit normal, atëherë ato duhet ti drejtohen ekspertëve dhe specialistëve duke përfshirë këtu mjek, terapistë dhe mësues të edukimit special për të bërë diagnostikimin e duhur. Në shikimin ose në takimin e pare individët (sidomos fëmijët) me Autizëm mund të duken sikur kane aftësi të kufizuara të inteligjencës, çrregullime të integrimit të shqisave, ose probleme me shikimin dhe dëgjimin. Këto shenja e komplikojnë çështjen më shumë, sepse këto çrregullime mund të ndodhin të izoluara ose në të njëtën kohë me Autizmin. Është shumë i rëndësishëm të dallohet saktësisht Autizmi nga çrregullimet e tjera mbasi një diagnostikim i saktë dhe një identifikim i hershëm krijon bazën kryesore për të ndërtuar një program trajtimi. Gjithashtu ka çrregullime ose sëmundje të tjera që kanë simptoma të njëjta me Autizmin, prandaj fëmija duhet të testohet me një shumëllojshmëri testesh. Vetëm një vëzhgim i shkurtër në një ambjent të veçantë nuk mund të jape një tabllo të plotë të aftësive dhe mënyrës së sjelljeve të një individi. Të dhënat, komentet e prindërve, mësuesve, personat e tjerë që kujdesen për fëmijët si dhe historia e zhvillimit të fëmijës janë komponentët më të rëndësishëm për të bërë nje diagnostikim të saktë. Ka shumë ndryshime e dallime në mes të diagnostikimit mjeksor dhe një përcaktimi edukativ apo vlerësimi shkollor për një paaftësi të caktuar. Dignostikimi mjeksor behet nga një mjek dhe bazohet në vlersimet e simptomave dhe testeve diagnostikuese. P.sh. një diagnostikim mjeksor i Autizmit në Amerikë, zakonisht bëhet nga një mjek psikolog ose mjek pediatër i zhvillimit sipas Manualit Diagnostikues dhe Statistikor. Ky manual udhëzon mjekët për të bërë diagnostikimin e çrregullimeve të Autizmit, Asberger dhe ato të zhvillimit. Ky diagnostikim bëhet sipas një numri të caktuar të simptomave . Një përcaktim edukativ ose arsimor, ndryshe nga diagnostikimin mjeksor, bëhet nga një ekip vlerësimi multidisiplinarë që përbëhet nga profesionistë të ndryshëm të shkollës. Rezultatet e këtij vlerësimi shikohen e shqyrtohen nga një ekip i kualifikuar profesionistësh dhe nga prindërit për të përcaktuar një plan të detajuar eduaktiv. Diagnostikimi Mjeksor Nuk ka teste mjeksore që diagnostikojnë Autizmin. Diagnostikimi i saktë duhet të mbështetet në komunikimin e individit, ndërveprimin social dhe në cilësinë e aktiviteteve dhe interesave të tij. Megjithatë, meqënse shume nga sjelljet e lidhura me Autizmin kanë shumë gjëra të përbashkëta me çrregullime të tjera, disa teste mjeksore mund të bëhen me qëllim që të përjashtojnë diagnozat e tjera, ose të indentifikojnë shkaqet e mundshme të simptomave që shfaqen. Kush mund të diagnostikojë Autizmin? Mjekë specialistë që mund të kenë përvojë me Autizmin dhe çrregullimet neurologjike të zhvillimit. Mjek Pediatër, veçanërisht Pediatër Zhvillimi. Neurolog, veçanërisht Neurolog Fëmijësh. Mjek Psikiatër i fëmijëve dhe adoleshentëve. Jo çdo njëri nga këto profesionistë ose specialistë mund të ketë përvojë me Autizmin, kështu që prindërit duhet të kërkojnë rekomandime nga profesionistë që kanë njohuri në këtë fushë, të cilët mund të jenë organizata të individëve me aftësi të kufizuara, njerëz që kanë fëmijë ose pjestarë të familjes me Autizëm. Sapo fëmija të diagnostikoht nga një profesionistë i aftë mund të filloni vlerësimin edukativ të fëmijës. Sidoqoftë vlerësimi mund të ndryshojë sipas mënyrës së administrimit të vlerësimit nga ana specialistit, në varësi të moshës së personit që vlerësohet, sa të rënda janë simptomat, si dhe trajtimet dhe shkollat e mundshme locale të qytetit. P.sh. nëse një fëmi shumë i vogël (1-3 vjeç) tregon vonesa të dukshme zhvillimi, një mjek i familjes ose mjeku pediatër duhet të rekomandojë familjen tek një mjek psikolog, neurolog, ose pediatër zhvillimi për një vlerësim diagnostikues. (*psikologët dhe mjekët psikologë janë profesione shumë te ndryshëm.) Një vlerësim fillestar mjeksor përfshin kryesisht: Historinë mjeksore të shtatzanisë së nënës Rishikimi i etapave të zhvillimit të fëmijës Zakonet e të ushqyerit dhe të gjumit Koordinimi motorik i pjesëve të trupit (muskujt e mëdhej dhe të vegjël) Funksionimi i stomakut dhe i tretjes Ndjeshmëria e shqisave Alergjitë Sëmundje të ndryshme mjeksore, duke përfshirë këtu infeksione veshi, bajamet, grykët, epilepsy, humbje ndjenjash, infeksione të ndryshme, etj. Histori e familjes që ka të bëjë me çrregullime të zhvillimit Histori në familje që ka të bëjë me trashgiminë, gjenetikën, apo çrregullime metabolike. Ekspozimi i prindërve dhe i fëmijës në mjedise të intoksikuara, të ndotura, ose të helmosura Një ekzaminim fizik i plotë Teste laboratorike rutinë Nuk ka një test të veçantë për komunikimin apo të sjelljes që të zbuloj Autizmin, por ka shumë instrumenta të ndryshëm që përdoren kohët e fundit për të diagnostikuar Autizmin. Individët me Autizëm shpesh kanë simptoma të ndryshme që bashkë-ndodhin fizike, të sjelljes dhe mendore. Instrumentat që mund të përdoren për evaluimin e një personi me Autizëm Kërkimet shkencore tregojn se kur Autizmi indentifikohet shumë shpejt shoqërohet me rezultate positive dramatike tek individët me Autizëm. Sa më shpejt të diagnostikohet fëmija, ai fillon të përfitoj nga shumëllojshmëria e metodave edukative dhe ndërhyrjeve të specializuara. Rëndësia dhe avantazhet e ndërhyrjes të hershme duhen theksuar sa më shumë. Fëmijët që marrin terapinë dhe planet mësimore të duhura intensivisht mund të bëjnë hapa gjigandë në përmirësimin e funksionimit e tyre të përgjithshëm dhe të vazhdojnë të bëjnë një jetë aktive, normale dhe produktive. Studimet mbi shkaqet e Autizmit Ende nuk dihet nëse ka një shkak për Autizmin, por mendohet dhe përgjithësisht është pranuar fakti se Autizmi shkaktohet nga anormalitetet në funksionimin apo strukturën e trurit. Skanimet e trurit tregojnë ndryshime në formën dhe strukturën e trurit tek fëmijët ne Autizëm në krahasim me fëmijët e tjerë. Studiuesit dhe kërkuesit shkencor po investigojnë një numër të madh teorish, duke përfshirë këtu lidhjen në mes trashgiminisë, gjenetikës (geneve) dhe problemeve mjeksore. Në shumë familje duket se ka një lloj Autizmi apo paaftësi të lidhura me trashgimininë që kanë të bëjnë me gene që i mbështesin këto çrregullime. Ndërkohë që ende nuk është gjetur apo nuk identifikohet asnjë gen që mund të ketë shkaktuar Autizmin. Studiuesit dhe kërkuesit shkencor po kërkojnë për segmente jo të rregullt, jo normal të kodit gjenetik që fëmijët me Autizëm mund të kenë trashguar. Gjithashtu janë vërejtur disa raste kur fëmijët lindin me një predispozicion të dukshëm ndaj Autizmit, por studiesit dhe kërkuesit shkencor nuk kanë ende identifikuar një shkak të vetëm që shkakton zhvillimin e Autizmit. Disa studiues po investigojnë mundësinë se kushte të caktuara , një grumbull genesh jo stabël, mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit, dhe kjo gjë mund të rezultojë në Autizëm. Disa studiues të tjerë po investigojnë problemet gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes si dhe faktorë mjedisorë, si p.sh. infeksionet virale, virozat, çekuilibrimet metabolike, dhe ekspozimi ndaj kimikateve në mjedisin që na rrethon. Predispozitat Gjenetike Autizmi ka tendencë të ndodhë më shpesh, më shumë se sa pritet, tek individë që janë në trajtime mjeksore të caktuara, duke përfshirë këtu sindromën X, sklerozën, sindromën e rubeolës që nga lindja por jo e trashëguar dhe infeksionet e patrajtuara. Gjithashtu, disa substanca të marra gjatë shtatzanisë janë shoqëruar me rritjen e rrizikut të Autizmit tek fëmijët. Faktorët e Mjedisit Studimet dhe kërkimet kanë treguar që përveç faktorëve gjenetik ka edhe faktorë të tjerë që kontribojnë dhe ndikojnë ne shfaqjen dhe rritjen e çrregullimeve të spektrit të Autizmit, si p.sh. toksinat e mjedisit (helmet, metalet si mërkuri, zhiva) të cilat janë më shumë të pranishme sot në mjedisin tonë në krahasim me kohët e shkuara. Personat që janë me çrregullime të spektrit të Autizmit ose që janë të predispozinuar preken më shumë mbasi aftësia e tyre të metabolizojnë apo të detoksifikojnë këto elementë mund të jetë e vështirë ose e pamundur. Lexoni më shumë në faqen tonë për çrregullime të tjera që lidhem me Autizmin ose kanë simptoma të njëjta; epilepsia, integrimi i shqisave, Pika, dëmtimi i dëgjimit, etj.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 21:06:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015